Z. Kurti duhet të kërkoi përgjegjësi penale të shtetit serb!

Opinione

Z. Kurti duhet të kërkoi përgjegjësi penale të shtetit serb!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 6 shtator 2021 Në ora: 14:19
Muhamet Kelmendi

Takimi është i përgatitur nga ana e UE dhe të SHBA-së. Natyrisht se ky takim nuk hynë në takimin e parë që bëhet midis Kosovës dhe shtetit serb. Në takim do të kemi vazhdimësi të dialogut të mbetur më herët. Të dy palët do të shkojnë me tema të ndryshme. Ndërsa, tema kryesore, e filluar dhe e vendosur me marrëveshjet e hershme, është Asociacioni serb në Kosovë. Dhe, mu kjo e obligon z Kurti të dal në temat e esenciale të Kosovës.

Serbët nuk janë duke u zhdukur në Kosovë. Ata i kanë të drejtat plus më të theksuara dhe më të priviligjuara në botë. Këtu kërkohet që të kërkohet Asociacion për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Baze e saj është padrejtësitë që po bëhen mbi shqiptarët në Preshevë, në Bujanovcë dhe në Medvegjën e asimiluar. E tërë kjo temë duhet të shtrohet në bazë të parimit të reciprocitit. Por, këtu në takim nuk duhet lënë pa shkuar nga temat tjera.

Ato janë:

1. Gjetja e të zhdukurve tash e 21 vjet më parë nga Qeveria serbe.

2 . Dëmet materiale dhe morale, përkatësisht reperacionet nga lufta.

3. Përgjegjësinë penale të shtetit serb për gjenocidin e bërë.

4. Rikthimin e mjetëve të vjedhura financiare etj.

Ka shumë tema që duhet të vëhen në tavolinë nga ana e z. Kurti. Bashkimi Evropian i ka temat e përcaktuara më herët. Natyrisht se prin Asociacioni serb, pasataj çështja e marrëveshjëve të përfunduar, gjetja e të zhdukurëve etj.

I theksova dhe Kosova pret nga z.Kurti të merret me temat që e mbulojnë rëndë Kosovën. Vendi i ynë i ka mbi 20 mijë femra të përdhunuara nga kriminelet e kalibrit të Vuçiqit dhe të Daçiqit serbe. Ky është një krim i lartë dhe që tërheqë përgjegjësi të lartë penale.

Janë gjithashtu mbi 1 millionë shqiptarë të dëbuar me dhunë e terror e vitet 1998/99 nga shteti serb etj. Këto janë tema që e mundojnë ashpër Kosovën. Por këto nuk po shtrohen në tavolinë për diskutim. Megjithatë, nuk duhet të ecet në temën e Asociacionit apo me temat tjera jo relevante, pa temat që e shërojnë Kosovën në kuadër të gjenocidin që e ka bërë Serbia. Evropës dhe Kosovës i duhet një përgjegjësi penale nga Serbia. Këtu nuk ka pardon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat