Serbia kriminale dhe shqiptarët e zhdukur

Opinione

Serbia kriminale dhe shqiptarët e zhdukur

Nga: Rexhep Torte Më: 30 gusht 2021 Në ora: 19:34
Rexhep Torte

Kosovën dhe mbarë shqiptarët, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve i gjeti me plagët që tashmë 22 vite lëngojnë dhimbje lot dhe mallëngjim për 1632 më të dashurit e tyre, që Serbia kriminale i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë.

Është e pakuptueshme dhe jashtë çdo logjike të demokracisë dhe të drejtësisë ndërkombëtare, si edhe jashtë ndërgjegjes etike, morale dhe humane njerëzore, që tashmë 22 vite Serbia kriminale përkundër mijëra e mijëra fakteve e dëshmive, të lejohet t’i mashtrojë SHBA-të, OKB-në dhe BE-në se, në Kosovë nuk ka kryer gjenocid, dhe se sot e kësaj dite Serbia kriminale nuk po e zbardhën fatin e 1632 shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive që i grabiti në Kosovë.

Serbia kriminale në vitet 1998/99 kur e kreu agresionin gjënocidal në Kosovë ishte një shtet agresor i konsoliduar, dhe për agresionin gjenocidal në Kosovë i kishte të përgatitura në hollësi të gjitha planet dhe skenarët oguezi, për shfarrosjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, plane dhe skenare që ekzistojnë në arkivat e Serbisë kriminale.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, në takimin me familjatër e personave të zhdukur në Kosovë, më 30 gusht, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, deklaroi se, “ Serbia refuzon të balllafaqohet me të kaluarën , çështja e të zhdukurve është kryefjala e jonë në raport me Serbinë. Në të gjitha tryezat që organizohen në arena ndërkombëtare, pikë së pari nga Serbia të kërkohet hapja e arkivave. Në këtë ditë në të cilën ka më shumë ankth se sa pikëllim, meqenëse 1632 persona nga Kosova vazhdojnë të jenë të pagjetur, vazhdojnë të mos e kemi të zbardhur fatin e tyre. Në raportet tona me Serbinë , çështja e të zhdukurve është kryefjalë, dhe se nuk mund të përfundojmë që kemi as të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurtë nëse nuk i adresojmë çështjet e të kaluarë. Vrasja e shqiptarëve, pstaj varrosja e zhvarrosja e tyre në Kosovë, barttja e tyre nëpër varrezat në Serbi , zhvarrimi prej atje nuk është bërë nga qytetarët e zakonshëm por nga aparati shtetëror. Ne do të jemi pranë familjeve të të zhdukurve dhe këtë çështje do ta kemi prioritet”, deklaroi në fund Albin Kurti.

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, në takimin me familjarët e personave të zhdukur në Kosovë, deklaroi se , “Fati i të zhdukurve bëhet edhe shumë më tragjik kur dihet se janë në duart e shtetit që ka ushtruar gjenocid ndaj popullit të kosovës, i cili fatkeqësisht ende nuk po distancohet nga e kaluara e tmerrshme dhe krimet që i ka kryer ndaj popullit btonë. Të zhdukurit me dhunë janë plaga më e thellë ndër plagët më të madha të Kosovës së pasluftës. Kjo i bën përpjekjet tona shumëfish më të mëdha për të kërkuar përgjgejesi nga Serbia , dhe për t’u siguruar që asnjë çështje nuk është më me prioritre e dialogut me Serbinë , se sa kthimi i mëtë dashuve tanë , asnjë dhimbje s’është më e e madhe , e rrjedhimisht asnjë çështje s’mund të jetë asnjëherë prioritet më i madh”, tha në fund vjosa Osmani.

Albin Kurti, në fjalimin virtual në Forumin Evropian Alpbch 2021 në Austri, tha se, “ Zgjodha ta hap fjalimin tim sot duke e përkujtuar rëndësinë e çështjes së personave të zhdukur , jo vetëm sepse sot është Dira Ndërkombëtare e të Zhdukurve, por edhe sepse nganjëherë ambicja jonë për të lëvizur drejt së ardhmes ngatërrohet me detyrën për t’u marrë me të shkuarën. Dhe sidomos ditë si këto, duhet t’ia kujtojmë vetes dhe aleatëve tanë se vetëm duke u ballafaquar me me të kaluarën , mund të ecim siç duhet drejtë së nesërmes. Nuk ka rrugë tjetër”, tha veç tjerash Albin Kurti.

Qasja e këtillë dinjitoze, e sinqertë dhe këmbëngulëse e kryeministrit Albin Kurti dhe e presidentës Vjosa Osmani, rrit shpresën e familjeve të të pagjeturve nga Kosova për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre, dhe troket fuqishëm në ndërgjeegjen e nderkombëtarëve dhe të miqve tanë, për ta detyruar Serbinë kriminale ta pranojë gjenocidin e kryer në Kosovë dhe t’i hapën akrivat e saj lidhur me këtë gjenocid shfarrosës ndaj shqiptarëve autoktonë e e të pafajshëm në Kosovë.

Qasja e këtillë dinjitoze, e sinqertë dhe këmbëngulëse e kryeministrit Albin Kurti dhe e presidentes Vjosa Osmanit për t’i dalë zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj, tregon se sa të papërgjgjegjshëm dhe tradhtarë kanë qenë udhëheqësit e derisotëm të Kosovës të dalë ng radhët e PDK-së LDK-së, AAK-së, Misma dhe AKR-së, me indiferentizmin dhe qëdrimet e tyre toleruese ndaj Serbisë agresore gjenocidale e kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat