Thirrja e fundit: Kthene Vjosën në krye të LDK-së!

Opinione

Thirrja e fundit: Kthene Vjosën në krye të LDK-së!

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 tetor 2021 Në ora: 20:10
Adem Bytyçi

Për LDK-në, është folur dhe shkruar shumë si njëra ndër subjektet politike e para në Kosovë, pas përmbysjes së komunizmit në Jugosllavi dhe lindjes së pluralizimit partiak.

LDK-ja, përderisa në krye të saj ishte dr. Ibrahim Rugova, ishte partia më mosovike dhe më e dashura për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim gjinie, moshe, përkatësie religjoze ndër shqiptarët.

Të flitet për kontributin e saj para lufte, në periudhën e repersionit dhe terrorit serb të Millosheviqit në Kosovë, kanë shkruar enciklobedi dhe vepra vulominoze shumë autorë shqiptarë dhe të huaj.

Tani, pas shkurjes në amëshim të themeluesit të këtij subjekti politikë, LDK-së, në krye të saj erdhen disa politikanë, të brymosur me ide komuniste, të cilët në vend që të vazhdonin diskursin politikë të dr. Ibrahim Rugovës, duke e ngritur reputacionin e partisë, u dhanë pas interesave të tyre biznisore, përvetësuan disa terminale doganore, duke i lënë anësh aspiratatë e partisë dhe ngritjen e imazhit të saj.

Kështu që, vit pas viti, LDK, erdhi duke u tkurrur sa i përket fitores së saj të zgjedhjeve parlamentare qofshin ato lokale apo nacionale.

Zgjedhjet e fundit të parakohshme i humbi në mënyrë katastrofale.

Pas këtyre zgjedhjeve Kryesia e kësaj partie, ish Kryetari i kësaj partie z akademik Isa Mustafa, e prishtuan nga subjekti i tyre politikë antarën më tëvotshmën dhe figurën më kontributëdhënse të kësaj partie zonj.Vjosa Osmani Sadriu, presidenten aktuale të Republikës së Kosovês.

Sulmet kundër Vjosa Osmanit, nga kreu e atëhershëm i kësaj partie ishin të tmerrshme dhe nuk mund t'i imagjinonte mendja e shëndosh e njeriut

Pas largimit nga partia të zonjës Osmani, në parti ndodhën edhe disa ndryshime tjera kadrovike politike edhe Kryetarin e deri atëhershëm të partisë z. Isa Mustafen pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të fundit të parakohshme të partisë, e detyruan të jepet dorëheqje të parevokueshme.

Tani, në krye të partisë erdhi z. Abdixhiku, një politikanë i ri mjaftë ambicioz, por i pa ekspriencë për t'ia ngritë imazhin të cilin e kishte partia dikur kur udhëheqej nga themeluesit i saj dr .Ibrahim Rugova.

LDK, nuk e meriton nivelin në të cilin e kanë sjellë udhëheqësitë e sajë.

Nuk duket se ardhja në pozitën e të parit të LDK-së, z. Abdixhikut, do të mund t'ia sjellë partisë namin dhe prestigjin politikë që e gëzonte dikur në krahasim me subjektet politike tjera në Kosovë, vetëm rikthimi i zonj. Vjosa Osmani Sadriu, në krye të LDK-së, mund t'ia kthej namin të cilën LDK-ja, e meriton dhe e kishte dikur në skenën politike të Kosovës.

Në të kundërten LDK, do të pësoj humbje pas humbje deri në shndërrimin e një partie ndikimi i së cilës në jetën politike të vendit mund të jetë fare i parëndësishëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat