Kritikuesit e Albin Kurtit janë armiqtë e Kosovës dhe të kombit shqiptar

Opinione

Kritikuesit e Albin Kurtit janë armiqtë e Kosovës dhe të kombit shqiptar

Rexhep TORTE Nga Rexhep TORTE Më 29 gusht 2021 Në ora: 20:12
Albin Kurti

Duke e kritikuar kryeministrin Albin Kurti, ish udhëheqësit tradhtarë e hajna, po e mashtrojnë veten se mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë për keqqeverisjen dhe Ligjit anti korrupsion që do ta zbatojë Qeveria e Albin Kurtit.

Kosova aktualisht e ka qeverinë më të re reformatore shembullore në Ballkan, e cila disponon dinjitet, energji, guxim, dëshirë, gatishnëri dhe përkushtim, për t’i thënë stop të kaluarës së zymtë të Kosovës në 21 vitet e kaluara, për t’u thënë lamtumirën udhëheqësve të derisotëm që e dëmtuar tejmase Kosovën brenda dhe ndërkombëtarisht.

Udhëheqësit e ndryshimit pozitiv dhe progresiv që ia kthyen shpresën Kosbvës, janë Albin Kurti kryeministër dhe Qeveria e tij, Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, Glauk Konjiufca, kryeparlamentari i Kosovës.

Kjo garniturë e re e udhëheqësisë së Kosovës është e vetmja dhe më e lakmuara në Ballkan dhe te miqtë e Kosovës, e cila çdo ditë po e dëshmon progresin e saj në aspektin buxhetor, në forcimin e drejtësisë dhe në luftën kundër korrupsionit, që drejtpërdrejt ndikojnë në forcimin e shtetit të Kosovës.

Opozita në Kosovë është një opozite të konsumuar dhe e dështuar në 21 vitet e kaluara me qeverisjen e saj të korruptuar në të gjitha nivelet.

Votuesit e Kosovës këtë opozitë të korruptuar e të konsumuar, duhet domosdoshmërisht ta largojnë nga skena politike, për të krijuar shtet funksional, demokratik dhe me integritet, që punon për mirëqenie për të gjithë, ku nuk do të kenë më vend hajnia dhe korrupsioni.

Albin Kurti nuk i vodhi paratë e mërgimtarëve shqiptarë dedikuar UÇK-së, por i vodhën udhhëheqësit e LDK-së dhe krerët e ROGNER-it.

Albin Kurti nuk i kreu vllavrasjet e kundërshtarëve politikë për ta marrë pushtetin, por vllavrasjet i bënë PDK-ja dhe udhëheqësit nga radhët e saj, të cilët ndodhen prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë.

Albin Kurti nuk i lejoi strukturat paralele në Veri të Kosovës, por i lejuan PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja me udhëqeqësit e tyre.

Albin Kurti nuk i instaloi mos pagesën e rrymës elektrike dhe favoret tjera për serbët në Veri të Kosovës, por i lejuan udhëheqësit e PDK, LDK, AAK dhe AKR.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk ishin në pushtet, kur filloi ndërtimi i kolonive serbe në Veri të Kosovës, por ishte Qeveria e PDK, LDK, AAK, AKR.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk ishin në pushtet, kur në Bruksesl u nënshruajt Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, por në pushtet ishin PDK dhe LDK me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk ishin në pushtet, kur Kosova ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë të bjeshkëve të Kosovës në Çakorr, Kullë e Zhleb, por në pushtet ishin PDK dhe AAK, me Hashim Thaçin president dhe me dhe Ramush Haradinajn kyeministër.

Avdullah Hotin dhe Qeverinë e tij, i mashtroi Donad Trump-i, ish pesidenti i SHBA-ve dhe Richard Grenell, emisari i tij në dialogun Kosovë-Serbi, ta nënshkruajnë Marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 në Uashington, marrëveshjen e dëmshme për Kosovën, të cilën me të dyja këmbët e ka shlelur Serbia kriminale.

Albin Kurti dhe Qevria e tij, nuk janë fajtorë për rritjen e rriezikueshmërisë së KOVID 19, kur pëkundër masave dhe sugjerimeve mbrojtëse, qindra mijëra vëllezër nga Kosova ia mësyen bregdetit shqiptar, ndërsa nuk i ndalën as dasmat, ahengjet dhe grupimet, e para, dhe e dyta, rritje të pandemisë ka në tërë rajonin dhe në tërë botën.

Kritikuesit e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij, pasi nuk dëshirojnë t’u sjellin të mira Kosovës dhe mbarë shqiptarëve, atëherë duhet të gjejnë në vetën e tyre qoftë edhe një grimcë karakteri e moral njerëzor, që të përmbahen e mos i pengojnë të punojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, që erdhi me votën plebishitare të popullit, si shpresa e vetme për ndryshim dhe përparim të Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë qeveria më e mirë dhe më e sinqertë që ka patur Kosova në 21 vitet e kaluara në liri dhe pavarësi.

Ju që me pafytyrësinë t’uaj merrni guximin ta kritikoni Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, e dini shumë mirë se Albin Kurti dhe Qeveria e tij është më e pastërta dhe më e sinqerta nga qeveritë e derisotme në Kosovë.

E dini shumë mirë se lirinë dhe pavarësinë e Kosovës pas më shumë se një shekulli e solli Zoti i Madhërishëm nëpërmjet NATO-s, luftëtarëve të ndershëm të UÇK-së dhe popullit të viktimizuar e të shumëvuajtur të Kosovës.

E dini shumë mirë se Albin Kurti dhe Qeveria e tij, nga ju keqqeverisësit skandalozë të derisotëm, trashiguan një Kosovë të katandisur në aspektin e shtetësisë, anarkisë, drejtësisë, sundimit të ligjit, hajnisë, korrupsionit, pasurimit të jashtëligjshëm dhe të tradhtisë kombëtare në dialogun Kosovë-Serbi.

PDK, LDK, AAK dhe AKR dhe udhëheqësit e tyre, pa përjashtim, janë armiqtë dhe dëmtuesit më të mëdhenj të Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Ta udhëheqish Kosovën në lirinë e pavarësinë e saj, pa të penguar askush, dhe ta keqqeverisish Kosovën duke e mashtruar, duke e tradhtuar, duke e vjedhur, duke e korruptuar, duke u bërë milionerë të pasluftës në mënyrë të jashtëligjshme, është tradhti shkuar tradhtie, është mëkat shkuar mëkati, është shpirtligësi shkuar shpirtligësie ndaj populli të shumëvuajtur të Kosovës, por edhe ndaj tërë martirëve të lirisë dhe ndaj tërë viktimave që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ju kritikuesit e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij, pa përjashtim, jeni maskarenjtë dhe armiqtë më të mëdhenj të Kosovës, të popullit të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, mund të kritikohen vetëm pasi të ketë kaluar një periudhë e duhur kohore, sepse vetëm atëherë mund të vlerësohen të arriturat e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, nuk mund të kritikohen për tradhtitë, hajnitë dhe keqqeverisjen e Hashim Thaçit dhe të PDK-së në tërësi, për ta mbuluar tradhtinë, vllavrasjen për pushtet, keqqeverisjen, korrupsionin dhe pasurimin e jashtëligjhsëm.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, nuk mund të kritikohen për tradhtitë, hajnitë dhe keqeverisjen e Isa Mustafës dhe të LDK-së në tërësi, për ta mbuluar tradhtinë, keqqeverisjen, korrupsionin dhe pasurimin e paligjshëm.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, nuk mund të kritikohen për tradhtitë, hajnitë dhe keqeverisjen e Ranush Haradinajt dhe të AAK-së në tërës, për ta mbuluar tradhtinë, hajninë, keqqeverisjen dhe pasurimin e jashtëligjshëm.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, nuk mund të kritikohen për tradhtitë, hajnitë dhe keqqeverisjen e Fatmir Limajt dhe të Nisma në tërësi, për ta mbuluar tradhtinë, hajninë, keqeverisjen dhje pasurimin e jashtëligjshëm.

Albin Kurti dhe qeveria e tij, nuk mund të kritikohen nga AKR-ja e Behgjet Pacolli, që u bë rrotë rezervë e të gjitha partive në pushte në 21 vitet e kaluara, duke mos e ngritur zërin për tradhtitë, hajnitë dhe keqqeverisjen dhe pasurimin e jashtëligjshëm.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, qëndrimin konsekuent, dinjitoz e të palëkundur, e dëshmoi edhe në dialogun Kosovë-Serbi, duke u treguar dhe emaskuar SHBA-ve, BE-së, OKB-së dhe Serbisë kriminale hilet që iu bënë Kosovës në dhjetë vitet e kaluara, kur ky dialog zhvillohej në favor të Serbisë kriminale me dredhitë tinzare pro serbe të Donald Trump-it, të Matthew Palmer-it dhe Richard Grenell-it, dhe të emisarëve të BE-së Josep Borrell, Miroslav Lajçak, si edhe të paraardhësve të tyre Ketrin Eshton, Johanes Han dhe Frederika Mogherini.

Albin Kurti është i vetmi negocues nga Kosova në dialogun Kosovë-Serbi, që u dha fund pazareve të pista pas shpine kundër Kosovës, duke kërkuar që Serbia agresore gjenocidale kriminale, paraprakisht të ballafaqohet me të kaluarën e gjenocideve ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, e më pastaj të bisedohet për njohje të ndërsjellë dhe për çështje tjera si dy shtete të barabarta.

PDK, LDK. AAK, me pafytyrësinë më të madhe ditë më parë e kritikusn Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, me rastin e vurjes së gurthemelit nga Serbia për ndërtimin e Universitetit në Mitrovicën e Veriut.

Shkëlzen Gashi, analist dhe ish këshilltar i Albin Kurtit, më 22 gusht 2021, lidhur me këto kritika pa vend shkruan se, “ Ligji për arsim në komunat e Kosovës është miratuar në Parlamentin e Kosovës më 21 maj 2008 me votat e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Ky Ligj në nenin 14 liston kompetencat e zgjeruara të Komunës së Mitrovicës për arsimin e lartë. Në pikën f. të këtij ligji, thuhet se, “ Komuna e Mitrovicës Veriore do të sigurojë objekte dhe financim adekuat për veprimtarinë e tij edhe nga burimë tjera institucionale ku specifikon fondet nga Republika e Serbisë”, shkruan “Bota Sot” në WEB faqen e saj në rubrikën e lajmeve të datës 22 gusht 2021, ku dëshmohet qartë se PDK, LDK dhe AAK, vetë e kanë votuar ligjin dhe sot e kritikojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij. Turp, turp, turp !!!

Këtë opozitë të korruptuar, të konsumuar, të dështuar dhe mashtruese, votuesit e Kosovës duhet ta ndëshkojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, si edhe në të gjitha zgjedhjet e ardhëshme, duke mos i dhënë asnjë votë, që ta shporrin njëherë e pëgjithmonë këtë ushunjëzë të pangopur, e cila me gënjeshtra përpiqet të rikthehet sërish në pushtet dhe sërish t’ia thithin gjakun Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat