Duhet të lindë një Kosovë shumë më ndryshe?!

Opinione

Duhet të lindë një Kosovë shumë më ndryshe?!

Skënder Mulliqi Nga Skënder Mulliqi Më 21 tetor 2021 Në ora: 22:08
Ilustrim

Sot në Kosovë, mençuria dhe guximi iu ka mbetur një kategorie bukur të vogël. Dihet, së truri dhe mençuria janë pakicë, kurse budallallëku shumicë! .Kështu ndodhë kur nuk dimë dhe as nuk dëshirojmë  ta kujtojmë  të kaluarën tanë.

 Gjithçka që është e mirë duhet përvetësuar,  kurse çka është e errët duhet groposur sa më thellë. Nuk ka gjë më tragjike për një shtet dhe për një komb kur model bëhen banditizmat! Kosova është bërë hapësirë e lëshuar , është  bërë hapësirë e kaosit..! Populli për shumë kohë u mbajt në gjendje të frikës për të ardhmen. Po dominojnë në shoqërinë tonë më shumë  hajnitë dhe korrupsioni, të cilat i legalizuan regjimet që i patëm.

Nuk patëm strategji të qartë së si të ecët  përpara. Nëse populli u detyruan ti mbajnë maskat kundër pandemisë, politikanët  moti i kanë hequr ato, duke paraqitur fytyrën e tyre të ftoftë si akulli! Në Kosovë po dominojnë pakënaqësitë e mëdha. Do të duhej të bëhen ndryshime sistematike, që jetesa të mbrohet nga pa përgjegjësia! Çmimi i mos përgjegjësisë dhe kriminalitetit është shumë i lartë.

 Mungesa e guximit dhe  empatia shumicën e ka lënë në terr. Errësira mbi Kosovën hiqet  kur  shumica  lëvizin  fuqishëm  përpara për të bërë ndryshime pozitive. Duket së ende nuk ka ardhur ajo kohë. Duhet të lindë një Kosovë më ndryshe. Një Kosovë në të cilën bëhet një jetë e vërtetë, një jetë shumë më aktive shoqërore  politike, që do të ishte hap revolucionar në relacion më 20 vitet që i lamë mbrapa….!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat