Edi Rama piktori e tradhtari, Albin Kurti atdhetari e vizionari

Opinione

Edi Rama piktori e tradhtari, Albin Kurti atdhetari e vizionari

Nga: Rexhep Torte Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:30
Rexhep Torte

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, këshillat e piktorit Edi Rama, kryeministri të Shqipërisë, dhenë në TV KLAN të Tiranës, mund t’i përdor vetëm si letër toaleti.

O Edi Rama piktori, kryeministër tradhtari i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, a aqë të cekët e ke zgjuarësinë dhe aftësinë, sa që muk je në gjendje ta kuptosh lojën e rrezikshme që ta ka futur në kokë presidenti i Serbisë kriminale, krimineli Aleksadnër Vuçiq, sa që të duket arritje e madhe se ky president kriminel i Serbisë paska rënë dakord të ulet më ty në tavolinë dhe e paska pranuar lëvizjen e lirë të njerëzve, si pjesë e asaj që e quani Ballkani i Hapur.

O Edi Rama piktori, kryeministër tradhtar i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, a ende se ke paske kuptuar thënien filozofike të popullit “Ja afër detit, ja afër mbretit’, që don të thotë se Shqipëria që e ka detin, e ka para tërë botën, se Shqipëria me detin është shumë më e fuqishme dhe me mundësi zhvillimi miliona herë më të mëdha se Serbia që e paske që për zemër.

Aqë je trullosur, sa që të duket punë e madhe që Serbia dhe serbët qenkan ukur në tavolinë më ty.

Aqë je trullosur, sa që nuk e kupton se Serbia të ka mashtruar në palcë, sepse ajo pa detin e Shqipërisë as nuk mund të merr frymë.

Aqë je trullosur sa që nuk po i dëgjon as ekspertët e ekonomisë në Shqipëri, të cilët me fakte tregojnë se nga Ballkani i Hapur fitojnë Vetëm Serbia dhe Maqedonia e Veriut, sepse Serbia eksporton në Shqipëri 5 herë më shumë mallra se sa që Shqipëria eksporton në Serbi.

Se Maqedonia e Veriut eksporton në Shqipërii 3 herë më shumë se sa që Shqipëria eksporton në Maqedoninë e veriut.

Aqë je trullosur, sa nuk po e kupton se pse Albin Kurti, kryeministri i kosovës dhe Kosova, nuk e pranojnë Ballkanin e Hapur, këtë mashtrim tinzar tëndin të Vuçiqit dhe të Zaevit.

Ballkani i Hapur mund të realizohet vetëm atëherë kur Serbia ta njeh Kosovën shtet të pavarur e sovran, atëherë kur Serbia ta pranojë gjenocidin e kryer në Kosovë, atëherë kur Serbia t’i nxjerr para drejtësisë kriminelët e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, atëherë kur Serbia të kërkojë falje publike për krimet e kryera në Kosovë dhe atëherë kur Serbia t’ia paguajë Kosovës reparacionet e agresionit gjenocidal që e kreu në vitët 1998/99.

O Edi Rama piktori, kryeministri i Shqipërisë dhe tradhtar i kombit shqiptar, aqë je trullosur, sa që deklaron se, “Ballkani i Hapur nuk negocohet, nuk diskutohet, kjo do të behet”.

Thënia popullore filozofike thotë, “Kadal Beg, se ka hendek”, që don të thotë se nga e thëna në të bërë, është një det i tërë”.

Kosova ka me u mbetë në fyt, edhe ty, edhe kriminelit Aleksandër Vuçiq.

Ty edhe Vuçiqi paskeni marrë hyrysh t’i dilni para edhe Procesit të Berlinit dhe BE-së, edhe pse e dini shumë mirë se karshi Procesit të Berlinit dhe BE-së, edhe ty edhe Vuçiqi dukeni si dy karkaleca të mpirë.

O Edi Rama piktori, kryeministër tradhtar i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, nuk është aspak i vërtetë deklarimi yt se, gjoja Kosova dëshiron të ndikojë në politikën e jashtme të Shqipërisë.

E vërteta është se ty Edi Rana sëbashku me Baton Haxhiun-Stanishiqin, me vite po i rasni hundët e flliqura, për ta ndotur Kosovën martire, për ta copëtuar Kosovën martire në favor të Serbisë kriminale.

O Edi Rama piktori, kryeministër tradhtar i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, nuk është aspak e vërtetë se Kosova sipas zotrote, paska hyrë në një rrugë të rrezikshme duke e ngatërruar politikën e jashtme me atë të brendshme.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës dhe Qeveria e tij, erdhën pas fitores së pastër plebishitare të zjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Albin Kurti Kryeministëri i Kosovës, është atdhetar i dëshmuar i Kosovës dhe i mbarë shqiptarëve, është i pa kompromituar, udhëheqës i sinqertë, guximtar i pakompromis dhe vizionar që din t’i del zot Kosovës.

Albin Kurti, është shumë më i përgatitur se ty në të gjitha aspektet politike, gjeostrategjike dhe ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës.

Albin Kurti nuk ka aspak nevojë për këshillat e t’ua dashakeqë e djallëzore, Albin Kurti këto këlla të tua mund t’i përdorën vetëm si letër toaleti.

O Edi Rama piktori, kryeministër tradhtar i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, a pas 22 vitesh qenke kujtuar se Serbia kriminale duhet t’i kërkojë falje Kosovës për krimet e kryera në Kosovë, dhe se sipas zotrote kjo duheshka të bëhet përmes politikës dhe jo duke vendosur barikada, dhe se për këtë na duheshka me Serbinë të jeni strategjikë dhe të bëjmë politikë?!

O Edi Rama piktori, kryeministër tradhtar i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, sipas teje, fillimisht Serbisë duhet t’ia falim një pjesë nga Kosova e larë dhe e njomur me gjakun e shqiptarëve, t’ia mundësojmë Serbisë kriminale të del në Detin Adriatik përmes bregdetit shqiptar, ta bëjmë Serbinë Mbretëri të Ballkanit, ta bëjmë kriminelin Aleksanër Vuçiq sulltan të Ballkanit, që më në fund Serbia kriminale dhe Aleksanër Vuçiqi krimineli, të mëshiroheshkan dhe t’i kërkuakan falje Kosovës për krimet e kryera në Kosovë.

Kosova me Albin Kurtin dhe më Qeverinë e tij, do ta ballafaqojë Serbinë kriminale me të kaluarën gjenocidale ndaj shqiptarëve, e para, dhe e dyta do ta padisin Serbinë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë me dëshmi të fuqishme.

O Edi Rama piktori, kryeministër tradhtar e Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, me të vërtetë je fatkeqësia e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar.

Është e habitshme si kanë lejuar tërë ai numër i madh i ntelektualëve shqiptarë në Shqipëri, që për të tretën herë të zgjedhin kryeministër një piktor mjeran siç je zotrote.

Ty si piktor kryeministër tradhtar i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, je mjeshtër ta ngjyrosish suratin tënd, në Serbi me ngjysë serbe, në Greqi me ngjyrë greke dhe në Turqi me ngjyrën turke.

Ty si piktor kryeministër tradhtar i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, asnjëherë nuk e fole asnjë fjalë të vetme për çështjen Çame në Greqi, por ia dhuroi Greqisë 12 milje të detit të Shqipërisë.

Ty si piktor, kryeministër tradhtar i Shqipërisë amë dhe i kombit shqiptar, në vend që të interesohesh me mish e me shpirt për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, sëbashku me kriminelin Aleksandër Vuçiqin dhe tradhtarin Hashim Thaçin, i përgatitët gërshërët për ta copëtuar Kosovën për interesa të Serbisë kriminale.

O Edi Rama piktori, kryeministër tradhtar i Shqipërisë amë dhe i kombit shqiptar, larg duart e t’ua të ndyra nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga kombi shqiptar, se shqiptarët nuk ta kanë vevojën për asgjë tënden, sepse çdo gjë nga ty kundërmon tradhti.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, në TV KLAN, më datë 1 shator 2021, në televizionin e Baton Haxhiut dhe Blendi Fevziut, deklaoi se, “ Kemi një mosdakordim konceptual për sa i përket qasjes së politikës rajonale. Për mua Ballkani i Hapur është interes strategjik i kombit shqiptar. Ballkani i Hapur është zbatim i 4 lirive të BE.

Ajo që është realizuar nga diplomacia jonë me Beogradin , presidenti i Serbi e ka pranuar lëvizjen e lirë të njerëzve si pjesë e asaj që sot e quajmë Ballkan i hapur. Procesi i Berlinit është pikërisht ky, por është shumë më i avashtë dhe që varet nga burokracia evropiane. Në nuk kemi nevojë që të na mbledhin. Ballkani i Hapur është duke u mbështetur shumë shpejt nga të gjithë. Kur ne pamë që Procesi i Berlinit filloi të zvarritët , gjëja që nuk kup[toj është ky.: dikur bëhej luftë për tu ulur në tavolinë . Sot serbët janë në tavolinë dhe ikin kosovarët. Kjo është e paimagjinueshme. Ballkani i Hapur nuk negocohet, nuk diskutohet , kjo do të bëhet.

Kosova është sovrane të jetë kundër Ballkani i Hapur, por nuk duhet të ndikojë në politikën e jashtmë të Shqipërisë. Kosova ka hyrë në një rrugë të rrezikshme duke e ngatërruar politikën e jashtme me atë të brendshme.

Shqipëria është sovrane në politikën e vet të jashtme. Unë mendoj se ne e fitojmë betejën diplomatike me një qasje strategjike si kjo që e ka Shqipëria. Albin Kurti nuk mendon kështu. Atëherë është sovran të vendos për Kosovën, por nuk vendos dot për Shqipërinë. Mendoj se Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm prej disa vitesh duke e bërë politikën e brendshme të jashtme dhe anasjelltas. Dhe a e ka penguar Serbinë që të vazhdojë me zhvillimet e veta., as e çon përpara kauzën e vet duke i bërë gjithmonë më nervozë partnerët ndërkombëtarë. Në Kosovë sot, jo sot, por prej vitesh është bërë politika e jashme e brendshme. Për të marë vota brenda kësaj luftë imagjinare.

Kreu i Serbisë duhet të kërkojë falje për krimet në Kosovë, por kjo duhet bërë përmes politikës dhe jo duke vendosur barikada.

Unë mendoj se Serbia duhet të kërkojë falje dhe mund ta çojmë te kërkimi i faljes, por duhet të jemi strategjikë dhe të bëjmë politikë”, deklaroi Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat