Populli ynë thoshte: Rri shtremt e fol drejt!

Opinione

Populli ynë thoshte: Rri shtremt e fol drejt!

Nga: Adem Bytyçi Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:33
Adem Bytyçi

A jemi të barabartë me kombet tjera apo prapa tyre, përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet hulumtuar në të dhënat në vijim:

Si mund të ndërtohet një shtet demokratik, i cili në zgjedhje parlamentare dhe të tjera i fton me telefon ata që i njeh se kujt duhet t'ia japin votën.

Individët që dijnë dhe janë të ngritur nuk vendosen në funksionet më të rëndësishme politike dhe shtetërore, por vendin e tyre e zënë ata që nuk dinë, por qëndrojnë në lidhje familjare, miqësore dhe partiake me individët e pushtetit.

‐ Qeveritarët në vend që t'i shërbejnë kombit - qytetarëve, resurset kombëtare të vendit i shfrytëzojnë për tu pasuruar vetë, miqtë dhe bashkëpartiakët e tyre.

Prokurorë dhe gjyqtarë zgjedhen ata që mbrojnë interesat e pushtetarëve edhe atëherë kur pushtetarët pasurohen në kundërshtim me ligjin.

‐ Kur politika ndërhyn në shkencë dhe i favorizon kuadrot e padijshme në këtë fushë.

‐ Kur politika dikton se kush duhet të jetë e kush jo anëtarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, duke i lënë jashtë këtij institucioni të dijes ata që e meritojnë dhe duke i pranuar në këtë institucion ata që nuk e meritojnë.

Kur politika vendos se cili kandidat duhet të pranohet në arsim, e cili jo duke abstrahuar meritën e marrë parasysh përkatësinë partiake apo lidhjet tjera nepotike edhe pse kjo nuk është në interes të ngritjes cilësore të arsimit.

Kur mafia politike vendos për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me interesat e kombit dhe të shtetit.

Kur në krye të shtetit qendrojnë injorantët dhe të korruptuarit të cilët në mënyrë të përseritur, pasuritë kombëtare i shfrytëzojnë për tu pasuruar vetë e varfëruar të tjerët.

Kur mediat, shoqërinë civile dhe forcat tjera demokratike i shantazhojnë për të mos e pohuar të vërtetën...në interesin imediat të kombit dhe shtetit...

Kur injorantët caktohen për t'i mbrojtur interesat e kombit dhe atdheut në raportet ndërkombëtare.

Pra, kombet që kalojnë nëpër këto katrahura janë me mija vite prapa kombeve për të cilat këto katrahura janë të pa njohura dhe i përkasin një burgu të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat