Oj Vlora Çitaku, rrena i ka këmbët e shkurtra

Opinione

Oj Vlora Çitaku, rrena i ka këmbët e shkurtra

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 10 shtator 2021 Në ora: 23:59
Vlora Çitaku

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 10 shtator 2021, në Lajme, në rubrikën Politika, patëm rastin të lexojmë tekstin e gazetares Majlinda Haziri me titull, “E quajti “shou” dhurimin e librave nga Albin Kurti për Vuçiqin, analistët reagojnë ashpër ndaj Çitakut, ja çfarë i kujtojnë”.

Në fillim të këtij teksti shkruan se, “Kryeministrin Kurti ende niuk mund ta pranojnë opozita duke e “sulmuar” në vazhdimësi për çdo veprim që ai bën. Ish - ambasadorja e Kosovës bë SHBA, Vlora Çitaku, së fundmi ka deklaruar në lidhje me takimin që kyeministri Albin Kurti pati me presidentin Vuçiq në korrik tëkëtij viti. Ajo shprehet se Kurti i dhuroi Vuçiqit librat për gjenocid në Kosovë vetën për të bërë “shou”, shkruan në fillim të tekstit të saj gazetarja Majlinda Haziri.

Lidhur me këtë deklaratë skandaloze e të turpshme në të njejtin tekst janë edhe reagimet e shkëlqyera dhe argumentuese të analistit politik Gani Qarri dhe të analistit Prof. Sulejman Mehazi.

Unë, nëpërmjet këtij reagimi tim, dua të theksoj se kryeministri Albin Kurti me librat për tre gjenocidet që Serbia i ka kryer ndaj shqiptarëve, që ia ka hudhur para syve Aleksandër Vuçiqit, dhe që ua ka dorëzuar edhe Josep Borrell-it e Miroslav Lajçakut, e ka bërë veprimin më të mirë, të nevojshëm e të domosdoshëm për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku duhet ta dijë se shpërndarja e librave në, OKB dhe BE dhe KE, e demaskon në mënyrë të fuqishme argumentuese Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, e cila nëpërmjet gënjeshtrave po mundohet t’i mbulojë krimet shekullore të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe në tërë trojet shqiptare.

Shpërndarja e këtyr librave në OKB, BE dhe KE, do ta arrinte efektin e duhur në të mirë të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, mijëra herë më shumë se qindra diplomatë nga Kosova ë Shqipëria.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, me deklaratë e saj lidhur me takimin Kurti-Vuçi, dëshiron ta faktorizojë veten, dhe po e ndjek rrugën e bashkëpartiakut të saj Enver Hoxhaj, i cili para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, për ta faktorizuar veten mundohej dhe e provokonte Albin Kurtin të dalin në debat televiziv, gjë që Albin Kurti as që ia vari veshin.

Oj ish-ambasadore Vlora Çitaku, edhe ty edhe PDK-ja duhet ta kuptoni njehërë e mirë se, Kosovës dhe shqiptarëve u nevojiten veprime konkrete siç janë duke vepruar Albin Kurti dhe Qeveria e tij.

Oj ish-ambasadore Vlora Çitaku, duhet ta kesh degjuar dhe kuptuar thënien popullore se “rrena i ka këmbët e shkurtra”.

Oj ish-ambasadore, për ta kuptuar më mirë veten dhe veprimet e t’ua për Kosovën, lexoje këtë letër të hapur që ta kam shkruar dhe që është botuar në “Bota Sot” në rubrikën Opinione, menjeherë pas botimit më 30 maj 2019, të fragmentit nga ditari yt me titull “ Më ra t’fikt” .

Në këtë fragment nga ditari yt, po tregon përshtypjet e t’ua gjer sa ke punuar si përkthyese për të huajt. Dhe e pëshkruan një vizitë që e keni bërë në malet e Kosovës, ku në qiell të hapur kanë qenë fshehur familje të tëra shqiptare për të shpëtuar nga kriminelët e Serbisë. Siç po shkruaje ti në këtë fragment, nga gjendja e vështirë në të cilën i ke parë këto familje shqiptare me gra pleq e fëmië të kas ra t’fikt. Por, edhe në këto kushte të vështira, ta kanë përgatitur xhezven me kafe dhe të kanë ndihmuar të kthjellohesh.

Letër e hapur për Vlora Çitakun, ambasadore e Kosovës në OKB:

Me lidershipet e derisotëm në Kosovë të gjithëve do na bie t’fikt

Nga Rexhep Torte

Në WEB faqen e “Bota Sot”- lajme, të datës 30 qershor 2019, e lexova me vëmendje fragmentin e ditarit Tuaj, me titull “Më ra t’fikt”.

Edhe pse pak sa i vonuar, më pëlqeu si një relikt i i shkruajtur, me emocione, sinqeritet dhe i qëlluar, për të mos u harruar nga kujtesa jonë koha e agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë.

Kjo përbën edhe një dëshmi të trimërisë, vitalitetit, qëndrueshmërisë, bujarisë dhe fisnikërisë shqiptare edhe në ditët më të vështira të jetës.

Punën Tuaj në OKB po e kryeni me zell, përkushtim, devotshmëri dhe efektshmeri të mrekullueshme.

Kërkesa ime e vetme, të cilën si gazetar po e përsëris tashmë 20 vite, është që nga pozita që keni të përpiqeni që të gjitha librat që janë shkruar nga autorët kosovarë me tematikë nga agresioni gjenocidal i Serbisë në vitet 1998/1999 në Kosovë, si edhe librat lidhur me dhunimet e femrave shqiptare nga ushtarët, paramilitarët dhe policët serbë, të përkthehen në gjuhë të huaja dhe t’u shpërndahen ambasadorëve në OKB, BE dhe KE.

Të njejtën gjë duhet ta bëjnë edhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës në të gjitha takimet me të huajt, brenda dhe jashtë shtetit.

Kam bindjen se këtë gjë Ju mund ta organizoni, menaxhoni dhe realizoni edhe nëpërmjet Qenerisë së Kosovës, nëpërmjet njohjeve që keni, shoqeve Tuaja dhe OJQ-ve në Kosovë.

Do të më lumturonte lajmi nëse informohem se do të fillonte realizimi i përkthimit dhe shpërndarjes së këtyre librave.

Kosova është tokë e shenjtë, tokë e larë me shekuj me gjakun e shqiptarëve.

Kush e ndihmon dhe i bën një të mirë Kosovës e ka fituar bekimin e Zotit, dhe kush e dëmton dhe bën mëkat ndaj Kosovës e ka fituar mallkimin e Zotit.

Unë kam patur rastin ta lexoj para shumë vitesh vetëm librin me titulll “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” të autores kosovare Luljeta Selimi, dhe të them të drejtën jam trishtuar nga fakti si është e mundur që këtyre motrave tona tu ndodh një gjë e tillë, e kriminelët serbë të shëtisin lirshëm pa u vënë para drejtësisë.

Mendoj se përkthimi dhe shpërndarja e ëtyre librave nëpër botë do të ishte shërbimi më i mirë dhe dobiprurës për Kosovën e plagosur dhe të përvuuajtur rëndë.

Ky do të ishte edhe një satisfaksion i yni, sepse një gjë të tillë ua kemi borxh njerëzor e kombëtar tërë viktimave shqiptare që pësuan nga agresioni fashisoid i Serbisë në Kosovë.

Kur flasim vetë gojarisht me një përfaqësues të një shteti të huaj dhe ia spjegojmë gjenocidin e Serbisë ndaj Kosovës, efekti që dëshirojmë ta arrijmë është i kufizuar.

Por kur atij pëfaqësuesi të shtetit të huaj pas bisedës së zhvilluar ia japim edhe një libër të këtij zhanri, ky efekt bëhet edhe më i fuqishëm, më kuptimplotë dhe më bindës, sepse duke ia dhënë librin atij pëfaqësuesi të shtetit të huaj, ia japim edhe mundësinë që atë libër ta lexojë sa herë të dojë ai vetë, ia japim mundësinë që ta lexojnë familjarët e tij dhe miqtë e tij, për ti kuptuar më mirë barbarizmat, mizoritë dhe shtazaritë serbe ndaj shqiptarëve.

Kam bindjen se kjo është rruga më e mirë dhe më e efektshme për ta demaskuar dhe për t’ia mbyllur gojën Serbisë agresore gjenocidale në propagandën e saj të fuqishme e gënjeshtare, që është duke e bërë nëpër botë kundër Kosovës viktimë.

Lidhur me këtë kërkesë timen viteve të fundit nepermjet shkrimeve të mia i jam drejtuar edhe z.Hashim Thaçi, ndërsa edhe dy letra të hapura ia kam drejtuar edhe z.Behgjet Papcolli, por për fat të keq as njëri prej tyre nuk kanë reflektuar.

Edhe pse kanë kaluar tashmë 20 vite kjo kërkesa ime besoj se nuk e ka humbur aktualitetin dhe domosdoshëmërinë e realizimit të saj, sa më parë aqë më mirë, sepse siç po shkojnë punët, problemet me Serbinë nuk do të zgjidhen aqë lehtë dhe aqë shpejt.

Jam më se i bindur se përkthimi dhe shpërndarja së këtyre librave nëpër botë me tematikë nga agresioni gjenocidal i Serbisë në Kosovë, do të ishte puna më dobiprirëse për Kosovën dhe popullin shqiptar.

Jam më se i bindur se po të ketë dëshirë dhe vullnet të mirfilltë për realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, paratë mund të sigurohen nga Qeveria dhe biznesmenët e Kosovës, që këto libra suksesivisht të përkthehen në gjuhë të huaja dhe të shpërndahen nëpër botë.

Nëse nuk do të veprojmë kështu nesër të gjithëve, duke i përfshirë lidershipet, biznesmenët dhe milionerët e Kosovës, do të na bie t’fikt, dhe do të jetë shumë vonë të mëkëmbemi.

P.S. Ish-ambasadore Vlora Çtaku, pasi ta lexosh këtë letër të hapur që ta kam shkruar kur ishe ambasadore e Kosovës në OKB, venia gishtin kokës, e pyete ndërgjegjen tënde, sa ke punur dhe si është dashur të punosh dhe veprosh në të mirë tëKosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat