Kisha ortodokse serbe me rolin e saj fetar vetëm për të përçarë

Opinione

Kisha ortodokse serbe me rolin e saj fetar vetëm për të përçarë

Nga: Dedë Preqi Më: 6 shtator 2021 Në ora: 15:11
Dedë Preqi

Një rrezik bëhët kërcënues në çdo mes shoqërorë, siç edhe e vëmë re gjithnjë e më tepër këto ditë Kishën Ortodokse serbe në Mal të Zi, rrolin dhe çëllimin e saj për të grabitur prona dhe pasurinë e të tjerëve, kur në pamje të parë domethënja e fetarisë zhvishet nga dinjiteti dhe përgjegjësia që i takon, zhvishet nga domethënja e besimit dhe origjinaliteti i ekzistencës së saj.

Nga cilido aspekt të shikohet Serbija dhe politika e Kishës Ortodokse serbe e kanë një rrol të përbashkët organik dhe çëllimkeq ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj popujve jo serb, dhe këto dy „simotra“dëshmuan historikisht rrolin e tyre, në veçanti kur Kishat Ordokse serbe, flasin, shkruajnë dhe veprojnë më shumë për djallëzoren se japin mesazhin apo predikojnë fjalët e zotit.

Politika serbe me shekuj bëri politikë djallëzore për përçarjen e shqiptarëve, çfarosjen e tyre apo dëbimin nga trojet e veta, ndërsa Kisha Ortodokse serbe, e karikaturoi imazhin e saj fetar, duke ua dhënë bekimin kriminelëve për të hyrë në luftë dhe për të bërë krime dhe gjenocid ndaj popullit shqiptarë dhe atyre jo serb.

Kisha Ortodokse serbe dhe Serbija, bashkëpunojnë së bashku si gjithëherë, ashtu edhe në Arenën Ndërkombëtare plasuan propaganda të ndryeshme urrejtëse nacionale e ndërfetare, duke i etiketuar gjithëheherë shqiptarët si shkakëtar të këtyre luftërave në mes dy etnitetëve, që në realitet ishte gjithmonë e kundërta gjatë gjithë historisë.

Kjo tezë propaganduese në të shumtën e rastëve gjenë mbështetje te disa shtete aleate që edhe sot e përkrahin Serbinë, sikur është Rusia dhe Kina, por një përkrahje të jashtëzakonshme e gjeti edhe nga Institucionet Ndërkombëtar, që vepronin në Kosovë, sikur që ishte UNMIK-u, dhe pastaj EULEX-i.

Kisha Ortodokse serbe në mbështetjen e UNMIK-ut, dhe marrëveshjeve me Serbinë, vetëm në teritorin e Deqanit, përvetësuan me qindra hektar tokë, duke i bërë pronat e shqiptarëve prona të Kishës Ortodokse serbe.

Serbët dhe kisha serbe, tërë historinë tonë krishtere dhe ortodokse të Kosovës dhe Ballkanit e përvetësuan pa të drejtë, duke u arsytuar se serbët janë popull autokton, që në realitet ishin popuj sllav ardhacakë, që erdhën në fund të shekullit Vll-të, të cilët me mitet e tyre dhe përralla arritën deri këtu, duke depërtuar brenda asaj çka nuk është fare e tyre.

Kishat dhe Manastiret serbe në Kosovë, nuk kanë qenë të gjitha serbe, por ato ishin kisha krishtere shqiptare, që dëshmojnë faktet historike, por sllavët okupator ua ndryshuan formën e tyre, si psh. Kisha e Shën Prenës në Prizeren, Manastiri i Deqanit, Patriarkana e Pejës, Patriarkana e Graçanicës, Kisha e Levishkës, Kisha e Deviqit e tjera, të cilat ishin kisha krishtere katolike të kohës ilire, serbët i përvetësuan dhe sot janë prona dhe kulte fetare të tyre serbe.

Kisha Ortodokse serbe luajti dhe një rrol organizativ në luftat e ndryeshme kundër shqiptarëve, dhe në luftën e fundit të vitit 1999, në Kosovë, në Kishat Ortodokse serbe, përveq organizimeve luftarake në këto Institucione fetare në këto vende kanë gjetë strehim dhe mbrojtëje kriminelët serb që vranë dhe zhduken shqiptarë të pa fajshëm me ç’rast edhe Bashkësija Ndërkombëtare, ka njohuri të mjaftueshme për gjëra të tilla, duke mos reaguar asnjëherë.

Në vitin 1997, përmes një iniciative të Kishës serbe në Serbi, botohet një libër me titull shumë të vrazhdë që thotë, “Vraje të afërmin tënd“, të autorit M. Llapashina, me domethënjën vraje edhe të afërmin tënd nëse të kundërshton, që do të ishte si një antitezë e Krishtit që thotë: “Duaje të afërmin tënd“, një libër që është kundër gjitha besimeve dhe misionarëve të botës dhe gjithë atyre që i besojnë një Zoti.

Kisha Ortodokse serbe, ishte dhe është kundra Pavarësisë së Kosovës, dhe sot policinë e Kosovës nuk e konsideron si forcë mbrojtëse të kishave dhe manastireve serbe, edhe pse në mesin e kësaj policie ka edhe pjesëtar të këtij komuniteti si edhe të tjerë, që i ka organizue Qeverija e Kosovës, pas strukturave të KFOR-it.

Udhëheqja e Kishës Ortodokse serbe, deri sa ishte nën urdhërat patriarkut Irinej, i mallkon të gjithë serbët dhe malazezët, që e pranojnë Pavarësinë e Kosovës, dhe duke deklaruar se Kisha Ortodokse serbe, është mbrojtja shpirtërore dhe njerëzore e popullit serb, që do ti ndihmoj Beogradit dhe Serbisë, që ta mbajnë Kosovën, të nënshtruar.

Shpeshherë gjatë ceremonive fetare si në Gazimestan, në Graçanicë dhe disa vende të tjera prisat fetar të Kishës Ortodokse serbe, poashtu edhe liderët serb që vijnë nga Serbia, nuk përmbahen nga fjalët nacio-raciste, duke thënë se, Kosova është „krahinë jugore e Serbisë“, dhe sipas tyre, populli serb me shekuj është Kosova- Metohija.

Shteti i Kosovës, në bazë të Kushtetutës së saj, siguron barazinë ndaj komuniteteve përveq tjerash dhe shprehjen e bindjes fetare, kështu që shteti i Kosovës, mbronë lirinë e manifestimit të bindjeve të qytetarit të vet, atëhere si Kisha ortodokse serbe hasë në kundërshtim me Pavarësinë e Kosovës, kur këto parime fetare nuk i respekton fare qeverija e Serbisë ndaj pakicave të veta.

Patriarkana serbe e Kosovës, dhe qytetarët serb të shtetit të Kosovës, duhet ta pranojnë realitetin në Kosovë, kur dihet botërisht se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që ka Kushtetutën e vet, e cila në përbërjen e vet ka shtetin demokratik dhe ndër të tjera është shtet laik me një tolerancë të lakmueshme ndërfetare në rajon dhe më gjërë.

Planet famkeqe të Serbisë, të ndihmuara nga Kisha Ortodokse serbe, me çëllime të errëta ndaj shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve, duke planifikuar vetëm ndarjen dhe copëtimin e tyre, ky çëllim është vetëm një opsion i tyre, i cili kurr nuk i përmirëson marrëdhëniet në mes dy etnive, edhe BE-ja, sikur është e pajtuar me opsionet serbe dhe shkëmbimin e teritoreve.

Ky rrezik i Kishës Ortodokse serbe rritet në përpjestim me masën e përkrahjes së saj, jo vetëm nga politika e Serbisë, por edhe nga çarçet tjera të Bashkësisë Ndërkombëtare, sikur në rastin e përkrahjes gjatë shugurimit të metropolitit serb Joanikije.

Politika e Serbisë, po përkrahet edhe nga dy lider kontraversa shqiptar, njëri kryeminister i Shqiprisë, dhe tjetri zavendëskryeminstër i Malit të Zi. Edi Rama, përkrahësi më besnik i Aleksandër Vuçiqit, bashkëpunëtorit më të ngushtë i Millosheviqit, i jep vetës të drejtë pa miratimin e shqiptarëve, duke e lejuar daljen e Serbisë në Adriatik, përmes planit të Minishengenit apo Ballkanit të hapur.

Ndërsa Dritan Abazoviq, zavendëskryeminiser i Malit të Zi, një politikan kontravers dhe përkrahës i politikës serbe në këtë vend, i cili këto ditë bëhët si më i zëshmi në përkrahje dhe mbrojtje të kryefetarëve serb, si edhe një ndër kordinatorët e Njësitit special të policisë malazeze në mbrojtjen e tyre, gjatë ceremonisë në qytetin historik në Cetinje të Malit Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat