Kush i jep votë opozitës, e godet Kosovën me tehun e thikës

Opinione

Kush i jep votë opozitës, e godet Kosovën me tehun e thikës

Nga: Rexhep Torte Më: 30 shtator 2021 Në ora: 23:45
Rexhep Torte

Opozita në Kosovë nuk e meriton asnjë votë, sepse në 21 vitet e kaluara ishte vllavrasëse për pushtet, hajdute, hileqare dhe katile.

Të gjitha mangësitë eventuale që mund të kenë marrëveshjet që do t’i arrijë Qeveria e Albin Kurtit ne dialogun Kosovë-Serbi, janë pasojë direkte e keqdialogimit të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Edita Tahirit, Avdullah Hotit dhe Skender Hysenit, të cilet gjatë 10 viteve të kaluara në dialogimin me Serbinë kriminale u treguan të paaftë, të papërgjegjshëm dhe të papërgatitur.

Opozita në Kosovë nuk ka të drejtë kombëtare, morale e njerëzore t’ua kërkojë votën votuesve në Kosovë, edhe për shkak të indiferentizmit që e manifestoi me rastin e vendsosjes nga Qeveria e Albin Kurtit të reciprocitetit me Serbinë kriminale për targat e automjeteve.

Opozita në Kosovë lidhur me vendosjen e reciprocitëtit u prononcua sa për sy e faqe ditën e gjashtë pas vendosjes së këtij reciprociteti.

Me 25 shtator 2021, në ditën e 6 të vendosjes së reciprocitetit me targat ndaj Serbinë kriminale, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku, Enver Hoxhaj e Fatmir Limaj u kujtuan të prononcohen duke i kritikuar protestat serbe.

Isa Mustafa, akademiku munafiku, që e ka dëmtuar aq shumë Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave serbe, në vend që t’i ven nje shkembe kokës e mos t’i ndihet fare zëri, ai mori guximin t’i jepte edhe këshilla Qeverisë Kurti.

Isa Mustafa akademiku munafiku, Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe Vlora ora Çitaku nga PDK-ja edhe pas arritjes së marrëveshjes më 30 shtator 2021 Kosovë-Serbi për reciprocitetin me targat, dolën me pafytyrësinë e tyre ta kritikojnë këtë marrëveshje që përben vetëm krijimin e një ç’tensionimi dhe atmosfere relaksuese për ta vazhduar më tej dialogun gjer në gjetjen e një zgjidhje të favorshme.

Opozita në Kosovë e din shumë mirë se bandat dhe strukturat kriminale në Veri të Kosovës i lejuan PDK-ja me Hashim Thaçin, LDK-ja me Isa Mustafën, AAK-ja e Ramush Haradinajt, NIsma me Fatmir Limajn dhe AKR-ja me Behgjet Pacollin, të cilët nuk bënë asgjë qoftë edhe nëpëmjet ndërkombëtarëve për shuarjen e këtyre bandave dhe strukturave kriminale në Veri të Kosovës.

Nuk kemi dëgjuar derisot që opozita në Kosovë të distancohet nga udhëheqësit nga radhët e saj, të cilët në 21 vitet e keqqeverisjes së tyre e dëmtuan skajshmërisht Kosovën në aspektin ekonomik, politik dhe ndarkombëtar.

Opozita e Kosovës me keqqeverisjen e saj 21 vjeçare i bëri ish komandantët e UÇK-së milionerë të pasluftës, e dëmtoi shtetësinë e Kosovës karshi Serbisë kriminale e hegjemoniste, dhe i detyroi qindra mijëra të rinj kosovarë të marrin rrugën e kurbetit nga humbja e shpresës për të jetuar në vendlindje.

Opozita në Kosovë skajshmërisht e paturpshme dhe mashtruesee ka filluar fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale më 17 tetor 2021, , me egon e saj të sëmuë, e uritur dhe me shpresë për ta rimarë pushtetin.

Opozita në Kosovë, me keqqeverisjen e saj 21 vjeçare, fushatën parazgjedhore, e ka filluar sikur nuk ka kryer vllavrasje të kundërshtarëve politikë për pushtet, sikur nuk ka kryer hajni, korrupsion, pasurim të jashtëligjshëm dhe sikur nuk e ka katandisur Kosovën në 21 vitet e kaluara në lirinë e pavarësinë e shumë pritur më se një shekull nën robërinë e Serbisë.

Zgjedhjet lokale që priten të mbahen në Kosovë më 17 tetor, do të jenë dëshmia më e mirë për Kosovën dhe popullin e saj të shumëvuajtur se, a do të kthehen kah Albin Kurti, prej kah rrezaton dielli i ardhmërisë dhe i shpresës, apo do të lejojnë të rikthehen në terrin dhe mashtrimin e opozitës.

Votuesit e Kosovës në këto zgjedhje e kanë mundësinë ta forcojnë edhe më shumë Qeverinë e Albin Kurtit, që u themelua në Kosovë me fitoren plebishitare të zgjedhjeve parlamrentare të 14 shkurtit 2021.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do ta fuqizojnë edhe më shumë rrugën e Kosovës drejt ndryshimit pozitiv që solli Qeveria e Albin Kurtit, duke mos u dhënë asnjë votë partive opozitare në Kosovë dhe duke mos i lejuar që të rikthehen këto parti ushunjëza, që kanë për qëllim t’ia rithithin pa mëshirë gjakun popullit, njashtu siç vepruan në 21 vitet e kaluara.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja, u janë rikthyer refreneve të tyre bajate, me shpresë për t’u rikthyer në pushtet.

Këto parti opozitare të Kosovës, me paturpësinë e tyre sërish mundohen t’i mashtrojnë votuesit, përkundër dëmeve të mëdha që ia shkaktuan Kosovës me keqqeveriisjen e tyre në 21 vitet e kaluara.

Mediat në Kosovë, opinionistët dhe analistët dashamirës të Kosovës, në vazhdimësi janë duke informuar për keqqeverisjen e opozitës në Kosovë në 21 vitet e kaluara.

Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, me sinqeritet e besueshmëri profesioniste argumetuese është duke hedhur dritë dhe duke i zbuluar tradhtitë e ish komandantëve të UÇK-së, gjatë luftës dhe pas luftës kur e grabitën pushtetin dhe e varfëruan popullin.

Çfarë votë kërkon PDK-ja, kur në 21 vitet e kaluara me në krye Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, e sollën Kosovën buzë greminës dhe para copëtimit, për t’i kënaqur orekset hegjemoniste të Serbisë agresore gjenocidale e krinimale.

Çfarë votë lërkon PDK-ja, kur Hashim Thaçi, sipas deklaratave të Naim Miftarit, gjersa Adem Jashari i rrethuar nga ushtria dhe policia serbe luftonte me tërë familjen e tij, Hashim Thaçi bënte muajin e mjaltit me bashkëshorten nëpër hotelet më lukzoze të Evropës, duke paguar me paratë e UÇK-së.

Çfarë votë po kërkon PDK-ja, kur Hashim Thaçi dhe familjarët e tij u bënë milionerë të pasluftës duke e vjedhur popullin e shumëvuajtur të Kosovës.

Çfarë votë po kërkon PDK-ja, kur Endriti, djali i Hashim Thaçit mban orë dore që kushton 7 mijë euro, ndërsa 4 qind mijë të rinj shqiptarë nga papunësia e varfëria u larguan nga Kosova për të punuar jashtë vendit për të siguruar bukën e gojës.

Çfarë votë po kërkon PDK-ja, kur Hashim Thaçi gjatë udhëheqjes ë tij në Kosovën e pasluftës, pushimet verore i kalonte në plazhet luksose të SHBA-ve, në Palma De Majorka, në Dubai dhe në plazhet më lulsoze të Turqisë.

Çfarë votë po kërkon PDK-ja, kur sot Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli gjenden prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë, nen akuza të rënda për vllavrasje për pushtet.

Çfarë votë po kërkon PDK-ja, kur nga buxheti i Kosovës janë parashikuar 25 milionë euro për t’i paguar avokatët e shumtë që kanë angazhuar Hashim Thaçi, kadri Veseli dhe të akuzuarit tjerë që paditen për veprat e tyre të rënda penale personale.

Çfarë votë po lyp PDK-ja, kur përveç hajnive maramendëse, Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë themeluar veçmas edhe Fondet e tyre, ku kosovarët mund të kontribuajnë financiarisht gjoja për shpenzimet ndaj avokatëve mbrojtës të tyre në Gjykatën Speciale në Hagë.

Çfarë votë po kërkon LDK-ja, kur Bujar Bukoshi i vodhi paratë e “3 përqidshit” dhe të ”Vendlindja thërret” të dedikuara për UÇK-në.

Çfarë votë po kërkon LDK-ja, kur Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Edita Tahiri dhe Skender Hyseni, si negociatorë në dialogun Kosovë-Serbi e dëmtuan aqë shumë Kosovën.

Çfarë votë po kërkon LDK-ja, kur Isa Mustafa akadëmiku munafiku e nënshkroi në Bruksel Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, tejet të dëmshmë për sovranitetin e Kosovës.

Çfarë votë po kërkon LDK-ja, kur Isa Mustafa sipas informacioneve të mediave akuzohet edhe për korrupsion.

Çfarë votë po kërkon AAK-ja, kur Ramush Haradinaj, me keqqeverisje dhe korrupsion u bë milioner i pasluftës, duke blerë 200 hektarë tokë me vishnje e lajthi vetëm për 70 mijë euro.

Çfarë votë po lyp AAK-ja, kur Ramush Haradinaj si kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Çfarë votë po kërkon AAK-ja, kur ditë më parë Ramush Haradinaj u akuzua për skandalin më të madh të pasluftës në Kosovë, me akuzat e argumentuara të Hekuran Muratit, ministër i Financave, i Punës dhe i Transfereve në Qeverinë e Albin Kurtit, i cili deklaroi se, “ Toka që Agjensia e Privatizimit në Kosovë, e kishte privatizuar për 6 euro arin, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ishte vlerësuar me 3. 700 euro, që me pas Qeveria e Ramush Haradinajt kishte marrë vendim që e njejta tokë të shpronësohet 1.200 fish më shumë. Sipërfaqja e tokës e cila ishte privatizuar për 4000 euro, tani me shpronësimin do të kushtontë 4 milionë e 866 mijë euro, dhe nëse do të shkonte gjer në fund ky keqpërdorim, një person do të merrte , 4 milionë e 9 qind mijë euro”.

Çfarë votë po kërkon AAK-ja, kur Ramush Haradinaj kur ishte kryenministër ka bërë kësi hajnishë skandaloze me shpronësimet, e tani me shantazhe dhe kritika ndaj Qeverisë së Albin Kurtit po mundohet që ts deziorientojë Qeverinë e Albin Kurtit, që që të mos ngre padi për tërë këto shpronësime milionëshe të jashtëligjshme.

Çfarë votë po kërkon Nisma e Fatmir Limajt, i cili gjithashtu nëpërmjet mediave akuzohet për keqqeverisje, korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm.

Çfarë votë po lyp AKR-ja e Behgjet Pacollit, kur ky i fundit dhe partia e tij u bënë rrotë rezervë për bashkëqeverisje me disa parti, dhe asnjëherë nuk e ngriti zërin kundër korrupsionit, ose të largohet nga bashkëqeverisja me partitë e korruptuara.

Çfarë votë po kërkon AKR-ja kur Behgjet Pacoli, si ish ministër i Jashtëm i Kosovës, lejoi që homologu i tij Ivica Daçiqi me gënjeshtra arrijti të realizojë ç’njohje të Kosovës nga disa shtete.

Çfarë votë po kërkon AKR-ja e Behgjet Pacollit, kur ditë më parë Behgjet Pacolli, e dha deklaratën e tij mashtruese se, “Më parë do të arrinte në Hënë se sa që mund të merrte leje për të ndërtuar një fabrike në Kosovë”.

Çfarë votë po kërkon AKR-ja e Behgjet Pacollit, kur Behgjet Pacolli, vitin që shkoi, jepte deklarata kushtëzuese për Kosovën, duke deklaruar se, “ Le të më zgjedhën mua Kosova president dhe unë do ta ndërtoj Kosovën, ngjashëm si Kazakistanin”.

Çdo votues i Kosovës në zgjedhjet lokale e 17 tetorit 2021, para se t’i afrohet kutisë së votimit, duket të mendojë mirë për dëmet që ia shkaktuan Kosovës PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja.

Çdo votues i Kosovës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, para se t’i afrohet kutisë së votomit, duhet të mendojë për nderin dhe ardhmërinë e tij personale, të familjes së tij dhe të fëmijëve të tij në Kosovë.

Kush i jep votë opozitës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, e godet Kosovën me tehun e thikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat