Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës!

Opinione

Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës!

Nga: Adem Bytyçi Më: 19 tetor 2021 Në ora: 21:42
Autori

Enver Hoxha , kërcënonte Jugosllavet, në vitin 1981, se Kosovën do ta mbrojmë me aeroplanët tanë!!!

Ky, Kosovën e ka lënë nën Serbi e Jugosllavi me budallallëkun e tij.

Me fjalë nuk nxehet "hamamii" ( banja).

Ky i ka akorduar një dekoratë Alexander Rankoviqit kasapit të shqiptarëve të Kosovës dhe as një herë kjo dekoratë nuk i është revokuar këtij krimineli anti-shqiptarë .

Ky ishte vëllazëruar me rusët, duke i lënë Amerikanët të cilët do t'ia kthenin Kosovën qysh moti.

Ky me rrena dhe propagandë e terror e ka mbajt pushtetin në Shqipëri, i ka likuiduar të gjithë bashkëpunëtorët më të ngushtë nga frika se mund t'ia merrnin pushtetin.

Ka ndaluar, që në korikulatë mësimore të përfshiheshin shkrimtarët më të talentuar shqiptarë siç është Fishta dhe disa të tjerë, në emër të komunizmit dhe bashkëpunimit me vëllezërit e tij ruso-serbo-Jugosllav.

Ka urdhëruar që të hedhën në lum eshtrat e të madhit At Gjergj Fishtës, edhe tani nuk dihen ku kanë përfunduar eshtrat e shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave .

Në emër të vëllazërim bashkimit me serbo Jugosllavet ka ekzekutuar shumë Kosovar të cilët e kanë kaluar kufirin për t'ju shpëtuar torturave monstruoze të UDB-së serbo -Jugosllave .

Ky çështjen shqiptare e ka dëmtuar më shumë se çdo armik që do mund ta dëmtonte .

Pasojat e regjimit gjakatarë të tij edhe shumë vite do t'i përjetojë kombi shqiptarë.

Dyshohet se edhe me rastin e masakrës së Tivarit, mund të këtë qenë në dijeni, shqiptarët e Kosovës që u dërguan në kasaphanën e Tivarit , kanë kaluar nëpër territorin e Shqipërisë, zbathur zhvesh, pa ujë, pa bukë.

Sipas disa dëshmitarëve okular thuhet se policia e Fshehtë e diktatorit Hoxha, jo vetëm që nuk i ka ndihmuar, por edhe është sjellë brutalisht ndaj tyre.

Nuk thuhet kot se regjimi i Enver Hoxhës paraqet diktaturën më të egër në truallin e Evropës pas luftës së dytë botërore.

Enver Hoxha dhe klika staliniste e tij e arsyeton katërciprish thënien e të madhit Faik Konica : "Ruana zot Shqipërinë nga shqiptarët".

Dashtë zoti, që kjo thënie kurrë më mos të ekzistojë në historinë e kombit shqiptarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat