Defekte të helikopterëve, apo defekte të qeverisjes?

Opinione

Defekte të helikopterëve, apo defekte të qeverisjes?

Agim Jazaj Nga Agim Jazaj Më 6 gusht 2021 Në ora: 08:34

Nga 6 helikopter, 5 janë me defekt, ndërsa 1 është në punë, për të fikur zjarret?!

Nuk mjaftojnë 10 muaj në vit për të vënë në gatishmëri të plotë 6 mjetet e emergjencës, për të përballuar zjarret dhe zjarrvënësit nga zjarrfikësit?

Stina e zjarreve njihet dhe dihet në gjithë botën, kulmuar me muajt; Korrik-Gusht.

Institucionet, por edhe njerëzit e thjeshtë, marrin masat parandaluese më shpejtë, sikur do të bjerë zjarri në moment, si dhe ato ndaluese, qysh nga veglat e thjeshta; pompa e dorës, kazama, lopata, etj...

Zjarret në këto ditë tepër të zjarrta, kanë përfshirë sidomos Vlorën, që nga: Karaburuni, Pashalimani, Dukati, Llogoraja, Gjormi, Kota, Gumenica...

Një televizion Kombëtar i telefonoi ish kryebashkiakut të njohur Përparim Shametaj për zjarret që kanë rënë edhe në bashkinë e Selenicës.

Zjarret së pari kanë rënë me kohë mbi qeverisjen, që tunden e shkunden si thotë llafi i moçëm me: “Hundën në qiell e b... në diell”! 

Edhe Duro Çarcani, ish shofer i parkut Automobilistik të Vlorës, përmbi 40 vjet punë, brenda e jashtë vendit, nuk bëri asnjë gërvishtje me mjetin e rëndë, me rimorkio, kishte lidhur kokën me shami teksa kishte dëgjuar për 5 helikopterët dhe ishte sosur te kafa e Edit, në “Kali i Trojës”! Kur u thosha edhe disa “rilindëseve” të pa bindur, (myqe) ishin bindur, kur kishin dëgjuar nga media dhe goja e zv/ministres së Mbrojtjes: “Nga 6 Helikopterët që ka vendi për të përballuar zjarret, 5 prej tyre ishin për riparim dhe vetëm 1 ishte në gatishmëri, në stinën e zjarreve, për të fikur zjarret”!

Jo vetëm Duroja, po edhe rilindëset kishin ulur kokën dhe sa t’ia merrni me oi, oi përballë kësaj paaftësie, papërgjegjshmërie, madje dhe ligësie të qeverisjes.

Ky fakt është drithërues, rezulton dështimin total, pa afatësinë dhe ligësinë e qeverisjes! 

Edhe një bujk i thjeshtë do të merrte masat, për gjithçka t’i kishte gati veglat në stinën e punës. Po kjo Qeverisje, me këtë njerëz, që nuk mund të jen, kurrë administrator, drejtues e shtetar të marrë!

“Si nuk kanë turp”- thotë edhe Duroja dhe jo vetëm, u ka plasur cipa, e thonë se nga: 6 helikopter, 5 janë për riparim dhe vetëm 1 në punë!

Tani në kohën e zjarreve e gjetën kohën e riparimit të helikopterëve këta njerëz të pa riparueshëm?!

 Edhe në sistemin socialist, në parkun Automobilistik të Vlorës, mjetet e punës, riparimin që quhej SHT 1 dhe SHT 2, bëhej me planifikim, përgjatë gjithë vitit, të sigurohej gatishmëria, numri i mjeteve në punë të mbetej i plotë, për të përballuar volumin e punëve dhe çdo të pa pritur!

Për riparim nuk duhet të ishin 5 helikopterët, por duhet të ishin me kohë institucionet, 15 drejtues, Qeveria e pa përgjegjshme dhe pa vizion!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat