Akuzat si mbulesë e humbjes zgjedhore

Opinione

Akuzat si mbulesë e humbjes zgjedhore

Nga: Nexhmedin Saqipi Më: 22 tetor 2021 Në ora: 09:52
Nexhmedin Saqipi

Në Kosovë, mbaruan me sukses dhe në një atmosferë demokratike, zgjedhjet lokale të 17 shtatorit, kështu të paktën u shprehën krerët partiakë, pas raundit të parë elektoral.

Mirëpo, në balotazhin e dytë, që do të mbahet, më 14 nëntor, filluan akuzat e ndërsjellë të drejtuesve të subjekteve politike, të pakënaqura, madje edhe të zhgënjyera në rezultatin preliminar të zgjedhjeve.

E para që ngriti zërin e pakënaqësisë, është Lëvizja Vetëvendosja e kryeministrit Kurti, e cila ngeli për ta zhvilluar « mahramën » të dielën e 14 nëntorit, në balotazhin e dytë, ngase nuk i buzëqeshi fati politik, të fitoj ndonjë nga 38 komunat e Kosovës kreshnike !

Lideri i « Lëvizjes…. », kryeministri Albin Kurti, është acaruar në ekstremitet, ai nuk po pajtohet, në këto rezultate, të cilat i priste me padurim, t’i fitonte të gjitha, pora ja që nganjëherë llogaria nuk bëhet pa hanxhiun !

Ka të drejtë kryeministri Kurti të hidhërohet me këto humbje jo të këndshme për të, por nuk ka të drejtë t’i bllokoj proceset zgjedhore, shumë të rëndësishme për një Kosovë, demokratike dhe civilizuese !

Akuzat

Akuzat e kryeministri Albin Kurti, kundër kryetarit të AAK, Ramush Haradinajt, janë sa naive, po aq edhe jo logjike. Si të akuzohet një njeri për vjedhje të tokave me çmim të lirë, kur edhe ai vet angazhohet për një treg të lirë. E kuptojmë zemërimin e kryeministrit Kurti, për humbjen në zgjedhje, por nuk e kuptojmë pse ai pak ditë para se të mbahet balotazhi i dytë zgjedhor, çon pluhur për tensionim të situatës ?!

Është diçka absurde, paradoksale, madje edhe jo logjike, se si një kryeministër vendi, merret me gjëra që nuk i takojnë atij. A është po ky lider partie, ai, i cili para disa viteve kur vepronte në opozitë e kërkoi ndihmën e liderit të AAK, për ta bllokuar me zhurmën e pipëzave, gaz lotsjellës, gjuajtje me vezë e shishe uji, ecurinë e punës në Parlament, i cili udhëhiqej nga PDK e LDK ?

Deri sa u ngjit në Qeveri, kryeministri Kurti, si opozitë, nuk e njihte Flamurin e Kosovës, po ashtu edhe rendin kushtetues të saj, gjithashtu nuk i pranonte vendimet Kushtetuese e as ato të KQZ, e tani kur është në krye të institucioneve, prapë sillet si opozitë dhe harron se është njeriu i parë i Kosovës.

Fuqia e votës

Nga këto veprime të VV dhe liderit të saj, kryeministrit Kurti, tashmë janë të njohura subjektet tjera politike dhe elektorati shqiptar në Kosovë.  Këto parti, të cilat në balotazhin e parë fituan me shumicë në disa komuna në Kosovë, do të votojnë edhe në balotazhin e dytë, duke u konsultuar dhe vepruar si bllok partiak e nacional, për të treguar se Kosova ka nevojë për një qeverisje të mirë, të drejtë dhe parimore.

Duke u nisur nga ajo që thuhet se « vota është çelës i ndryshimeve », të punohet që ky vullnet politik të vazhdoj me fitore edhe në rundin e dytë, për të fituar të mirët, të drejtët, të çmuarit për Kosovën martire.

Kuvendet komunale në Kosovë, duhet të jenë stabile, efikase dhe përgjegjëse. Ato duhet të udhëhiqen nga koalicionet qeverisëse pragmatike dhe ta shtrijnë pushtetin sa më afër qytetarëve, i cili duhet të jetë transparent.

Shpresat

Kosova me këto zgjedhje lokale, do të dalë edhe më e fortë se përpara, duke ardhur në krye të institucioneve njerëz të devotshëm, kuvendarë dhe kryetarë komunash me mandat katërvjeçar, për t’ua kthyer buzëqeshjen qytetarëve, të cilët në këto kohë të vështira ekonomike dhe pandemike, janë lodhur dhe rraskapitur jashtë mase.

Shpresat për një Kosovë ndryshe, do të shihen pas vikendit të kësaj jave, duke çuar votën në adresë të duhur, për veprimtarë politikë, të dëshmuar si në luftë si në procese demokratike.

Të dielën e 14 nëntorit, dy javë para festave nacionale e presim me gëzim të dyfishtë, ngase sjell surpriza të këndshme dhe shpresa të mëdha për një Kosovë demokratike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat