Këngët e Bregoviçit, “breshëri kallashnikovi” mbi shqiptarët

Opinione

Këngët e Bregoviçit, “breshëri kallashnikovi” mbi shqiptarët

Nga: Xhevat Mustafa Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:55
Xhevat Mustafa

Në këto dy muaj me vapë sahariane, mendja pjellore e Edi Ramës për show, farsa, maskarada, me qëllimim e mprapshtë për të fshehur apo harruar, skandalet, dështimet, serialet e reja të korrupsionit, kullëzimit, drogëzimit apo kanabizimit, ndraghetizimit, të vota-blerjes dhe vota-vjedhjes masive më 25 prill; rënditjen nga fundi të Shqipërisë në klasifikimet europiane dhe botërore për treguesit kryesorë të zhvillimit, të nivelit të pagave, pensioneve, mirëqenies e ndër vendet e para vetëm për të këqia, ripolli në një “maternitet” të Shkupit maskaradën e Minishengenit Ballkanik, me atësi të përbashkët me “vëllezërit politikë”, Vuçiç e Zaev. Gati në sinkron me këtë gjasme samit nëpër plazhet zhviptare vërshuan më shumë se vjet turistë serbë dhe u dëgjua me volum të lartë edhe muzikë serbe. Lidhur me këtë Rama hapi një lum apo hendet të gjërë mes shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë me ftesën për këngëtarin boshnjako-serb, Goran Bregovic, me të kaluar të njollosur gjatë luftrave në Boshnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë, më 1992-1999.

Problemi shtrohet në planin tradicional, politik, propagandistik dhe parimor. Përse kjo fushatë apo kryqëzatë me muzikë serbe shpërtheu para, gjatë apo pas gjasme samitit të Shkupit për përrallën e MiniShengenit Ballkanik ose të Open Balkan! Sipas gjykimit tim subjektiv, kjo fushatë serbizimi në plazhet shqiptare, në Korçë..., nuk është e vetvetishme, e natyrshme, por e investuar më qëllime të moçme antishqiptare nga Beogradi e Moska si dhe nga qarqe zyrtare, politike e konspirative në Tiranë, Korçë, Sarandë, Durrës, Shëngjin, Velipojë...! Çështje tjetër a ka reciprocitet edhe në këtë drejtim? Samit do të thotë reciprocitet! A ftohen në Beograd këngëtarë shqiptarë, sidomos nga Kosova dhe a dëgjohet muzikë shqiptare në Serbi, njësoj si këtu në Shqipëri muzikë serbe???

Ftesa ndaj tij mund të zëvendësohej fare mirë e lehtë me një këngëtar tjetër serb ose këngëtare serbe të njohur, që nuk ka antishqiptariznin e Bregoviçit, inkriminimin e tij të fortë me Millosheviçin, Arkanin, Sheshelin, Vuçiçin...!!! Por, edhe që nuk ka moshën e tij, 71 vjeç, në perëndim humbje të ndjeshme të kapacitetit vokal, në perëndim të karrierës artistike...Sipas opinionit tim, Korça është viktimë e Tiranës, Ramës dhe Erion Veliajt. Këta kanë afeksion personal ndaj Goran Bregoviçit, dhe sfiduan apo provokuan shumicën e shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë, duke iu dhuruar nga dora e Edi Ramës më 31 mars apo 1 prill 2006 çelësi i Tiranës, kryeqytetit të shqiptarëve, pikërisht këtij këngëtari me dozë të lartë milosheviçizmi, arkanizmi, antishqiptarizmi...!

Disa adhurues të Goran Bregoviçiçit, mes tyre edhe miqtë e vjetër të Edi Ramës, Fate Velaj, Blendi Gonxhe( ky guxon t’i urojë publikisht edhe mirëseardhjen Bregoviçit) dhe disa enveristë, patranozhistë, edramistë... të vjetër, kapen si të pragmbyturit tek një fije kashte. tek “argumenti”se kundërshtarët e tij nuk kanë paraqitur fakte, që dëshmojnë miqësinë e Bregovicit me Arkanin dhe shfrytëzimin nga ushtria serbe e Miloshevicit të repertorit të tij muzikor, për të “dehur” apo “droguar” edhe me këngët e tij, krahas drograve të vërteta, repartet e tyre ushtarake dhe paramilitare, të humbnin logjikë, arësyes, shpirt, zemër e të kryenin krime monstruoze mbi kosovaro-shqiptarë të të gjitha moshave dhe përdhunime kafshërore ndaj femrave, edhe në sy të burrave, prindërve, fëmijëve...

Askush nuk e mohon se Goran Bregoviç është një këngëtar i njohur boshnjako- serb (lokal e jo botëror)... Me emrin dhe famën që ka, ai mund të ftohet në shumë vende të tjerë në botë, sidomos në ato të Lindjes, me përjashtim të Kroacisë, Kosovës, Shqipërisë, Ukrainës, Polonisë... Por, asnjëri prej këtyre vendeve përtej Ballkanit, nuk është shkelur, djegur, vrarë masivisht, përdhunuar kafshërisht nga ushtria serbe dhe repartet e paramilitarëve të Arkanit, që deheshin dhe marshonin mbi shqiptarët me këngët e Goran Bregoviçit! Nëse në Shqipëri kjo falet për hirë të emrit dhe famës së këtij këngëtari në fikje, kjo nuk shpreh dëshirë për t'u kënaqur me muzikën e tij, por mosrespektim dhe moskeqardhje apo provokim ndaj rreth 12 mijë të vrarëve dhe rreth 2.000-3.000 të përdhunuarave nga ushtria e Milosheviçit, Arkanit, Vuçiçit, Bregoviçit...! Kjo nuk shpreh as patriotizëm e as respekt për rreth 2 milionë vëllezër e motra në Kosovë! Në të kundërtën, përbën një shprehje të re të vëllazërisë së vjetër të Enverit me "vëllezërit e tij jugosllavë", Tito, Rankoviç, Miladin Popoviç, Dushan Mugosha si dhe me pasardhësit e tyre Vuçiç, Brnabiç, Daçiç, Bregoviç...!!!Po kështu, siç më kundërshtoi edhe Armanda Manda, një intelektuale e përkushtuar dhe idealiste ndaj zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërballkanik, nuk mund të mohohet se janë bërë publike dhe mbahen mend se Inva Mula ka interpretuar në Beograd, Ansambli i këngëve e valleve popullore po ashtu,se janë vënë në skenë shfaqje teatrale të përbashkëta, se janë përkthyer në serbo-kroatisht disa autorë shqiptarë, si Çapaliku, Dibra, e tj, që janë prituŕ me nderime e vlerësime nga organizatorët dhe nga artdashësit në Serbi. Po ashtu, në Beograd është dega e Albanologjisë, pranë fakultetit të filologjisë,nga më të vjetrat degë të albanologjisë në botë, ku çdo vit të rinj serbë studiojnë gjuhën shqipe... Por, unë, duke iu përgjigjur Amandës dhe të tjerëve që mendojnë si ajo, këmbëngul që si në çdo fushë, edhe për këtë, të ketë reciprocitet, qoftë edhe jo 50 me 50%! Deri më sot serbët janë me shpirt e vepra antishqiptarë histerikë, edhe në fushat e kulturës, artit, kinematografisë...! Atyre, si popull ardhur nga stepat e Siberisë apo nga Uralet, u mungon "internacionalizmi" dhe "kozmopolitizmi" ynë! Ata që na duan si popull, si fqinj të largët, si kulturë, për plazhet..., janë një pakicë, që po e përmbledh në një shifër të tejrritur, në rreth 10%. Ndërsa, rreth 90% nuk na duan,bile vazhdojnë të na urrejnë si në kohën e Car Dushanit, si më 1978-1881, si të Pjetër Karagjorgjevicit, më 1903-1918, si më 1989-1999...Ndërsa tek ne shqiptarët raporti mes dashamirësisë dhe urrejtjes ndaj serbëve, edhe pa i harruar dhe falur qindra mijëra viktimat dhe varret që na kanë shkaktuar, është krejt ndryshe, shumë më i ngushtë, ndoshta deri tek 50% me 50%...Sepe ne jemi popull shumë më tolerant e njerëzor, shumë më evropiano-perendimor, shumë më dashamirës e mikpritës, shumë më vetësakrifikues apo vetëmohues...

Sipas adhuruesve të Goran Bregoviçit, miqësia e tij me Arkanin, deri me pjesëmarrje si këngëtar në orgji të tij; kënga Kallashnikov dhe shfrytëzimi i saj si drogë nga repartet e Arkanit dhe ciganë në përbërje të ushtrisë së Milosheviçit; plagjiatura me këngën franceze- korsikane, të titulluar Solenzara, të kompozitorit Dominique Marfisi; koncerti në Selanik në fillim prill 1999 kundër NATO- s; koncerti në Krime në favor të Rusisë dhe Putinit; intervistat me doza apo tone urrejtjeje ndaj popujve të tjerë te Ballkanit në Kurir, Danas, B 92..Vecjerni List ...Nova Yugoslavia..., non gratat nga Ukraina dhe Polonia; fotografia miqësore me gruan e Karaxhiçit..., nuk janë FAKTE, por fakteza! Faktet janë deng e plot enveristo- bregovistë apo internacionalisto-kozmpolistë shqiptarë "nuk i shikojnë"!!!???

Të mirëkuptohemi! Bregoviç, me shumë gjasa, nuk ka luftuar dhe vrarë shqiptarë me armë. Kjo nuk kundërshton prerazi se nuk ka vrarë me fjalë, të cilat, pa apo me dëshirë, vrasin jo rrallë herë edhe më shumë se plumbat.Por, për qenien dëshmitar pasiv apo spektator në masakra masive e në orgjira përdhunimesh, edhe për mosdëshmi të tyre në institucionet e drejtësisë, ai ngarkohet me përgjegjësi penale nga ligjet në çdo vend të botës, me përjashtim të Serbisë dhe Shqipërisë, dy vende unikale për pakushtetutshmëri!

Siç shkruan fare shkurt, por me shumë mendim dhe forcë bindëse e nderuara, Anita Hoxhaj

“Goran Bregoviç, ka mbështet dhe i ka kenduar vrasësve.. As Millosheviqi nuk ka tërhjek vetë, me duart e tij, këmbëzën e armëve...”!

Disa adhurues të Goranit,bëhen edhe reklamues të zellshëm dhe “analistë profesionistë” të “kryeveprës së tij”, këngës së titulluar apo të njohur,”Kallashnikov”.Falë mbështetjes politike, ushtarake, qeveritare si dhe mediokritetit e shovinizmit masiv të popullit serb, sidomos atij fshatar, por edhe falë dozës së fortë të romizmit, ciganizmit, sllavizmit, turqizmit, kjo këngë u bë shumë e pëlqyer. Por, nëse analiza thellohet me profesionalizëm dhe skrupulozitet për nga teksti, muzikaliteti, interpretimi..., kuptohet lehtë se nuk ka vend dhe arësye përkaq pëlqyeshmëri dhe popullaritet. Kjo këngë, për nga komponentët e saj, ka një tekst mediokër dhe një muzikalitet, që mund të cilësohet edhe “një turli ballkanase e tallavasë me një tentativë të dështuar modernizmi”.

Nga ana historike, jetësore dhe faktike, dihet se më 1997-1999, kur ushtria e Miloshevicit dhe repartet e paramilitarëve të Arkanit, u sulën mizorisht nëpër Kosovë, atyre iu bashkuan apo vunë pas, edhe qindra “trima ciganë apo romë”, që, në mënyrë figurative, mund të thuhet se flutoronin me presh në bythë...me këngën e Goran Bregoviçit,”Kallashnikov”, që i kushtohet atyre.. Janë të shumtë dëshmitarët e gjallë, që nuk harrojnë dhe mund të dëshmojnë, duke iu dridhur trupat si fije bari dhe lotuar sytë rrëke, se plot nga këta ciganë apo romë, edhe komshinj me ata, ishin treguar jo më pak të pashpirt ndaj shqiptarëve se ushtarët e Miloshevicit dhe paramilitarët e Arkanit e të Goranit..., duke ua harruar nderet dhe mirënjohjen gjatë shumë viteve fqinjësi...Prandaj, nga frika e ndëshkimit nga vetë shqiptarët e rikthyer në trojet e veta etnike apo nga gjykata ndërkombëtare, shumë nga këta ciganë kriminelë, pas lufte ikën si emigrantë në Hungari, Austri, Itali, Gjermani, Zvicër, Holandë, Belgjikë...

Ftesa për Bregoviç mund dhe duhej shmangur, duke u zëvendësuar me një këngëtare apo këngëtar tjetër serb, më i ri, por jo më pak me nivel artistik dhe famë. Nëse do të kishte vullnetdhe dëshirë për një veprimtari të mirëfillta festive mbarë ballkanike, mud të ftoheshin këngëtarë edhe nga Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia...Kjo ftesë, sipas meje, është një akt konkretizimi nga Edi Rama i përrallës së Open Balkan apo të MiniShengenit Ballkanik! Bëhet edhe për show, për të spostuar vëmendjen e opinionit shqiptar nga skandale më të rënda. Ndërsa nga disa qarqe antishqiptare në Beograd, Moskë, Tiranë, nga Sorosët në SHBA...bëhet edhe me qëllimin e lig për të fytur një pykë të re apo për të hapur një hendek të thellë e të gjërë mes Shqipërisë dhe Kosovës...Kështu bëhet më i lehtë dhe më i mundur edhe realizimimi i njerit prej objektivave kryesorë të gjasme Minishengenit ballkanik apo me emrin e ri, si gjethe fiku për të mbuluar karakterin dhe synimin politik dhe ushtarak, “Open Balkan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat