Loja e diellit për mbrojtjen e qiellit shqiptar

Opinione

Loja e diellit për mbrojtjen e qiellit shqiptar

Nga: Nue Oroshi Më: 28 gusht 2021 Në ora: 22:15
Nue Oroshi

Rrezatimi i diellit shpeshherë përzihet me retë e zeza që shpërndahen në një lartësi të vogël qiellore, për ti ndalur njerëzisë rrezet e diellit. Pa rrezet e diellit njerëzia është e boshatisur dhe e ftohur nga akullnajat e ftohta që për shkak të ndërrimeve klimatike kanë filluar shkrirjen. Sikur në notimin e qiellit që i le në heshtje planetët e tjera kur i lëshon në thellësinë e Tokës, rrezet e diellit.

Njerëzia fillojnë lojën e sirenave pa e parë fare vetdijësimin dhe pa i futur në lëvizje shqisat e dëgjimit dhe të pamjes që janë ndalur për një moment pranë panteonit magjik. Sikur rrezet e diellit të kishin depërtuar më herët në qiellin shqiptar, toka shqiptare do ta kishte shkëlqimin e duhur. Por, këto rreze nëpër periudha të ndryshme historike i penguan pushtuesit e ndryshëm të cilët na sollën prapambeturinë dhe na e lanë pa e rrezatuar shqiptarinë. Në pështjellimin e mbështjellësit magjik të trurit diçka nuk është duke funksionuar gjatë lëvizjeve shqiptare të cilat po e fillojnë me proklamimin e kombëtarizmit e po përfundojnë në prehrin e ish pushtuesve. Pa i ndërruar rolet politikanët shqiptar po lëvizin nëpër ujërat e turbullta thua se karriga e pushtetit po i prishë pushtetarët.

Jo ata nuk i prishë karriga e pushtetit, por lakmia për famë e pasuri. Loja e diellit për mbrojtjen e qiellit i ka pështjelluar lëmshin e trurit thua se e vërteta po ngec dhe nuk po ka fare hapësirë përkundër të pavërtetës. Një dallim i madh ekziston në mes të mitit dhe realitetit.

Një shoqëri që jeton me mite ende nuk e ka zgjidhur çështjen e të qenit komb apo shtet. Kombet dhe shtetet moderne nuk bazohen në mite por në ngjarje reale historike. Historia duhet të shkruhet sikur se ka ndodhur jo sikurse kanë dëshirë politikanët te këtë ndodhur që ende janë në ndikimin e miteve dhe mitologjisë.

E vërteta për të ekzistuar sipas parimit të së vërtetës historike i qon kombet përpara. Edhe ne shqiptarët duhet të mësohemi ta shkruajmë historinë me forcën e argumentit, të lëmë mitet dhe mitologjitë se ato asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e orientimit të shqiptarëve.

Nga pamja apo këndvështrimi i përpjekjeve ne mes të modernes dhe ruajtjes së një realiteti intelektuali duhet ta zgjedh ruajtjen e realitetit për të vendosur bazat e një realiteti modern në shoqëri. Çdo shoqëri e cila nuk e ka një pikësynim se ka duhet të shkon dhe kah e ka të vendosur busullën e orientimit është shoqëri e cila është e humbur në shkretëtirë. Humbja në shkretëtirë pa e gjetur orientimin përmes busullës i ngjanë nxënies së "kalikagjës" kur binin dikur mjegullat e mëdha në trojet shqiptare dhe kur nuk shihej në dy metra. Atëherë nuk kishte as diell dhe nuk shihnim as qiell. Loja e diellit për mbrojtjen e qiellit i jep shkëlqim rrezeve të dritës të cilat janë duke ecur përmes metodës ngre e mos këput. Mësimi për të arritur plleshmërinë në veprime nuk i ngjanë atij modeli për të cilin flasim por i ngjanë punës se çka bëjmë dhe si veprojmë.

Sa herë që në ironinë e fatit lidhen penjtë me një nyje të fortë gjithmonë dalin djem dhe vajza të cilat i zgjidhin nyjën e perit e cila nyje nuk ka te bëj më nyjën e plleshmërisë por ka të bëj më nyjën e dashurisë qiellore toëksore, detare e malore për dheun e mëmëdheut apo atdheut. Këtu mbyllet loja e diellit për mbrojtjen e qiellit shqiptar

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat