Është koha e të pavërtetave në të cilën gënjeshtra ka veshur rrobat e të vërtetës

Opinione

Është koha e të pavërtetave në të cilën gënjeshtra ka veshur rrobat e të vërtetës

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 shtator 2021 Në ora: 09:15
Adem Bytyçi

Janë kohëra të vështira, jetojmë në epokën e skamjës dhe shpresës, në mesin e dijës dhe injorancës .

Budalla i thotë të mençurit nuk din asgjë, i pasuri jo vetëm që nuk e ndihmon të varfërin ,por edhe e përqesh atë.

Është periudha e dobësive, i padijshmi zënë vendin që nuk e meriton në hireakin e zhvillimit të vendit dhe shoqërisë, çdo proces dhe veprim në politikë duket të jetë konfuz, dhe i pakuptimt.

Gjithsecili me përjashtime shumë të vogëla përpiqet të merr atë që nuk është e tij , atë që nuk e meriton.

Madje, edhe sistemi i drejtësisë nuk është në nivelin në të cilin do duhej të ishte, indivitët për akuza të njëjta marrin ndëshkime të ndryshme, ka edhe të atillë që lirohen tërësisht padrejtësisht.

Është koha në të cilën njerëzitë tanë ballafaqohen me plotë sfida dhe të papritura për të nesermën.

Gjithashtu është koha e gënjeshtrave të politikanëve të cilët u premtojnë qytetarëve udhëtime në qendër të tokës,atje ku dikur imagjinonte Jylverni, dhe nuk ka arritur asnjë popull i botës , as i atyre shtetëve më të zhvilluara të botës , me qëllim që t'i bindin qytetarët për t'ia besur pushtetin.

Është koha në të cilën vuajtja dhe varfëria e varros shpresën , e vetmja mundësi e shumë popujve dhe kombeve të botës i'u mbetët lëshimi i vendëve të tyre për ta gjetur shpëtimin në vendet tjera dhe këtë oligarkitë e këtyre vendëve e quajnë lëvizje e lirë e njerëzve për t'i arsyetuar pabesitë e tyre kundër këtyre popujve.

Se sa do të zgjasë kjo kohë dhe se a do të ndryshojë në të mirën e njerëzimit, këtë nuk e di askush , as vet ata që vendosin për të ardhmen e njerëzimit dhe eliminimin e sfidave me të cilat njerëzimi ballafaqohet në mënyrë konstante...

Pra , është koha e idiotizmave , hipokritëve , hajnave , gënjeshtarëve dhe sundimtarëve plangëprishës në politikën globale...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat