Serbia dhe serbët e njohin dhe i binden vetëm forcës!

Opinione

Serbia dhe serbët e njohin dhe i binden vetëm forcës!

Nga: Dibran Demaku Më: 14 tetor 2021 Në ora: 09:22
Dibran Demaku

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dje sërish më tone kërcënuese i shpalli luftë Kosovës,që do të thotë kombit shqiptar që jeton në Kosovë.

Autoritetet e Kosovës në vend se t‘i bëjnë jehonë këtij kërcënimi para botës demokratike perendimore,dhe atë para Shtetetve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së bashkuar sepse Bashkimi Europian sikur e ka humbur sensin e dallimit të së mirë dhe të keqes, rrinë e bëjnë sehir! Dhe „sehiri“ i tyre bëhet në stilin se Serbia nuk guxon ta kalojë kufirin e Kosovës sepse aty është KFOR-i.

E tërë kjo ngjanë në një të përparme jo fort të largët kur Mentori i Vuçiq-it, Millosheviqi,kërcënonte Kosovën dhe shqiptarët me luftë në përvjetorin e gjashtëqindtë të Betejes së Kosovës, në Gazimestan.

Edhe atëherë autoritetet shqiptare që ishin Ende në pushtet thonin nën zë se kërcënimet e Millosheviqit bëheshin vetëm për qetësimit të opinionit serbë,sepse ai,pra Millosheviqi dhe Serbia nuk do të guxonin të hapnin luftë,sepse nuk do t‘i lejonte bashkësia ndërkombëtare?!

Dhe dihet botërisht se Serbia dhe serbët jo vetëm që guxuan të hapnin luftë,por guxuan që të shkaktonin edhe masakra në teritoret e ish Jugosllavisë! Ata, Serbia dhe serbët në fund e humbën luftën dhe presidenti i atëherëshëm serb Millosheviqi do të përfundonte si i akuzuar për krimet e bëra. Gjykimi i tij zgjati aq shumë dhe ai vdiq, pra iku nga kjo botë, pa e marrë dënimin e merituar.

Mund të ndodhë që presidenti aktual serb, Vuçiq, në stilin e Mentorit të tij të hapë front luftë në Kosovë dhe si duket nuk do të ketë rrugëdalje tjetër,
Kërcënimi i djeshëm i Vuçiqit duhet të merret si serioz dhe autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare t‘a dërgojnë Forcën e sigurisë së Kosovës në kufi me Serbinë. Edhe ushtria shqiptare do të duhej të ishte në gjendje gatishmërie që të hynte në Kosovë në kraj të vëllëzërve kosovarë nëse Serbia kalon kufirin!

Dërgimi i Forcës së sigurisë në kufirin me Serbinë do të ishte sinjal për Serbinë se në Kosovë nuk do të mund të hynte si në livadh të babës! Jeta ka treguar se Serbia dhe serbët e njohin dhe i binden vetëm forcës!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat