Xhavit Haliti në rolin e Tom Cruise-it te “Mision in Paris”

Opinione

Xhavit Haliti në rolin e Tom Cruise-it te “Mision in Paris”

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 25 gusht 2021 Në ora: 17:05
Xhavit Haliti

Me këqyrë shumë filma fillon edhe iu beson. Letërsia botërore njeh si personazh të tillë Don Kishtonin, të cilin Servantesi e  "vizaton": Me tiparet e tija karikaturistë. Duke qenë se në Kosovë ndodh dhe gjen pothuajse çdo gjë, s`mund të mungonte edhe një si Don Kishotin. Një ngjarje të tillë, kësaj radhe jo me Mullinjtë e erës, por me Kullën Eiffel.

Haliti në një studio televizive tregoi një ngjarje nga skenat e filmave aksion, por kësaj radhe personazh ishte vet ai, bashkë me te edhe Hashimi.

“Unë e Hashimi dojshim me dalë n’qytet… dhe kemi dalë na… kur kemi shku te Kulla Eiffel, ne jemi ndalë në një lokal me pi kafe. Dojshim me shku unë, Billalli e Hashimi me hypë n’kullë”, kështu fillon rrëfimin e filmit për të vazhduar “T’u shku, Bilalli tha: nja dy vetë të dyshimtë po na vijnë mas. Jemi kthy, dhe Hashimi ka konkludu që e kanë me neve dhe jemi kthy n’kerr. Unë në filma kam pa që e kanë ndjekë, por qysh na kanë ndjekë ata neve nuk e di. Nuk kishe shans me u largu prej tyre”, shansë nuk kishte por kur je në film edhe ke shanse, prandaj edhe kanë shpëtuar.

Duke qenë skenarist dhe aktor, Xhaviti tregon se në vazhdim të filmit, “ Të nesërmen është vrarë një serb në Paris. Ai mund të jetë vrarë sepse nuk e ka kryer detyrën”, nacionaliteti serb është përzgjedhur për ta bërë sa më të besuar ngjarjen, aq sa kishte edhe të tillë që filluan të qanin se si heroi i tyre në skenë gati sa nuk u vra. Por, personazhet kryesorë gjithnjë triumfojnë, duke u shpëtuar situatave të vështira e që ndikojnë që nami i personazhit kryesor të rritet edhe më shumë.

Xhaviti bën mirë mos të sheh filma shumë, nuk është larg mendsh që një ditë do të tregojë për ndonjë ngjarje edhe më të frikshme, varësisht çfarë filma sheh këto kohë. Ajo që ishte për mua më e habitshme, ka të bëjë me faktin se Xhaviti kishte filluar ta besonte edhe vet këtë ngjarje, duke u shndërruar në personazh komik nga ai aksion, nga ngjarja e rrëfyer me shumë emocione, njësoj si të ishte e vërtetë. Nuk dyshoj në aftësitë e Xhavitit për aktrim, me aktrim ka arritur të mbetet në pushtet për kaq kohë të gjatë, fasadë e pastër. Xhaviti së bashku me Hashimin, përmes aftësive të tyre në aktrim, kanë arritur majat e pushtetit, të pasurisë dhe atyre për të cilat aktrimi u shndërrua në aty.

Presim filmin e radhës, aksion, të Xhavitit….

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat