Planet serbe për ‘Serbi të Madhe’ nuk do të realizohen

Opinione

Planet serbe për ‘Serbi të Madhe’ nuk do të realizohen

Nga: Skënder Mulliqi Më: 21 shtator 2021 Në ora: 20:27
Skënder Mulliqi

Ideja serbomadhe “Të gjithë serbët në një shtet”, me Millosheviqin në krye të Serbisë, ka sjellë tragjedi njerëzore dhe materiale në ish-Jugosllavi. Një ide e tillë shoviniste për Serbi të madhe që ka dështuar, po sillet edhe në kokën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ky despot serb nuk po i ndalon kërcënimet më luftë ndaj Kosovës. Po e imiton Millosheviqin, i cili humbi luftën në Kosovë .

Me decenie Serbia po i përsërit leksionet e demoduara historike antishqiptare. Në katastrofat historike serbe po futet edhe Aleksandër Vuçiq? Serbia sigurisht se po hidhërohet që nuk po e realizon planin hegjemonist për Serbi të madhe. Ajo, Serbia po bëhet qesharake më kërcënimet e fundit ndaj Kosovës, me vendosjen e masës të reciprocitetit nga Kosova. Shqiptarët e kanë fituar luftën në kushte shumë më të vështira, e tash kur jemi shtet sovran dhe i pavarur çdo tentim për luftë, Serbia jam i bindur se do të ndahet humbëse e madhe.

Ne po mbrojmë vetëm atë që na takon as më shumë dhe as më pak. Serbia po ngjan në një oborr të ndytë, në një oborrë të dhier më një thark derrash. Historia e Serbisë është një deponi bërllogu. As bota demokratike dhe as shqiptarët nuk do të lejojnë serbët që të na vizatojnë harta gjeografike sikur na kanë vizatuar dikur. Koha është që shqiptarët ti bashkojnë trojet etnike të ndara padrejtësisht nga trungu i lashtë ilirik.

Në Jarinje djelmoshat tanë me uniforma po e mbrojnë tërësinë territoriale të Kosovës. Po mbrohet e drejta jonë historike. Me reciprocitet për targa po mbrohet shtetësia e Kosovës, e fituar me shumë gjak në luftën e fundit çlirimtare. Vuçiqi botën serbe mund të imagjinon në kokën e vet. Shqiptarët kurrë më nuk do të falin territore. Minoriteti serb në Kosovë duhet të integrohet në shtetin e ri të Kosovës. Serbinë e madhe le ta mban serbi Vuçiq bashkë më Akademinë dhe Kishën Ortodokse Serbe në letër, askush nuk iu ndalon.

Serbia dhe Vuçiqi janë duke u kopercatur për të krijuar dalje në tre detëra, duke provokuar Malin e Zi, me popa në Cetinje, duke i fshehur apetitet edhe ndaj Shqipërisë më iden “Open Ballkan”, dhe së fundi më vuarjen e masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës, Vuçiq po synon që përmes “Zajednicës”, të krijon një Republika Serpska tjetër, por tash në Kosovë. Leksionet e mbrapshta të politikës serbe për gllaberime të sërishme të territoreve shqiptare, me pushtetin e ri nuk do të realizohen….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat