Populli shqiptar përherë krenar me heroizmin e familjes Adem Jashari

Opinione

Populli shqiptar përherë krenar me heroizmin e familjes Adem Jashari

Nga: Dedë Preqi Më: 12 tetor 2021 Në ora: 12:54
Dedë Preqi

Egjithë heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari nga Prekazi i Drenicës, është përkthim i kësaj lirie me sakrificën e saj për liri, ose e shprehur në mënyrë më konkrete, vënie në jetë e bindjes së vullnetit të këtij populli, i cili me shekuj e ëndërroj këtë jetë të lirë gjatë gjithë historisë së vet deri më sot, dhe deri edhe në çdo rrahje të zemres, deri në atë pikë sa të heqë dorë edhe nga vetëvetja, sikur e bëri dhe e sakrifikojë jetën në mënyrë të veqantë familja Shaban Jashari, në krye me komandantin UçK-së, Adem Jashari.

Prandaj, familja Jashari, është përgjigja më adekuate, lidhur me çështjen e një realiteti dhe sakrifice të një njerëzimi që zgjedhi për lirinë e popullit të vet, vetë mohimin familjar, të cilin nuk ka popull në botë që e bëri një gjë të tillë, dhe nuk ka ligj në botë që mundet ta hedh poshtë apo ta mohojë.

Shqiptarët e kanë pasur vështirë të pozicionohen në vendin e duhur dhe të merituar, duke ditur se historikisht kanë qenë të sulmuar dhe të dëmtuar nga barbaritë e ndryshme, por edhe nga fuqitë e mëdha, të cilat edhe e kanë copëzuar, duke i shpërblyer të tjerët me pronat dhe tokat e tyre, por Gjergj Kastrioti, në kohën e vet historike krijojë shtetin shqiptarë dhe Adem Jashari, sakrifikoi për të ruajtur idealin e të parit, i cili nuk e kurseu as familjen e ngushtë të tij, edhe fëmijët e vegjël, për të fituar një shtet të dytë të lirë dhe demokratik në trojet e arbërit dhe Dardanisë antike.

Vlerat e familjes Jashari, nuk janë të përkoheshme, janë vlera të përjetshme, sikur vlerat e familjes së kastriotëve, të balshajve të arianitëve, të muzakëve dhe të familjeve tjera patriotike shqiptare, që ia dhanë kombit tonë vlerën më sublime dhe më të çmuar, që ka domethënjën e një fryti dhe një ndjenje atdhetarie të prodhuar nga një rrethanë që bazohet mbi një traditë të gjatë historike dhe kombëtare.

Prandaj, një vepër e tillë dhe e pa krahasueshme e familjes së komandantit Adem Jashari, e ka edhe historinë e saj të veçantë dhe të përjetshme, ku përveq se shpreh gadishmerinë për të sakrifikuar me familje, vetëm për lirinë dhe demokracinë e popullit të vet, përbënë edhe një unitet gjithë kombëtar, të cilin duhet ta ruajmë dhe çmojmë përherë.

E sotmja është përjetimi i gjithë asaj që meritat i takojnë të kaluarës historike dhe gjakut të bijave dhe bijëve të këtij vendi dhe kësaj toke, dhe për të përmbushur porosinë e tyre, kërkohet një angazhim i vazhdueshëm dhe i përgjithshëm, si premisë paraprake, duke marrë parasysh këto koncepte vlerash në jetën e përditshme dhe gjatë proceseve të rëndësishme, në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Sikur në kohë lufte edhe në kohë paqe, të përfaqësohet shteti i Kosovës, edhe nga anëtarët e familjeve të dëshmorëve sikur është edhe familja Jashari, nga Prekazi i Drenicës, në këtë rast, të gjithë të votojmë Bekim Jasharin, për kryetar të komunës së Skënderajt, edhe për një mandat, i cili e meriton me angazhimin e tij dhe besimin, që ia jep populli, duke nënkuptuar, jo një anim, por thjeshtë nga fakti i një udhëheqësi të drejtë, të besueshëm dhe të përshtashëm, pikërisht edhe me një themel të shëndoshë, që mbetët përherë kjo familje historike si kopështi më i denjë i atdhetarizmit dhe i lirisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat