Të jetosh me shqetësim përgjatë pasigurisë globale

Opinione

Të jetosh me shqetësim përgjatë pasigurisë globale

Nga: Albina Hyseni Më: 8 gusht 2021 Në ora: 10:03
Albina Hyseni

Për momentin bota jonë po ndryshon me shpejtësi. Duke pasur parasysh disa nga zhvillimet që po ndodhin, do të ishte e vështirë të mos shqetësohesh lidhur me atë se çfarë do të thotë krejt ky ndryshim për vetën tënde dhe për ata që doni. Shqetësimi dhe ankthi janë probleme të zakonshme në kohë të mira, dhe kur këto mbizotërojnë mund të bëhet gjithëpërfshirës.

Qeniet njerëzore kanë aftësinë e mahnitshme për të menduar për ngjarjet e ardhshme. 'Të mendosh përpara' do të thotë që ne mund të parashikojmë pengesa ose probleme, dhe kjo na jep mundësinë për të planifikuar zgjidhje.

Si e përjetojmë shqetësimin?

Kur ne shqetësohemi mund të përjetojmë një zinxhir mendimesh dhe imazhesh, të cilat mund të përparojnë në drejtime gjithnjë e më katastrofike dhe të padëshiruara. Disa njerëz e përje- tojnë shqetësimin si të pakontrollueshëm - duket si t’i marrësh jetën vetës. Është e natyrshme që shumë prej nesh kohët e fundit mund ta kenë vërejtur veten duke menduar për skenarë të rasteve më të këqija.

Pra shqetësimi nuk është vetëm në kokën tonë. Kur bëhet e tepërt ne e ndjejmë atë si ankth edhe në trupin tonë. Simptomat fizike të shqetësimit dhe ankthit përfshijnë:

• Tensionin e muskujve ose dhimbje.

• Qetësinë dhe paaftësinë për t'u çlodhur.

• Vështirësi në përqendrim.

• Vështirësi në gjumë.

• Ndjenjën se lehtë lodheni.

Ajo çfarë nxit shqetësimin dhe ankthin poashtu është se çdo gjë mund të jetë një shkas për shqetësimin. Edhe kur gjërat shkojnë siç duhet, ju mund të arrini të mendoni, por çfarë nëse të gjitha prishen?. Ka situata të veçanta kur shqetësimi bëhet edhe më i zakonshëm. Megjithëse shkaktarë të fortë për shqetësim janë situata si:

• Paqartësitë – situata të hapura për interpretime të ndryshme.

• Risitë dhe të rejat – kështu që ne nuk kemi ndonjë përvojë për t'u rikthyer.

• E paparashikueshmja – e paqartë se si do të rezultojnë gjërat.

Shqetësim i tepërt

Ju lë të ndjeheni të demoralizuar, të mërzitur ose të rraskapitur

Ndikon në mënyrën e të jetuarit të jetës që dëshironi të keni

Është e natyrshme që ju të shqetësoheni për momentin, por nëse mendoni se po bëhet e tepërt dhe po e merr përsipër jetën tuaj - për shembull nëse ju po ndiheni në ankth, ose nëse jeni duke mos bërë gjumë - atëherë është e rëndësishme të përpiqeni të gjeni mënyra për ta kufizuar kohën që kaloni duke u shqetësuar, dhe duke ndërmarrë hapa për të menaxhuar mirëqenien tuaj.

Andaj e një ndër të mirat është se praktiko ndërgjegjësimin. Të mësuarit dhe të praktikuarit e ndërgjegjësimit mund të ndihmoj që të lejojmë shqetësimet të largohen dhe të kthejmë vetën në momentin e tanishëm. Për shembull fokusimi në lëvizjen e qetë të frymës tuaj ose në tingujt që dëgjoni për rreth jush, mund të shërbejë si "spirancë" ndihmëse për tu kthyer në momentin e tanishëm dhe për të lënë shqetësimet të largohen.

 Disa nga sugjerime të thjeshta por që kanë vlerën e tyre janë:

• Vendosja e një rutine. Nëse jeni duke shpenzuar më shumë kohë në shtëpi, është e rëndësishme të vazhdoni me rutinë të rregullt. Mbani një kohë të rregullt për tu zgjuar dhe për të shkuar në shtrat, të ushqeheni në kohë të rregullt, dhe të përgatiteni dhe veshni rrobat çdo mëngjes. Mund të përdorni një orar për të strukturuar ditën tuaj.

• Qëndroni aktiv mendërisht dhe fizikisht. Kur ju planifikoni orarin ditor, përfshini aktivitete që mbajnë aktiv mendjen dhe trupin. Për shembull, mund të përpiqeni të mësoni diçka të re me një kurs online, ose të sfidoni vetën të mësoni një gjuhë të re. Gjithashtu është e rëndë- sishme të mbani vetën aktiv fizikisht. Për shembull të kryeni punët përreth shtëpisë me vrull për 30 minuta, apo një ushtrim nga video online me ushtrime fizike.

• Praktikoni mirënjohjen. Në kohë pasigurie, zhvillimi i praktikës së mirënjohjes mund të ju ndihmoi të lidheni me momente gëzimi, gjallërie, dhe kënaqësie. Në fund të çdo dite, ndajë kohë për të reflek- tuar në çka je falenderues për sot. Mundohuni dhe bëhuni specifik dhe vëni re në gjëra të reja çdo ditë, për shembull 'Jam mirënjohës që kishte diell në kohën e drekës kështu që mund të ulesha në kopsht'. Mund të filloni një ditar mirënjohjesh, ose të vendosni shënimet mirënjohëse në një kuti. Inkurajoni njerëzit tjerë në shtëpi që të përfshihen gjithashtu.

• Vëreni dhe kufizoni nxitësit e shqetësimit. Derisa lajmet lidhur me situatën shëndetësore po raportohen, mund të ndihemi sikur kemi nevojë në mënyre konstante të përcjellim lajme apo të kontrollojmë përditësimet në mediat sociale. Megjithatë, mund të vëreni se kjo gjithashtu nxitë shqetësimin dhe ankthin tuaj. Mundohuni të vëreni çfarë nxitë shqetësimin. Për shembull, a është shikimi i lajmeve për më shumë se 30 minuta? Kontrollimi i mediave sociale çdo orë? Mundohuni të kufizoni kohën që ju jeni ekspozuar ndaj nxitësve të shqetësimit çdo ditë. Mund të zgjedhni të dëgjoni lajmet në një kohë të përcaktuar çdo ditë, apo mund të kufizoni shumën e kohës që shpenzoni në media sociale për të kontrolluar lajmet.

• Mbështetuni në burime të respektueshme të lajmeve. Kjo gjithash- tu mund të ndihmoi të jeni të vëmendshëm se nga ku merrni lajmet dhe informacionet. Bëni kujdes në zgjedhjen e burimeve të respektuara.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat