PDK nuk e harron zanatin e vjetër të shitblerjes së votave!

Opinione

PDK nuk e harron zanatin e vjetër të shitblerjes së votave!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 tetor 2021 Në ora: 08:27
Ilustrim

PDK shquhet për presione, shantazhe, shitblerje të votave etj. Edhe në zgjedhjet e së dielës nuk mungon veprime të tilla nga ana e PDK-së.

Si rrjedhojë e kësaj PZAP ka marrë vendim për të anuluar zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit.

Vendimi i PZAP-së konstaton se në Han të Elezit ka pasur minim të integritetit të procesit zgjedhor, si rezultat i presionit ndaj votuesve dhe shitblerjes së votave nga ana e kandidatit të PDK-së, me që rast edhe do të këtë rivotim në këtë komunë. PDK njihet për modelin e trenit bullgar.

Sa për sqarim, treni bullgar është metodë e manipulimit të zgjedhjeve me ç’rast, votuesve që janë të gatshëm të shesin votën e tyre, apo që detyrohen nga frika të  votojnë për ndonjërën parti ose kandidat, u jepen fletëvotime të plotësuara para se të hyjnë në vendvotim apo në qendrën votuesve.

Pastaj, kur hyn në vendvotim, votuesi e merr fletëvotimin e zbrazët, por e fut në kuti të votimit fletëvotimin e plotësuar që ia kanë dhënë paraprakisht dhe e merr me vete fletëvotimin e paplotësuar që e ka marrë në vendvotim. 

Në këtë mënyrë ishte vjedhur vota në vitin 2007 në Bullgari. Se PDK është e njohur për vjedhje e dëshmon edhe ish kandidati i kësaj partie për kryetar të Hanit të Elezit, Florim Shkreta në mars të vitit 2014 ka mbajtur 6 muaj burg për shkak të veprës mashtrim me vota.

Për më tepër personi në fjalë me mburrej se ishte në burg, duke shprehur kënaqësinë e tij: “Shumë jam i kënaqur me burg sepse me të vërtetë njeriu ka nevojë me shku në burg nganjëherë”, pa fije turpi fliste kështu njeriu që synonte në 2017 të merrte këtë komunë, të cilën sot PZAP e qoj në rivotim.

Edhe kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se ka dërguar 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Këto ankesa ai i ka deponuar kundër Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e akuzon për vjedhje votash. Kudo përmendet PDK, e cila ka histori të gjatë në këtë lëmi, ndërsa metodën e hajnisë e ka instaluar edhe brenda vetes.

Të kujtojmë se në zgjedhjet e përgjithshme me 6 tetor të 2019,  një kandidate nga Vushtrria, pretendon se në bazë të të dhënave nga menaxheri i qendrës së votimit, në ditën e zgjedhjeve ka marrë gjithsej 12 vota, mirëpo në bazë të deklaratave bindëse të disa votuesve të PDK-së thekson se ka marrë së paku 25 vota, por që gjatë numërimit votat e saj i janë shpërndarë kandidatëve të tjerë ose ka mundur të ndodh ndonjë gabim gjatë numërimit të votave.

Edhe një rast tjetër në Kaçanik, ku një kandidat nga PDK pretendonte e se në qendrat e votimit në fshatin Glloboçicë, Bob dhe Begovc i janë manipuluar dhe i janë bartur votat e tij kandidatit tjetër.

Nuk është për tu habitur këto veprime te PDK, e cila parti ka histori të gjatë në këtë fushë, qysh nga zgjedhjet e para lokale të vitit 2000, ku në Skenderaj më tepër kishte vota PDK se njerëz të regjistruar për të votuar.

Nuk shkëputet PDK nga hajnia, janë të lidhura si mishi me thoin. Presionet ndaj njerëzve janë metoda të njohura tashmë, joshjet me poste, me vende pune, duke lozur me ndjenjat e njerëzve, me bukën e gojës.

Këtë gjë e ka instaluar PDK, që nuk po arrin të shkëputet dot, dhe vështirë të arrin të bëj një gjë të tillë, derisa në krye të saj ka njerëz të ricikluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat