Për vrasjen makabre të 18 vjeçares në Ferizaj

Opinione

Për vrasjen makabre të 18 vjeçares në Ferizaj

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:52
Adem Bytyçi

Deri kur të ekzekutohen në mënyrë monstruoze femrat shqipëtare nga mëshkujt, qofshin ata bashkëshortë apo edhe dashnor ?

Deri kur të tolerohet dhuna në familje dhe masat ligjore ndaj dhunuesve dhe vrasjeve mizor të fëmrave shqipëtare në Kosovë të jenë jo adekuate për të ndaluar këtë tmerr?

Deri kur sistemi i drejtësisë  në Kosovë :  Prokuroria dhe Gjykatët nuk do t'i denojnë me dënime të merituara të larta gjyqësore dhunuesit dhe vrasesësit e fëmrave , në mënyrë  që t'i bëjnë me dije kriminelët të cilët mendojnë t'iau marrën jetën fëmrave në Kosovë , që një krim të tillë mos të guxojnë për ta përseritur në as një mënyrë dhe në as një rrethanë sepse do të ballafaqohen me denim Kapital burgim të përjetshëm .

Si është e mundur të çlirihet nga Burgu një i denuar pa u risocializuar .

Personi i cili vrau 18 vjeqarën në Ferizaj, ishte Person me presedan penal ,recidivist, po të kishte marrë denimin e merituar dhe do të ishte risocializuar ,sot do të ishte gjallë 18 vjeaqaria , të cilës i'a ka marrë jetën ky kriminel në lulën e rinisë.

Dasht zoti ky të jet rasti i fundit i vrasjeve të fëmrave në Kosovë nga burrat, por mos të harrojmë se egersia e burrave kundër fëmrave në Kosovë mund të ndalët vetëm atëherë, kur drejtësia ua shqypton denime Kapitale ata që vrasinë, dhunojnë  dhe torturojnë fëmratë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat