Nuk ndihem mirë pas deklaratës së z. Borrell...

Opinione

Nuk ndihem mirë pas deklaratës së z. Borrell...

Nga: Tahir Bezhani Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:19
Tahir Bezhani

Nuk merrem me politikë, nuk i bëjë "hyzmet" aspektit politik, sepse koha ka dëshmuar se politika është e ndytë,( një art i keq), thikë me shume tehe....Kur lexova në faqet e disa gazetave elektronike, për intervenimin e Policisë së Kosovës në disa vende-qytete të Kosovës, e mirëprita me dashamirësi, si qëllim e qëndrim të luftës kundër kontrabandës e krimit të organizuar dhe gjitha veprimtarive antiligjore, kudo në qytetet e Kosovës. Jemi lodhë e stërlodhë nga krimi i të gjitha llojeve, i cili njerëzve përditë po ua humbë shpresat për një jetë normale. Bile, kjo Qeveri e tashmë, sipas premtimeve të saja, po jep shpresë se po lëvizin gjërat në lufte me krimin. Unë kështu e kuptova intervenimin e Policisë se Kosovës sot, në disa qytete te këtij shteti me shume halle. Pra, ligjvënie në hapësirat tona multietnike, si fat historik. Nuk ishte sulm ndaj askujt në veçanti, ishte luftë me krimin e organizuar në vendin tonë.

Me zhgënjej tejmase deklarata e një politikani të nivelit evropian, i cili po "bënë çmos" që përmes dialogut me Serbinë, të rregullohen çështjet mes dy shteteve me shume mosmarrëveshje. Deklarata e z.Josep Borrell se "incidentet e dhunshme në veri duhet të ndalën menjëherë ,teksa ka konsideruar se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme..." Nuk sqarohet mendimi se "kush po i krijon incidentet e dhunshme”, dhe ku po e shikojka ai veprimin e pakoordinuar"? Unë këtë deklarim, më mendësinë time, e kuptoj si "prehje" e brinjave të krimit në veriun e Mitrovicës, qytet i Kosovës, dhe ndërsymje e krimineleve te Beogradit që sa me parë ta aneksojnë(serish nëse munden)edhe një copë toke të Kosovës! Thua sa pak kanë marë deri në Nish?!....Kam pritur dhe kam menduar se duhet përkrahur secilin vend që e lufton krimin e organizuar .

Nuk kam menduar se të mëdhenjtë kundërshtojnë luftën që bëhet ndaj krimit... Krimi sjellë vetëm të këqija mbarë vendit, të gjitha vendeve të botës, siç po dihet e shihet. Po vandalizmin si nuk ka "guxim" z. Borrell ta sulmoi?... Bile, për arsyjen e cilësisë se një evropiani ....Si e arsyeton sulmin ndaj një policie nga bandat serbe në veri, ku lëndohen disa sosh, e z. Borel nuk përcaktohet se cilat janë "incidentet e dhunshme"!... Dikush mund të më flas duke më “sugjeruar" se nuk janë këto punë për juve, demek si i “pa kompetent”!.... Pajtohem nëse keni atë "ndërgjegje"! Por jam pjesë, jam një frymëmarrje i këtij vendi, kësaj toke dhe nuk mund të heshti as në vetmi, assesi nuk pajtohem, as me vetveten e ngujuar brenda lëkurës së rrjepur nëpër shekuj nga barbarët e Karpateve, ardhacakët kanibal në trojet tona.

Nuk po e zgjasë këtë reaksion te brendshëm, por në padrejtësi reagojnë edhe instinktet e secilit njeri. Nuk merrem me politikë, as me partitë politike, jam i depolitizuar, por ama nuk me ndalon askush të mendoj (pakës) për këto ecuritë qe të lënë pa gjumë.

Kush më ndalon të përsias e të them bindshëm se nuk është e drejte deklarata e z. Borell?.... Deri kurë duhet të përkëdhelet politika gjenocidiale e udhëheqjes së Serbisë?...Policia e Kosovës atje,( ne Veri e kudo,) qyteteve tona, po lufton krimin. Nuk guxon askush t'i gjuaj me gurë! Policët e Kosovës nuk janë lepujë që të ikin prej zagarëve të Serbisë. Pse nuk i thotë Borelli Vuçiçit: "mos u turr si kafshë drejt Rashkës, me ndërsye këlyshët e bushtrës në Kosove!...."

Por, gjithmonë është ditë e thënë se "fajet i ka kau i madh", në këtë rast, edhe BE që po luan me shumë letra, si po dëshiron, më shumë po nxitë se sa po e qetëson situatën, edhe ashtu te zjarrët....Te gjithë e dinë te drejtën por askush nuk e shprehë, e në rastin konkret, e drejta është në anën tonë, o z. Borrell. Pse jeni gjithherë, (deri me tani), kundër të drejtave të kombit shqiptarë?....

Mos e përkëdhelni kaç tepër politikën luftënxitëse (gjithmonë) të Serbisë, sepse mbani përgjegjësi, ju të mëdhenjtë e Evropës!....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat