Mos t’i përsërisim gabimet nga historia!

Opinione

Mos t’i përsërisim gabimet nga historia!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 2 tetor 2021 Në ora: 20:56
Skënder Mulliqi

Kanë kaluar më shumë së 20 vite nga lufta. Shtrohet pyetja logjike, a ekziston mundësia që luftërat të mbesin mbrapa? Përgjigjen në këtë pyetje mund të parashikojmë. Kjo mund të bëhet kur Serbia e cila shkaktojë luftën të bëhet e sinqertë, e të pranojë se shkaktojë gjenocid mbi shqiptarët. Kjo nga ana e Serbisë nuk po ndodhë, sepse drejtuesit e shtetit serb, nuk janë liruar nga ultranacionalizmi, nuk janë liruar nga apetitet për ripushtimin e tokave shqiptare. Serbisë nuk po i duket problem se regjimi i Millosheviqit ka vrarë aq shumë njerëz të pafajshëm. Edhe presidenti aktual në pushtet, Aleksandër Vuçiqi, është duke e legjitimuar politikën ekspansioniste të tij.

Me kërcënime të vazhdueshme që po i bënë ndaj Kosovës me luftë, po kthehet në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar. Serbët nuk po shkëputen nga mitet e rreme të tyre .Regjimet në Serbi bashkë më Kishën Ortodokse Serbe dhe Akedeminë, po e mbajnë peng popullin serbë. Lufta ka lënë shumë trauma, ka lënë shumë probleme që jetën ende po e bëjmë jo të mirë. Shoqëritë e reja duhet të krijojnë prespektiva për popujtë e tyre, por me kusht që të shkëputen nga mitologjia. Kjo vlenë për popullin serb, i cili po lejon në krye të shtetit t’i ketë ende forcat e ultranacionalistit, Vojsllav Sheshel.

I shkrova këto radhë, për faktin, se shteti i pa reformuar i Serbisë, sërish po bëhet faktor destabiliteti në rajon. Po na kërcënon më luftë, të cilën njëherë e humbi në vitin 1999. Po na kërcënon edhe për faktin se fakori politikë shqiptarë nuk është unik sa duhet. Nuk po është unik në Kosovë dhe as në Shqipëri, e këtë dobësi të madhe tonën, po e shfrytëzon shovinisti, Vuçiq, për ta faktorizuar Serbinë në rajon. Po të ishim unik sa duhet, sigurisht së Vuçiqi do të hezitonte të luante me zjarr, në veri të Kosovës, me rastin e vendosjes të reciprocitetit për targat serbe, nga ana e Kosovës.

Pa përgjegjësitë politike kur bëhet fjalë për Serbinë, duhet lënë mbrapa, se mund të në kushtojnë keq. Ende duket se elementet ideologjike po vihen para interesave nacionale, dhe kjo nuk flet hiq mirë.Kjo është ide fataliste për komb! Mjaft gjatë me gabimet tona kemi dërguar ujë në mullirin e serbosllavëve pushtues. Nuk guxojmë të lejojmë të na përseriten gabimet nga historia. Kjo sigurisht se nuk do të kishte asnjë kuptim…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat