“Zajednica”, Kosovën (Dardaninë) e shndërron në koloni të Serbisë

Opinione

“Zajednica”, Kosovën (Dardaninë) e shndërron në koloni të Serbisë

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 7 tetor 2021 Në ora: 00:10
Ilustrim

 Kryeministër, mos iu hynë bisedimeve teknike por, ktheu atyre politike.

Serbia, është në gjendje që, edhe po t’i jepeshin 17 fshatrat e Hashim Thaçit e Lutfi Hazirit( dhuratë e Rankoviqit, siç i quajtshin ata), Serbia do t’i sakrifikonte për një  “Zajednicë” me kompetenca ekzekutive, sepse, përmes kësaj e kontrollon tërë Kosovën( Dardaninë).

Dy here nga 5 vite, që do të thotë, 10 vite dhe 120 muaj zvarritje, “ngreh e mos prej”, rreth bisedimeve për “Asociacionin” e Komunave me shumicë serbe nga ish qeveritarët, veprime antikushtetuese duke e patur parasysh së kjo temë është çështje e brendshme e Kosovës( Dardanisë) jo e karakterit ndërkombëtar.

 Zotëri Kryeministër, duhet t’i kundërviheni imponimeve serbe me temat të cilat nuk janë në dominim as të Evropës e as të Amerikës, janë në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës( Dardanisë), obligative si çështje e Parlamentit më Deputetët përfaqësues të zgjedhur nga populli.

Sipas “ Planit të Athisarit”,  Asociacione i cili ka qenë temë edhe në Ekipin e Unitetit edhe në kohën e Rugovës, ishte trajtuar si temë e përkohshme vetëm sa Kosova( Dardania), ishte nën mbikëqyrjen ndërkombëtare pra, pas skadimit të atij afati dhe shpalljes së pavarësisë, anipse të luhatëshmit apo të shantazhuarit, ish politikanët e parlamentar, iu nënshtruan kërkesës së Serbisë rreth “Asociacionit” dhe, krijuan “ obligime” jashtëkushtetuse të cilat tani po dalin pengesë serioze në bisedimet politike më Serbinë, për çka, edhe Evropa e edhe Amerika, pothuajse ranë në këtë grackë.

Senatori Bob Menendez, në takim më Bordin e Llobit Shqiptar i organizuar më 26 shtator në Neë Jersey, u shpreh shumë qartë dhe shumë decidiv se,” Asociacioni”, do të ishte leksioni më i tmerrshëm në trupin e Republikës së Kosovës( Dardanisë), të cilin nuk duhet assesi të lejohet.

Senatori Menendez, anipse e kishte të qartë se çka nënkupton një ngrehinë e tillë një etnike në trupin e Kosovës( Dardanisë), u shpreh në mënyrë kundërshtuese.

Pse duhet hequr dorë nga parimi i themelimit të një shteti multietnik, siç u themelua shteti i Kosovës( Dardanisë), si lëshimi më i dhimbshëm që tani, për hir të politikave servile për të shpëtuar nga ato qe po i vuajnë sot, e pranuan një gjë të tillë.

Kosova, sipas përbërjes demografike, është deshtë të ishte shtet një etnik, pasi asnjë minoritet nuk e tejkalon 5% të popullatës, por, gjithsesi, shtet demokratik më të drejta të sigurta e të barabarta, sipas të gjitha Konventave Ndërkombëtare për të drejtat e pakicave.

Shtrohet pyetja legjitime dhe e thjeshtë; Pse, të formohet një Asociacion një-etnik në një shtet multietnik, kur ekziston Asociacioni i Komunave në kuadër të shtetit të përfaqësuar nga të gjitha komunat e komunitetet, pra edhe ato serbe të cilat, përsëri me politikanë servil e të shantazhuar, për të mbetur në pushtet, për t’u dukur kooperativ më ndërkombëtarët, pranuan të formojnë edhe komuna të ashtuquajtura më shumicë serbe, edhe aty ku le që nuk ishte e nevojshme por, ishin të dëmshme politikisht, ndërsa në aspektin e rritjes së shpenzimeve për krijimin e komunave të reja të cilat kushtojnë dhe e dëmtojnë e buxhetin edhe ashtu të varfër të Republikës së Kosovës( Dardanisë), edhe financiarisht.

Serbia, edhe po t’i jepeshin edhe 17 fshatra të Hashim Thaçit e Lutfi Hazirit( dhuratë e Rankoviqit, siç i quajtshin ata), do t’i refuzonin, sakrifikonin për “ Zajednicën”.

A është ky, “moskuptim” nga miqtë tanë ndërkombëtar?, A është kjo edhe një sakrificë e Kosovës ( Dardanisë) “për të arrit paqe të qëndrueshme e të përhershme”, në kurrizin e sajë të stërngarkuar e të kërrusur, po që se imponohet, ani pse, nuk e dijë së kush është ai Kryeministër i cili e ka guximin ta vë nënshkrimin në atë dokument i cili e zhvleftëson shtetin e Kosovës( Dardanisë), ku Serbia përmes serbëve të veriut dhe të gjithë Kosovës ( Dardanisë), ta defunkcionalizojë, ta kontrollojë dhe ta diktojë sipas temave dhe agjendave të cilat asaj i interesojnë.

Kush është ai i cili, sot në shekullin 21 pas gjithë asaj që armiku i ynë verior iu shkaktojë shqiptarë gjatë shekujve e posaçërisht në luftën e fundit që Kosovën ( Dardaninë), ta shndërrojë në koloni të Serbisë.

Po të isha në postin e Kryeministrit, po të më kërkohej një gjë e tillë, do ta informoja popullin përmes Parlamentit dhe në paraqitjet publike së, nga unë, po kërkohet një vendim i cili Kosovën ( Dardaninë), po e defunkcionalizonë dhe të mbetët, thjeshtë një koloni e Serbisë e pashpallur por, në heshtje e pranuar.

Dhe, do t’i kërkoja popullit votëbesimin se, a do që unë të qëndrojë në krye të Qeverisë duke e pranuar humbjen e sovranitetit apo, do të qëndrojë ende në pushtet, por, duke e refuzuar statusin e kolonisë së Serbisë.

Largqoftë, nëse populli im do të me votonte që te qëndrojë në krye të Qeverisë më një “Asociacion” një etnik, do të largohesha që, në historinë e bujshme e të dhimbshme të popullit, të përfundojë me epitetin e tradhtarit të kombit.

Zoti Kryeministër, historia, i ka nxjerrë edhe atdhetar por edhe tradhtar.

Tani, nëse të imponohet një gjë e tillë, është në vetëdijen tënde se, cilën rrugë do t’a zgjedhësh.

Mos harro se, populli, së pari herë në histori ta dha besimin duke besuar se, kërkesat e tyre do t’i qosh në vend dhe nuk do të behësh vasal i Serbisë.

Shpresojë se do t’a zgjedhësh rrugën e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat