Keqpërdorimi i fëmijëve

Opinione

Keqpërdorimi i fëmijëve

Nga: Dibran Demaku Më: 28 gusht 2021 Në ora: 10:18
Dibran Demaku

 

Dikur kishim vetëm një shtëpi botuese që mbante emrin „Rilindja“.Rreth dhe në atë shtëpi botuese ishin pothuajse e gjithë elita intelektuale e kohës.

Kur nga aty botohej dhe dilte në publik një libër i ri ishte si të thuash një ditë e shënuar feste.Themi kështu meqë libri ishte i realizuar edhe artistikisht edhe teknikisht siç ishte më së miri,sepse në atë libër kishin punuar përveq autorit edhe redaktori(i mirëfillt) edhe recenzenti(u mirëfillt) edhe korektori i mirëfillt).

Pas kthesës së madhe që u bë në fillim të viteve të nëntëdhjeta,si në çdo lëmi tjetër të jetës,edhe në botimin e librit filloi ç‘thuarja apo degradimi i gjithçkaje që ishte ngritur më mund dhe dije.

U shkatërrua shtëpia botuese „Rilindja“(me dije apo pa vetëdije),dhe u krijuan si këpurdha pas shiut qindra „shtëpi të ashtuquajtura botuese“ nga matrapazë të ndryshëm që qëllim të vetëm kishin fitimin e lekut për vetëm e tyre.Kriteri i botimit të një libri nuk ishte më vlera artistiek e tij,por cili „autor“ do të paguante më shumë lekë(në fillim marka gjermane ndërsa më tutje euro)?!

Redaktor u bë themeluesi i shtëpisë botuese,recenzent i vëllai apo një i afërm i themeluesit ,edhepse as themeluesi e as „recenzenti“ nuk kishin as shkollimin adekuat e as dijen që kërkohej?!

Dikur të rriturit shkruanin libra për fëmijë,ndërkaq tash shkruajnë libra fëmijët,të cilët i kanë mësuar ende të gjitha shkronjat e alfabetit?!Dhe redaktorët e recenzentët kështu i keqpërdorin fëmijët(i bëjnë poetë e shkrimtarë) fëmijët e prindërve që kanë para?!

Redaktorët dhe recenzentët e „shtëpive botuese“ bëjnë foto me fëmijët(poetë e shkrimtarë) dhe Auto foto i nxjerrin nëpër faqe të ndryshme interneti pa i pyetur fare nëse ata(poetë e shkrimtarë ?!)dëshirojnë që fotozaak e tyre të publikohen apo jo!

Redaktorët dhe recenzentët e „shtëpive botuese“,e bëjnë këtë veprim,që vetë të bëhen të njohur për publikun,dhe si pra publiku të vrapojë drejtë „shtëpive të tyre botuese?!) dhe të botojnë „librat e tyre dhe të fëmijëve të tyre?!

Fenomen edhe më çoroditës është kur sheh se si edhe krijuesë të afirmuar i pëlqejnë matrapazët e „shtëpive botuese“ që pothuajse çdo ditë e nxjerrin në publik nga një libër të ri,thuase libri është trangull apo domate për ushqimin e përditshëm?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat