Letër e hapur institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës

Opinione

Letër e hapur institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës

Nga: Faik Miftari Më: 12 gusht 2021 Në ora: 12:50
Faik Miftari

Për presidenten: znj. Vjosa Osmani

Për kryeministrin: z. Albin Kurti

Për kryeparlamentarin: z. Glauk Konjufca

Për ministrin e shëndetësisë: z. Arben Vitia

Për ministren e arsimit: znj. Arbërie Nagavci

Qytetarët e Kosovës ditëve të fundit janë të shqetësuar pa masë nga paralajmërimet e institucioneve të caktuara shtetërore për mundësinë e vaksinimit të obligueshëm të kategorive të caktuara qytetarësh në Kosovë, në sektorin e arsimit, shëndetësisë, hotelerisë dhe qytetarëve tjerë të Kosovës. Këto paralajmërime përcillen me kërcënime dhe imponime se në rast se nuk do të përgjigjen ftesës për vaksinim do të ndëshkohen në forma të ndryshme, duke mos lejuar qasjen arsimtarëve që nuk dëshirojnë të vaksinohen në objekte shkollore, personelit shëndetësor në objekte shëndetësore, ndalimin e qytetarëve tjerë që nuk duan të vaksinohen qasjen në qendrat tregtare, ahengje, evenimente të ndryshme sociale, kulturore, sportive, muzikore, etj.

Në Republikën e Kosovës të drejtat dhe liritë e njeriut të janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, konventat ndërkombëtare dhe ligjet e së drejtës pozitive në fuqi në Kosovë. E drejta e çdo individi apo qytetari në Kosovë është të vendos për integritetin e tij fizik e psikik. Këtë të drejtë ia garanton pikësëpari Kushtetuta e Kosovës saktësisht neni 26 i saj: “Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin: (1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj; (2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin; (3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin; (4) të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij”.

Mbrojtja nga çfarëdo lloji i diskriminimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës është rregulluar me Ligjin Nr. 05/L -021 Për mbrojtjen nga diskriminimi në të cilin përveç tjerash , neni 2 thekson:” Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave fizik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo personave fizik dhe juridik, në të gjitha fushat e jetës,…”, ndërsa neni 3 cek: ” Parimi i trajtimit të barabartë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë sipas kuptimit të cilës do nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji”.

Mbrojtja e qytetarëve të Republikës së Kosovës nga diskriminimi në punë është e rregulluar me Ligjin e Punës, Nr. 03/L-212 me të cilin në nenin 5 është ndaluar çfarëdo lloji diskriminimi i punëtorëve në punë:” Diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi”.

Qytetarët e Republikës kanë të drejtë dhe janë të lirë në vullnetin e tyre që të zgjedhin dhe të vendosin vet se a do të vaksinohen apo jo, dhe për këtë arsye në asnjë mënyrë dhe formë vaksinimi nuk mund të jetë i imponuar, dhe se asnjë qytetar i Kosovës i cili vendos që të mos vaksionohet nuk mund të diskriminohet , të njolloset dhe të vihet nën presionin publik, medial, shoqëror,etj.

Këtë të drejtë e ka paraparë edhe Rezoluta e Këshillit të Evropës nr. 2631 të datës 26 janar 2021 e cila përveç tjerash cek :”7.3.1. të sigurojnë qytetarët që t’i informojnë se vaksinimi nuk është i detyrueshëm dhe askush nuk duhet të vihet nën presioni politik, shoqëror apo presion tjetër për t’u vaksinuar, në rast se ata nuk dëshirojnë të vaksinohen;7.3.2. të sigurojnë që askush nuk duhet të diskriminohet sepse nuk është vaksinuar për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore, apo që vet nuk dëshiron të vaksinohet”.

Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të vendosin që në mënyrë të lirë të zgjedhin me pëlqimin e tyre, pa imponim, pa kërcënim, pa presion, pa diskriminim, pa sanksionim, se a do të vaksinohen apo jo, kjo mbetet në vullnetin dhe ndërgjegjen e lirë të vet qytetarëve të Kosovës. Këtë gjë ia garanton edhe Kodi i Nyrnbergut: “Pëlqimi i subjektit njerëzor është absolutisht i nevojshëm. Kjo do të thotë që individi i cili kyçet në eksperiment duhet të ketë zotësinë juridike që të jep pëlqimin, kërkesa duhet të jetë e arsyetuar që individi të mund të shfrytëzojë mundësin e lirë të zgjedhjes së tij, pa intervenim të çfarëdo elementi të forcës, mashtrimit, lajthitjes, imponimit, forcës së tepruar apo formës tjetër të kufizimit apo dhunës, dhe do të do duhet të ketë dije të mjaftueshme dhe mirëkuptim të elementeve të lëndës në fjalë e cila do t'ia mundësonte atij sjelljen e vendimit të qartë dhe të kuptueshëm. Ky element i fundit kërkon që para pranimit dhe marrjes së vendimit pozitiv, subjektit eksperimental duhet t’i komunikohet natyra, afati dhe qëllimi i eksperimentit, metodat dhe pajisjet me të cilin do të kryhen, të gjitha shqetësimet dhe rreziqet të cilët mund të lajmërohen, efektet anësore për shëndetin e tij që mund të paraqiten gjatë eksperimentit”.

Vaksinat kundër COVID-19 janë të natyrës emergjente, nuk janë të lejuara për përdorim të rregullt të tyre , pasi që akoma janë në fazën e tretë klinike të testimit gjer në vitin 2023, që është afati trevjeçar për testim, para se të vihen në përdorim të rregulltë të tyre:” Vaksinat, nuk janë të lejuara nga agjencitë për lejimin e përdorimit të ilaqeve(sikurse që është FDA-ja amerikane apo EMA e Bashkësisë Evropiane), porse kanë leje për përdorim urgjent gjersa “zgjat gjendja e jashtë zakonshme-emergency use”, që do të thotë se nuk janë kryer akoma studimet e nevojshme, e as që kanë marr leje për shpërndarje dhe shitje normale, porse janë në fazën eksperimentale të implementimit mbi njerëzit”.

Jo vetëm prodhuesit e vaksinave, por edhe qeveritë e shteteve që i porosisin vaksina për qytetarët e tyre, nuk japin kurrfarë garanci se vaksina është e sigurtë. Efektet e shumta anësore gjer te përfundimi i rasteve me vdekshmëri, tani janë të njohura edhe në raportet zyrtare të publikuara nga shtete të ndryshme. Në këtë aspekt edhe qeveria e Republikës së Kosovës nuk është përjashtuese, pasi që edhe kjo nuk merr përgjegjësi për efektet anësore që paraqiten nga vaksinimi kundër COVID-19. Vaksinat nuk kanë kaluar tërë procedurën e cila do të duhej kaluar në praktikën mjekësore. Këtë gjë e vërtetojnë edhe dokumente zyrtare të vaksinave.

Në dokumentacionin e vaksinës Pfizer-BioNTech ceket:” Jam i njoftuar se vaksina akoma nuk është regjistruar, dhe se ka marr vetëm autorizim urgjent për përdorim, pasi që është në fazën e tretë të hulumtimit klinik dhe se efikasiteti dhe siguria e vaksinës tek do të vërtetohet. Kuptoj që pjesëmarrja në programin kombëtar të vaksinimit kundër COVID-19, nuk do të më mbrojë nga virusi COVID-19”.

Në kontratën e lidhur në mes Agjensisë Evropiane të Ilaçeve(EMA) të Bashkimit Evropian dhe kompanisë farmaceutike Astra Zeneca për furnizim të Bashkimit Evropian me vaksina të llojit Astra Zeneca shkruan:” Kompania farmaceutike Astra Zeneca është e liruar nga çfarëdo përgjegjësie financiare, juridike dhe morale për këto efektet anësore nga vaksina e saj: për vdekjen, për të gjitha lëndimet fizike, psikike, emocionale, sëmundjet tjera të mundshme, mbetjen invalid si pasojë e vaksinës, si dhe të gjitha humbjet e paluajtshmërisë, punës, biznesit të individëve dhe të personave tjerë të lidhur me të dëmtuarin nga efektet anësore të vaksinimit. Çdo shtet anëtar i Bashkimit Evropian paraprakisht heq dorë nga çdo pretendim ose akuzë kundër kompanisë farmaceutike Asta Zeneca lidhur me mundësin e josigurisë dhe joefikasitet të vaksinës së tyre”.

Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të mbesin të lirë në zgjedhjen e tyre, kush dëshiron të vaksinohet le të vaksinohet, e kush dëshiron të mos vaksinohet assesi të mos imponohet me vaksinim. Këtë nuk mund të imponojë as presidentja, as kryeministri, as kryeparlamentari, as ministri i shëndetësisë, as ministrja e arsimit, dhe askush tjetër në Republikën e Kosovës.

Çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të mendojë, të logjikojë, të vendos dhe të veproj sipas ndërgjegjes së lirë të tij, që ia ka falë Zoti fuqiplotë, askush nuk guxon të detyrojë dikë që të veprojë kundër ndërgjegjes së tij të lirë.

Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut i përket domenit individual , e jo domenit kolektiv, dhe si e tillë kjo e drejtë nuk mund të shfuqizohet, të ndalohet, të shkilet apo të kufizohet nga çfarëdo ligji të votuar nga shumica parlamentare e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, e as me ndonjë referendum eventual në të cilin qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të vendosnin për një gjë të tillë.

Këtë letër të hapur drejtuar institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës do ta përmbyllim me porosinë se të drejtat tona elementare kushtetuese dhe ligjore që i kemi në dispozicion, në rast rrezikimi nga çfarëdo formë e mundshme e vaksinimit të imponuar, do t’i mbrojmë fuqishëm me të gjitha mjetet demokratike sipas drejtës pozitive aktuale në fuqi në Republikën e Kosovës.

INICIATIVA QYTETARE E KOSOVËS

“JO VAKSINIM ME IMPONIM”

Av. Faik MIFTARI, avokat, Prizren

Prof. dr. Afrim Koliqi, ligjërues, Mitrovicë

Mr. Ph. Abdelnaser N. Çuni, farmacist, Mitrovicë

Ma. Bedri Bala, profesor, Mitrovicë

Dr. Driton Sahiti, menaxher, Prishtinë

Phd.cand. Jahja Hondozi, profesor, Prishtinë

Visar Zeka, mësimdhënës, Prishtinë

Edita Hondozi, amvise, Prishtinë

Daut Ibrahimi, përkthyes, Prishtinë

Nazane M. Kaçamaku, arsimtare, Prizren

Zekirja Abdullahu, editor, Gjilan

Agron Muçaku, ekonomist, Gjakovë

Memli Krypa, orientalist, Prishtinë

Shenaj Dorambari, amvise, Prizren

Salajdin Dorambari, tregtar, Prizren

Arsim Thaqi, profesor, Dardanë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat