UE ka probleme të mëdha të brendshme!

Opinione

UE ka probleme të mëdha të brendshme!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 21 tetor 2021 Në ora: 17:49
Muhamet Kelmendi

Bashkimi Evropian si mekanizëm i ndërtuar ka dështuar në shumë drejtime dhe tani po dalin kundërthëniet në dritë. Raportet midis shteteve në UE janë me kundërthënie dhe me interesa të mëdha dhe të kundërta. Pikërisht këto kundërthenie ndikuan që Anglia me referendum të dalë nga UE.

Tani është një luftë e ashpër midis shteteve të Unionit në fushën politike, në atë ushtarake, në ekonomi, në qarkulimin e mallrave e në fusha të ndryshme. Kundërthëniet midis shteteve janë të dukshme. Në çështjen e zgjerimit ka gjithashtu kundërshtime.

Një grup i shteteve janë për zgjerim, grupi tjetër kundër dhe i treti qëndron në pasivitet. RFGJ donë zgjerim. Franca, Holanda Danimarka e Spanja janë kundër zgjerimit. Ka edhe shtete, si Greqia, Bullgaria etj., që kundërshtojnë zgjerimin për shtete të veçanta. Para dyrve të UE po pret Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Interesat e shteteve në UE janë të ndryshme ndaj këtyre shteteve. Disa janë kundër liberalizimit të vizave ndaj Kosovës.

Kjo për faktin se nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës apo për faktin se duan të kenë raporte a kanë marrëdhenie me shtetin serb. Kjo pozitë e ka vështirësuar shumë liberalizimin e vizave. Kemi raste kur edhe pse janë plotësuar kushtet nuk hapen negociatat. Këtu është Shqipëria e Maqedonia e Veriut. I kanë plotësuar kushtet. Bullgaria është kundër hapjes së negociatave. Ka shtete të UE si Franca, Spanja, Holanda e Danimarka që janë kundër çdo hapje të mëtejshme. Dhe, këtu është fjala për Ballkanin Perëndimor. Mbi kundërthëniet e brendshme të UE, në Slloveni u gjetë një kompromisë në hapjen e UE në Ballkanin Perëndimor. Vendimi ishte për hapjen, pa afate, pa kushte dhe me një kohë shumë të gjatë dhe të pasigurtë.

Ky vendim ishte vendim i kompromisit të mbrendshëm të UE. Me atë nuk u mbyllën dyrtë po nuk u hapën gjithashtu. Mbeti çështja në hapësirë, pa u konkrerizuar dhe me gjendjen aktuale që nuk mund të konkrerizohet gjatë. Ndarjet e shteteve dhe grupet e interesit të krijuara në Union janë të mëdha. Së paku tri grupe janë: Prinë grupimi i Francës në përkrahje nga Spania, Holanda, Danimarka. Vjenë grupi gjermanofolës me RF të Gjermanisë.

Dhe, është grupi i tretë, shumë i dobët, pa ndikim, me Poloninë, Hungarin etj. Se si do të zhvillohen raportet në Union është vështirë të mendohet dhe të ipet një përgjigje.Tash për tash e ardhmja e UE është e paditur dhe vetë shtetet themeluese nuk dine se si do jetë Unioni. Këtu është shkaku i lënë anash të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe kështu do të vazhdon gjendja edhe më tejë. Kjo ka krijuar pasiguri dhe midis shteteve ka kundërthenie të thella dhe nuk dihet e ardhmja. Këtu është edhe konflikti dhe mos zgjidhja e çështjes së Kosovës me shtetin serb.

UE është jo unik në këtë çështje. Ka shtete për dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Kemi edhe shtete që e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe tash janë jo në anën e shtetit. Po punojnë për ndarjen e Kosovës apo kërkojnë që Kosova të lëshoj në raport me shtetin serb. Konflikte kemi edhe midis shteteve tjera në Ballkanin Perëndimor. Tash është shumë aktive hegjemonizmi serb në Mal të Zi dhe në Bosnie e Hercegovinë. Atje veç kanë dalur në pushtet.

Priten konflikte. I thash këto për të treguar se UE me politiken refuzuese ndaj këtyre shteteve ka krijuar terren për konflikte midis shteteve dhe ato do të thellohen edhe më shumë. Mos anëtarësimi në Union ndikon edhe ma ashper në këto konflikte midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat