Arbëria po fundoset, zot shpëtoje Arbërinë!

Opinione

Arbëria po fundoset, zot shpëtoje Arbërinë!

Nga: Fahri Xharra Më: 13 tetor 2021 Në ora: 18:00
Fahri Xharra

E shohim apo jo, që një rrezik i madh është duke i tundur tokat tona? A mos vallë na duket si ëndërr dhe me shpresë se kur të zgjohemi  shohim atë  që pamë  si diçka të pa besueshme?

“Trillimet e regjimeve politike dhe Historitë e tyre Shtetërore se Osmanët janë pushtues të tokave shqiptare assesi nuk qëndron me natyrshmërinë e Historisë Akademike ngase Perandoria Osmane në ato kohëra të largëta nuk pushtoi tokat shqiptare por pushtoi tokat Venedikase dhe ato Serbe...

Prandaj shoqëria shqiptare duhet të dijë se, Bota Perëndimore me Myslimanët ka problem ideologjik, sepse Nacionalizmi dhe Komunizmi, dhe ai që quhet Evropianizim është ndërtuar si AntiIslamizëm, një veçori vdekjeprurëse për shqiptarët që duhet të luftohet si ideologji nacionaliste brenda mesit të shqiptarëve sot.

Të gjitha ‘’Izmat’’ duhet të luftohen shkaku se… Kombi është letërnjoftimi i identitetit personal dhe ai lokal, kurse Feja është pasaporta universale që hapë rrugët e dy botëve të përhershme ekzistuese! – Savash VELIU

.....Në këtë kurth dinak të mesjetës ra pre edhe Skënderbeu i dirigjuar e i joshur me peshqeshe nga Venediku, Napoli dhe Vatikani i cili luftonte si vasali i tyre në dëm të principatave shqiptare një sindrom (traditë) vijuese që vazhdon edhe tek politikanët tanë të sotëm. Dhe kështu; “Çdo shoqëri e cila humb civilizimin do të humb origjinalitetin e të menduarit”, (siç kemi humbur origjinalitetin e të menduarit të drejtë) thotë Malik ibën Nebi.

Secili prej nesh ka të drejtë natyrore nga Zoti, të mbrojë personalitetin, lirinë dhe pronën e vet. Këto janë tre kërkesat bazë jetësore tek çdo shoqëri e përparuar. Kushdo ka të drejtë të mbrojë mendimin e vet, madje me forcë, por jo ajo të jetë e ngritur mbi verbëri vasale e veçmas të ca ‘’kuazi-intelektualëve’’ shqiptar kinse Perandoria Osmane ua dhuroi ose ua shiti tokat shqiptare serbo-grekëve qorrazi, por Historia Akademike tregon atë ndryshe; ”Në atë vit që ne fituam pavarësinë (1912) janë vrarë 55.ooo ushtarakë turk, për ta mbrojtur Shqipërinë nga Serbët dhe Grekët.” këtë e thotë Akademiku Abdi Baleta (ish ambasador i Shqipërisë në OKB).

“Me marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë (Zajdnica ose Republika serbe), e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, e ratifikuar dhe

nga Kuvendi në vitin 2015, me kompetenca shtetërore dhe kompetenca mbi pronat tokësore dhe kulturore, Kosova, duke pasur parasysh armiqësinë e pashembullt ndërpartiake për pushtet, pasuri dhe nepotizëm, varfërinë dhe migrimin masiv të rinisë dhe kokës intelektuale, brenda pak vitesh e tëra do të shkatërrohet.

Personalisht,  ashtu edhe siç kam kërkuar dhe në letrën publike drejtuar Kryetares, Kryeministrit, Qeverisë dhe Kuvendit, nuk e kuptoj pse Kuvendi, në bazë të vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk e anulon marrëveshjen në fjalë, duke cilësuar si vepër antikombëtare dhe nënshkruesit e mbështetësit, qoftë edhe virtual,  t'i gjykoj për tradhti kombëtare, para se Serbia, Evropa edhe Amerika të kërkojnë zbatimin e saj.

Në këtë vend, ftoj të gjitha forcat atdhetare  që të jenë aktiv në kërkesa për të  mos lejuar,  me asnjë kusht krijimin e kësaj bashkësie në formën e nënshkruar,  qoftë me shkrime në mediumet elektronike, qoftë me protesta masive paqësore.

Të gjithë ata shqiptar të cilët mendojnë se këtë marrëveshje nuk do ta lejoj Amerika, duke anuluar në miqësi, partneritet apo interes, janë tërësisht gabim, sepse interesi strategjik anti-Rusi  i Amerikës dhe  Evropës për Serbinë është më i madh se për Kosovën.”

“Në veri na fyhen, rrahën, lëndohen dhe na vriten policët, e në Qeveri dhe në Kuvend mbrohet Serbia dhe Rusia, në qytete shëtitje, shaka, pije, kënaqësi e paparë!

Sot Kosova po rrezikohet jo vetëm nga Serbia dhe nga Rusia,  por edhe  shumë nga tregtarët dhe tradhtarët e brendshëm Këta po komunikojnë edhe me Amerikën dhe Evropën me një qëllim të vetëm, "Rrëzimin e Qeverisë Kurti" dhe shpëtimin e vetvetes për tradhtinë ndaj tërësisë territoriale të vendit, të nënshkruar vite më parë me Serbinë, Malin e Zi dhe me Maqedoninë!

Rrini, heshtni, flini,  se edhe dheu nuk ka me ju pranuar! “

 “Eh, Arbëria ime! Sa shume e sa gjatë të lodhen, Zonjë e rëndë,  Mbretnesha Jone e Përjetshme! Qe kur biri yt, më i madhi që Ti linde e u rrite, Gjergj Kastrioti ndërroi jetë, e që kur bijtë e tu, burrat e dheut bashkëkohës të tij e të tjerë më vonë, u vranë e u syrgjynosen, Ti jeton si nëna pa djalë. Ka më shumë se 500 vjet që dhunohet shtati e shpirti yt i shenjtë. Heqin e shkatërrojnë shenjat e tua, pjesët më të bukura, e nga ana tjetër vendosin "copëza Azie" pa fund mbi trupin tend... Kurrë s'tu ndanë osmanët e vjetër e të rinj, sllavet e grekët. S'u lodhën kurrë bishat e shushunjat duke të rënë e duke të ngrënë. Gjithmonë me ta bashkëveprojnë pa u lodhur pjella e tyre e keqe, ndonëse flasin gjuhën që na mësove .

Ti, nëna Arbëri. Kanë shkatërruar e po shkatërrojnë në trupin tënd më të bukurat e dheut, kështjella, kisha, por dhe bukuri të tjera që natyra të dhuroi Ty. Pra më e dhimbshmja është se edhe njerëzit që flasin gjuhën Tënde, po me atë gjuhë mendojnë, bëjnë e thonë të pavërteta për Ty, duke fshehur sa mundin prezencën dhe tjetërsuar formën e përmbajtjen e shpirtit dhe të qenies Tënde të bekuar. ... Dhe e keqja e madhe nuk është se gënjejnë e falsifikojnë, por se ndikimi i tyre është i madh edhe tek bijtë e Tu, që do të donin të të njihnin, madje dhe të krenoheshin me Ty, por që për shkak të tyre (falsifikatorëve dhe të atyre që e shtrembërojnë përditë historinë), Ti po mpakesh (zvogëlohesh) përherë e më shumë. Ti dhe biri yt, Gjergji, kujtoheni dhe jeni më prezentë përtej detit, në Kalabri, Bazilikata, Siçili e kudo gjetiu në Europë, sesa në trojet e Ilirikut, ku u ngrite e fortë e madhështore për rreth 3-4 shekuj.. Gjithsesi, unë besoj në shpirtin tënd të shenjtë, jo vetëm se u ungjillëzove e u pagëzove ndër të parat e botës, Arbëria ime, që në vitin 57 prej Palit dhe apostujve të tjerë, me "porosi-testament" të Jezu Krishtit, apo për shkak edhe se bijtë e Tu, më të mëdhenjtë e njerëzimit: Kostandini, Justiniani e Gjergj Kastrioti, përhapën e mbrojtën atë frymë, por dhe për faktin se për mbi 500 vjet ushtrim dhune e shkatërrimi mbi Ty, përsëri Ti qëndron, je aty e pavdekshme. Prandaj unë besoj në ripërtëritjen dhe në rilindjen tënde, Arbëria ime e dashur!"

 Por,

Nëse e vërtetë, Yllirë i mbirë me dritën e Yllit. Jemi të ç'thurur, të përçarë, të kufizuar në interes vetjake të dobëta dhe të zymta, larg rrënjëve Yllire të lashta, larg misterit të Zeusit dhe perëndive Ylliropellazge, larg kulturës sonë që është në harresë, larg gjuhës sonë që është huazuar dhe kuptimet e saj kanë humbur bukurinë dhe qëllimin e saj misteriozë, të zhytur në politikë të përditshme dhe të lënë në harresë ngjarjet e përditshme të vet jetës njerëzore, artistike dhe kulturore të cilat huazohen dhe jeta bazohet në kulturat e huaja dhe në mrekullimin e tyre,  dhe mohimin e vlerave tona të mëdha që kanë ndërtuar qytetërimet e mëdha të kësaj Bote.

Kokëfortë sa më s'ka, që çdo ditë humbasin drejtimin, qëllimin, kuptimin, thelbin, e jetës së përbashkët vëllazërore dhe harrojnë pasojat e së kaluarës për rreziqet që na  presin, të zhveshur dhe këmbëzbathur, nga Bota e armatosur. Të krahasosh lavdërimet e poetit për udhëheqësin Yllirë që asnjëherë nuk cenoi askënd veçse Shqipëria jetonte në vend të vet dhe me forcat e veta, përkundrazi Poeti i çmimit mbështeti fashizmin e Serbëve që luftoi dhe vrau Kosovën tonë si dhe popujt e tjerë, eh.....  Kjo është me të vërtetë një sëmundje që duhet dënuar ashtu siç dënonte Egjypti në kohën e lashtë për pakënaqësinë e njeriut, që për këtë ndëshkohej.

Sigurisht që kemi dhe yjet Yllirë që shkëlqejnë që duan këtë vend dhe vlera dhe që vonë a shpejtë do të prijnë Yllirinë dhe ajo do të njoh lavdinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat