Kundër përgjigje kryeministrit të RMV-së Zoran Zaev

Opinione

Kundër përgjigje kryeministrit të RMV-së Zoran Zaev

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 gusht 2021 Në ora: 14:43
Sulejman Mehazi

Mesazhi i Kryeministrit të R së Verimaqedonisë, Zoran Zaevit, në gazetën "Politika", drejtuar shteteve jashte Ballkanit të Hapur, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi,  e Kosovës, më shumë është për të qeshur sesa për të qarë, ai me rastin e Ballkanit të Hapur ju bën apel jo shteteve të Ballkanit Perëndimor, por kombeve duke thënë se:

"Tre kombe bëjnë më shumë se një komb.
Shikojeni nga kjo perspektivë – së bashku ne mund të bëjmë shumë më tepër, dhe kombet tona e dinë se si dhe duan që ne të bashkohemi për një të sotme më të mirë dhe një të nesërme më të mirë."

Kryeministri i Verimaqedonisë Zaev për Ballkanin e Hapur në vend që të thotë, se tre shtete bëjnë më shumë se një shtet, ai përmend kombet pa llogaritur fare se në shtetin e tij të Verimaqedonisë jetojnë edhe shqiptarë, turqë, serbë, romë, boshnjakë, vllahë, grekë, bullgarë e s'është  shtet nacional.

Më e keqja se vetë kombi i tij maqedonas është kontekstues për fqinjët grekët, bullgarët e serbët.
Fare nuk e mendon i nderuari Zaev se Ballkani i Hapur do jetë shumë më i dëmshëm për kombin e tij maqedonas të cilët do shkrihen brenda Ballkanit të Hapur në serbë, pasi patriotizmi më i theksuar i maqedonasve vjen nga shqiptarët ortodoksë te konvertuar në maqedonas.

Fare nuk e kupton kryeministri Zaev se në thellësi të shpirtit shumica e banorëve të Maqedonisë që e flasin maqedonishten janë serb, të ardhur para Luftës së Dytë Botërore nga Serbia e kralevinës.

Kryeministri Zaev në vend që të thotë se, tre shtete bejnë më shumë se nje shtet, thote te kunderten:  nxitë nacionalizmin kombetar të serbëve e shqiptarëve për t'u shkrirë kombi i tij maqedonas.

Kundërmesazhi ynë ndaj kryeministrit të RMV-së, Zoran Zaevit, është se Ballkani i Hapur është shume më i dëmshem për vetë maqedonasit të kontestuar kombëtarisht sesa për kombet tjera të Ballkanit Perendimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat