Kosova të refuzon pjesmarrjen në Samitin e Sllovenisë pa simbolet e shtetit, çfarë kërkon Spanja?

Opinione

Kosova të refuzon pjesmarrjen në Samitin e Sllovenisë pa simbolet e shtetit, çfarë kërkon Spanja?

Nga: Luz Tomaj, SHBA Më: 5 tetor 2021 Në ora: 06:20
Luz Tomaj, SHBA

Spanja, nuk e njofti dhe nuk e njef shtetësin e Kosoves, nga fakti se ballafaqohet me pretendimet e Katalonis, për ndarje nga Spanja dhe, të shpallë pavarsinë.

Megjithatë, ajo që është meritore, Kosova, urgjentisht, duhet ti drejtohet UE se, në cilat norma juridike të Unionit, Spanja, e bazon ultimatumin karshi legjitimitetit dhe simboleve të shtetit të Kosoves?!

Të përkujtojm - Unionin europian, e përbëjnë 27 (njizeteshtat) shtete. SPANJA ËSHTË NJI NGA 5 SHTETET, të cilat nuk e kanë njohur pavarsin e shtetit të Kosoves!!

Kur bëhet fjalë, për një SAMIT të orgnizuar nga UE, për pjesmarrjen e një shteti, për rrespektimin ose mosrrespektimin e simboleve të nji shteti, a duhet të rrespektohen NORMAT dhe qendrimet e Unionit apo sejcili shtet anëtar, mund të paraqitet me qendrime individuale?!!!

Unioni europian, komunikon me Kosoven dhe e rrespekton si shtet të pavarur. Qendrimi personal I shetit të Spanjes, në asnjë mënyrë, nuk mund ti ndryshoi qendrimet dhe normat e Unionit.

Për, jo më pak se 31 vite çëndroi në SHBA. Vazhdimisht kam qenë dhe, jam në kontakt dhe shoqërohem me Senator dhe anëtaren e Kongresit të shtetit tim. Bisedojm dhe kembejm mendime. Po e them, vetem përkulja para SHBA, UE dhe të tjerëve nuk qonë n’kanar.

Shum herë, më vlerë ka reagimi, por I argumentuar negativ se sa përkulja. Kur shteti komunikon me nji shtet apo institucion, komunikon me qellim të kembimit të mendimeve. Ndaj edhe mendoi se, UE duhet ti shtrohet pyetja se, a bëhet fjalë për Samitin e UE që, do të zhvillohet në Slloveni apo për donji samit të Spanjes me shtetet e Balkanit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat