Gërnaçat nuk janë fajtorë për ri-përhapjen e virusit

Opinione

Gërnaçat nuk janë fajtorë për ri-përhapjen e virusit

Nga: Dedë Preqi Më: 23 gusht 2021 Në ora: 13:28
Dedë Preqi

Njeriu bëhët i rëndësishëm së pari përballë vetës dhe kthehet në një pikë referimi për vlerat e jetës, duke e marrë formën e përsonalitetit të vet, si formë njerëzore që shpaloset sipas prirjeve dhe nismave të veta, natyrshëm që do ti kontribuojë edhe shoqërisë në përgjithsi.

Kështu duhet ta kuptojmë edhe përballjen me Coronën dhe virusin e tanishëm, në veçanti duhet kuptuar rroline veprimeve tona njerëzore, që në këto rrethana duke iu përmbajtur këshillave mjekësore dhe Institutit të Shëndetësisë, si normadhe obligime kundër kësaj mortajetë rrezikshme.

Tani jemi edhe në sezonën e verës, ku lëvizja e qytetarëve është më e madhe e në veçanti lëvizja e mërgimtarëve, të cilët pushimet e vitit dëshirojnë ti bëjnë në atdheun e tyre, një gjë e tillë vërehet edhe në kufinjtë e Kosovës, nga mërgimtarët që vijnë me automjetet e tyre dhe të tjerët që vijnë nga aeroporti Adem Jashari, ku për një ditë arrijnë me dhjetëra aeroplanë nga gjitha vendet e botës.

Nëse kemi parasysh faktin se e gjithë bota po ballafaqohet me virusin më tipik dhe goditës të njerëzimit Covidin 19-të, dhe mutacionin e tij të ashtuquajtur “delta”, që kohën e fundit e kemi shumë të vrullshme dhe sikur po përhapet me të madhe edhe në vendin tonë, prapë lëvizja e njerëzve sikur nuk mund të kufizohet edhe pse duhet të kontrollohet dhe të respektohen këshillat mjekësore dhe institucionale në çdo mes dhe rreth njerëzor, që t’a kemi këtë armik të përbashkët së paku nën një kontrollë të mundshme.

Megjithatë, një përpjekje dhe kujdes i shtuar ndaj kësaj mortaje të rëndë njerëzore, sidomos duke e marrë në konsiderim marrjen e vaksinës kundër virusit, që është përcaktuar dhe definuar nga Instituti Ndërkombëtar i Shëndetësisë Botërore, me ç’rast janë treguar dhe dëshmuar efektet pozitive të saj në tërë vendet e botës dhe kanë dhënë rrezulltate të konsiderueshme në imunitetin dhe mbrojtjen e një përqindje të madhe të popullsisë, duke i falenderuar zbulimit të vaksinave kundër këtij viruesi, përkundrazi te popullata e jonë në Kosovë, marrrja e kësaj vaksine po hezitohet.

Edhe se disa herë është kritikuar Qeveria e vendit dhe Ministria e Shëndetësisë, për sigurimin e mundshëm dhe të përshpejtuar të vaksinave kundër këtij viruesi, kuptimi i sëcilës nuk mund të shprehet me anë të koncepteve të thjeshta dhe të rrebelimit të brendshëm të disa “piunave politik” të opozitës, sepse nuk bëhët fjalë për një plano-program që varet nga Institucionet e vendit, por gjithçka rrjedh nga jashta dhe mundësitë e ofrimit të shërbimëve ndërkombëtare, të cilat edhe janë realizuar nga disa vende të botës, një numër i konsiderueshëm i vaksinave, që për Kosovën, do të ishin të mjaftueshme, sikur popullata e këtij vendi të mos hezitonte në një mënyrë për marrjen dhe shërbimin e saj.

Nga ky këndvështrim rreziku ndaj këtij virusi bart brenda vetës një tipar të veçantë dhe interesant në grupet e shoqërisë tonë me përdorimin e shantazheve dhe keqinformimëve të opinionit nga individ të caktuar të partive politike që janë në kundërshtim të pozitës dhe qeverisë Kurti, jo vetëm që është i mundur, por ka edhe mjaftë gjasa për të mos thënë se është i pa shmangshëm, për të sabotuar marrjen e vaksinave, kinse ato janë me preardhje kinezeapo ruse dhe me afate të skaduara, që në realitet ato i ka anashkaluar edhe qeveria e vendit si të tilla, por kohën e fundit popullata kosovare ka pasë mundësitë edhe të zgjedhin pothuaj llojet e vaksinave, por prap hezitimi i tyre ka qenë i pranishëm.

Coronën dhe virusin nuk e sjellën “gënaçat” apo sikur po i quajnë mërgimtarët tanë disa “sahanlëpirsa” dhe “fenakë”, por të tillët erdhën në atdheun e tyre për ti bërë pushimet e preferuara si gjithmonë, duke e mos harruar vendin e vet në ditë të mira dhe të vështira, duke ditur se mërgimtarët tanë në sëcilin vend të perëndimit, sëcili prej tyre është i vaksionuar 2 herë me vaksinën kundër Covidit 19-të, dhe do të thëmi se rrallë dhe fare nuk është e mundur që ndonjëri prej tyre ka qenë i pa çertifikuar apo i pa vaksionuar.

Prandaj, nuk duhet të zbrazët mllefi dhe të fajësohen mërgimtarët, gjëja që virusin e sjellën nga mërgimi, porvirusin e gjetën të strukur në mesin e popullatës tonë, e cila po heziton të vaksionohet, me ç’rast pasojat në kohën e fundit janë të dukshme dhe serioze.

Këtu bëhët fjalë edhe për tubimet e shumta dhe të pa kontrolluara, sidomos nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme, ku popullata do të ndjehet e rrezikuar, nëse në një dasëm takohen 2-3 qind dasmor dhe më shumë, të cilët pa maska dhe pa ndonjë masë mbrojtëse kontaktojnë dhe rrinë në frymë të njëri-tjetrit, ku vetëm një njeri i infektuar brenda një kohe të shkurtër do të dyfishohet infektimi dhe masa e këtyre njerëzve.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri z.Kurti, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrin e saj Vitia, kanë dhënë mesazhe të qarta popullatës së vendit,që të VAKSIONOHEN sa më parë që është e mundur, kjo nënkupton se, sa më i madh që të jetë numri i të vaksionuarëve, aq më i vogël do të jetë edhe rreziku ndaj këtij virusi.

Për fat të keq opozita, e cila po pëllatët dhe po bëhët objekt i talljeve dhe arrogancës kundër qeverisë Kurti, jo nga zotërimi i tyre që e kanë dëshmuar dhe ngritë këtë vend ndonjëherë më mirë në kohën e tyre kur e kanë pasë pushtetin në dorë, të cilët e kullotën dhe e zhvatën pa mëshirë djersën e qytetarëve me pushtetin dhe qeverisjen e tyre, dhe tani nga urrejtja dhe xhelozia, që i ka kapluar, këta nuk janë në gjendje ta kontrollojnë vetëvetën, lëre më të bëjnë diçka të mirë për popullatën e vendit, duke iu gëzuar edhe faktit kur popullata po heziton marrjen e vaksinave, si diçka e pa kapshme në ideologjinë e tyre, kur z.Albin Kurti, kishte premtuar se deri në fund të vitit, do të vaksionohen mbi 60% të popullatës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat