Një histori ndryshe nga Kosova...

Opinione

Një histori ndryshe nga Kosova...

Nga: Agron Shabani Më: 23 tetor 2021 Në ora: 11:59
Agron Shabani

Fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë, si dhe kur pandeh se arsimi, shkenca, edukata, kultura, politika, diplomacia, populli (kombi), shteti, pushteti, liria (çlirimi), pavarësia dhe gjithëçka tjetër, nisin ose fillojnë nga ai, gjegjësisht nga egoja ose libidoja e tij polare, instike, imagjinare ose fiktive, të mbushura ose stërngarkuara me "forcë" ose "enërgji" të madhe iracionale, egocentrike ose egonarciste. 

Natyrisht se kjo mund të quhet edhe egopati, egomani, apo "shizofreni (skizofreni) e butë" ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin. 

Kosova është tokë, atdhe ose vendlindje e shqiptarëve den baba den. Që nga periudhat e hershme të Neolitit, Paleolitit etj. Me tepër se 5OOO vjet para Krishtit.

U mor vesh se politologjia dhe filozofia e sotme politike, i kanë përjashtuar ose hudhur poshtë, si të tejkaluara, reaksionare dhe anakronike, idetë ose teoritë e ndryshme klasike, proteksioniste, paternaliste, elitare, egalitare, megalomane, hegjemoniste ose ekspanzioniste sipas të të cilave: "shtetët ose kombet e mëdha dhe me të kualifikuara, duhet të jenë gjithëmonë të fuqishme ushtarakisht, ekonomikisht, teknologjikisht dhe në çdo formë tjetër, për të pasur prezente dhe gjithèmonë aktive fuqinë e tyre ushtarake (luftarake) politike, ekonomike, industriale (teknologjike), ose dominante dhe ekskluziviste për t'i shkelur, sunduar, komanduar ose dirigjuar të vegjlit ose të pafuqishmit.

Kosova nuk është  koloni e askujt! 

Nuk jetojmë në kohën e absolutizmit, despotizmit, imperializmit, kolonializmit ose gjysëmkolonilizmit.

Kontinenti plak ka shumë ceme, paragjykime dhe komplekse të trashëguara nga e kaluara.

Këto komplekse ose "fenomene" janè të njohura dhe identifikuara në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen e fjetur europiane. Sidomos atëherë kur vullneti ose interesi për t'i sunduar, qeverisur ose eksplatuar njerëzit dhe popujt e vegjël dhe të varfër, bëhen trend kohe, ose "pavetëdije e lartë" politike, diplomatike etj...Si në rendët ose sistemët e dikurshme borxheze, skllavopronare, feudaliste, absolutiste etj.

Disa nga fuqitë kryesore të UE-s, i imponohën Rusisë, në emër të kompromisëve ose koncesionëve të vazhdueshme të Kosovës dhe shqiptarëve ndaj Serbisë. E sidomos para stinës së dimrit, kur Vladimir Putini dhe Rusia bëhen aktual në Perëndim.

Ndërkaq, shqiptarët e shkretë dhe duarbosh, luftojnë për koc ose për asht.

Papati në Vatikan, bën sehir.

Ndaj, trimat ose heronjt e njohur shqiptar të UÇK-së, të kthyer nga lufta për të ndërtuar paqën ose pasluftës, vazhdimisht të ngjajnë në marinarët ose minatorët që dalin nga një galeri e shembur ose deti plot valë dhe stuhi të fuqishme.

Duan të marshojnë kundër gënjeshtrës, egoizmit ,tradhëtisë, cinizmit, injorancës, hipokrizisë, pabesisë, padrejtësisë që u troket ne zemër dhe dikund thellë në shpirtë. 

Ata hoqën mundime që i lanë pas, por ata edhe u mashtruan  aq keq më pas.

Ç*është e vërteta, ata nuk i mashtruan veç toka, qielli, cigarja, mimozat, manushaqet, trendafilat, buka, kripa, sofra...Por, edhe populli, shteti dhe liria për të të cilët luftuan, u përpoçën, u përgjakën dhe u sakrifikuan dikur! Edhe pushkët ose armët e dorëzuara në emër të paqës dhe lirisë.

.Shumë të tjerëve u mbetën plagët, dhembjet ,përbuzja ,mohimi, cinizmi, injoranca, arroganca, dëshpërimi, pafuqia...

Koha e njerëzve të mëdhenj dhe ëndrrave burrërore ose kalorsiake, sikir iku e shkoi në pakthim....!

Ata u plakën të thinjur ose bënë xhog nga pritja...

Shumë prej tyre nuk e pritën as pensionimin ose pleqërimë e merituar. 

Vdiçën ose u burgosën të përbuzuar, mallkuar, demonizuar, satanizuar dhe harruar nga miqtë ose aleatët e dikurshëm, nga bashkupnëtorët ose liederët e ri institcional ose politik... I mori me vete koha e pakohë.

Ndaj, nuk është aspak çudi kur njeriu, respektivisht lideri, komandati, patrioti ose çlirimtai i tretur në mjerim, ka aq shumë mall për pak truall të qëndrueshëm atdhetar ose vendlindor nën këmbët e veta, si dhe kur ndjen nevojë mjerane për pakëz ngrohtësi atdhetare ose vendlindore.

E sidomos për dy duar të njoma, një pamje ose fytyrë të bukur dhe ata sy të dashur atdhetar ose vendlindor që i shohin sytë e ti të etur dhe përmalluar aq shumë për... gjithëçka. Edhe për një të shame të rëndë në shqip aty dhe atëherë kur gjithëçka të ngjante në ëndërr. 

Edhe ikja nga liria së bashku me fjalët e ngelura në fytë dhe ato përshëndetje e përqfime të harruara tek pragu i derës.

E gjithë kjo sikur të ngjanë në ëndërr ose vorbullë të çmendur malli dhe nostalgjie që i davaritë hallët e përditshme për të siguruar ekzistencën ose kafshatën e bukës e që nuk i thyen dot hallkat ose zinxhirët e robërisë së përkthyer në liri. 

Kështu që ne jemi të burgosurit (pengjet) ose robërit e ëndërrave tona për një jetë me të mirë dhe dinjitoze.

Prandaj, "njeriu, lideri, politikani, komandati ose çlirimtari shqipar, është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen."-Preludim nga shkrimi i njour i Edgar Morinit “Hyrje në një politikë të njeriut” 

"Tre pasione të thjeshta, por tepër të forta, e kanë dominuar dhe komanduar jetën dhe personalitetin tim: Etja ose dëshira e kahmotshme për liri e dashuri, kërkimi i dritës së dijes ose diturisë edhe përmes vrimës së gjilperës, dhe keqardhja e thellë për vuajtjet dhe mjeriin e njerëzimit." (Bertrand Russell në "Hyrje në një histori të filozofisë së Perëndimit")

Thonë se 'Sokrati vdiç asokohe në gjyqin ose burgun e Athinës, sepse me tepër e deshti dhe e çmoi lirinë e rrezikuar, se sa robërinë e qetë.;

Ndonëse, të marrët, horrat e ndryshëm ose maskarënjët, vazhdimisht i përqeshin, shpërfillin, shpifin ose injorojnë heronjt ose çlirimtarët e vërtetë, në atë menyrë që gjithëmonë kanë të drejtë në turpin, marrëzinë, nebulozën, hipokrizinë dhe psikopatologjinë e tyre. 

Çfarë krimesh, çfarë padrejtsishë, çfarë konfliktesh, çfarë tmerri dhe mjerimi social, ligjor e politik do i kishte shmangur shoqëria shqiptare ose kosovare për një çast ose moment, po të dilte dikush dhe të hiçte ose largonte frikën e atjeshme individuale dhe kolektive, duke bërtitur para të tjerëve me fjalët: Të nderuar, mos i dëgjoni këta mashtues ordiner dhe ambulant. Këta diler ose trafikant të flamujve, kombit, atdheut, shpirtit dhe moralit tonë. Jemi të marrë dhe të mbaruar nëse harrojmë se vlerat dhe frytët e lirisë (çlirimit) dhe UÇK-s, iu përkasin ose takojnë të gjithëve, ndërsa toka, prona, pasuria, populli (kombi), atdheu, shteti dhe pushteti i Kosovës, nuk i takojnë askujt tjetër veç e veç!

Thonë se Tali (Talesi) i cili lindi dhe jetoi në Milet  (gjatë shek VI ose VII para Krishtit)- ishte njeri prej kokave më të mençura ose gjeniale në antikë. Ai ishte edhe filozof, edhe politikan, edhe astronom, edhe inxhenier, edhe ushtarak i zoti dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, si politikan ose strateg i madh ushtarak dhe politik, Tali (Talesi) atëbotë hodhi idenë ose teorinë e njohur mbi  "Bashkimin ose unionin e qytet-shtetëve të Jonit, Egjeut, Korintit, Spartës, Athinës, Mikenës, Miletit etj."-kundër përsianëve.

Ngriti ose themeloi shumë shkolla ose akademi të ndryshme ushtarake, politike etj. 

Gjërat më të mençura dhe më të çmuara në luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake dhe politike, Tali (Talesi) i quajti kohën dhe hapësirën së bashku me vigjilencën dhe gadishmërinë popullore (qytetare), ushtarake dhe politike.

Talesi (Tali) nuk kishte aspak frikë nga lufta dhe pasojat e saj, por thjeshtë i vinte keq lidhur me fatin e njerëzve ose qytetarëve të vendit të tij që i kishin zgjedhur dhe pranuar liderët ose komandantët e paaftë, inferior dhe injorant.

"Le të digjën me zjarrin e turpit dhe mëkatëve të veta, kjo është hakmarrja ime ndaj tyre!", tha asokohe Talesi.

Nuk mund të thirësh në emër të "miqësisë ose aleancës së madhe Nato-UÇK-së" gjatë luftës së fundit në Kosovë, nëse disa nga udhëheqësit ose komandantët kryesor të UÇK-së (të cilët SHBA-së ose Perëndimi, dikur i kanë ngritur në mite, epose ose lehjenda, duke i quajtur hero të luftës dhe paqës, Gjorgj Vashington të Kosovës etj.)-sot mbahën të paraburgosur në Den Hagë.

Të ngjanë në trill, tetatër, spekulim, manipulim etj. Për të mos thënë në blafemi politike, diplomatike, administrative, juridike etj.

Një digresion....

 "Lirinë dhe pavarësinë tuaj individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetërore, nacionale, qytetare dhe politike, gjithëmonë duhet t´i masni dhe vlerësoni në bazë të atyre që i keni dhënë dhe sakrifikuar për to dhe jo mbi "bazèn" e asaj sa keni përfituar

nga ato! " Do u thoshte dikur banorëve ose qytetarëve të Nju Jorkut ( New York) një strateg ose komantant i njohur anglo-amerikan-pas shpalljes së New Yorkut (Nju Jork) si Metropola ose Kryeqyteti i Parë Federal i SHBA-së.

Se këndejmi, i ngritur dhe themeluar dikur si thuhet nga emigrantët ose kolonistët holandez në vitin 1626: Qyteti i New Yorkut (Nju Jork) deri në vitin 1646 dhe më vonë,  ishte i njohur dhe i quajtur si "New Amsterdam", "New Harlem" etj. Ndërkaq, pas fitorës ushtarake dhe depërtimit triumfal të forcave angleze ose britanike në vitin 1646, New Yorku ( Nju Jorku) do e merrte emrin e sotëm që e ka, në bazë të emrit të "Dukës" ose "Princit" të ri anglez të Yorkut (Jork) i cili më vonë do bëhej edhe Mbret i Anglisë.

Shteti ose "kolonia e parë angleze" në SHBA-së e cila i kishte fituar ingerencat ose kompetencat e njohura administrative dhe juridike nga "metropola" ose "kurora mbretëroe" e Anglisë në vitin e largët 1619-1624, ishte Virxhinia e administruar nga shtresat e larta aristokrate të "plantazherëve" ose sipërmarrësve të pasur në bashkëpunim me pjesëtarët e shtresës së mesme,  të ulët (gentry) dhe të tjerë....Për t´u pasuar dikur me vonë nga Marylandi, Carolina, New Yorku, New Jersey, Delaware, Georgia, Massachuesti, Connecticuti, Rhode Islandi, Pennsylvania etj....Duke e nënkuptuar këtu edhe ndarjen e shtetit nga kisha së bashku me fillet e lirisë dhe pavarësisë së plotë amerikane nga "kurora" e huaj angleze, franceze, holandeze, spanjolle, dhe kështu me radhë. ( Kujto: " Mayflower dhe 41 Pelegrinët" e William Pennyt etj.) 

Si pasojë e "luftës dhe fitorës së përbashkët- kundër Francës", dikur me vonë kishte ndodhur ose ishte zhvilluar edhe lufta ose konflikti i hapur i kolonive të atëhershme në SHBA-së -kunder "metropolës" ose "kurorës mbretërore" angleze. Duke u mbyllur ose përfunduar me "pavarësinë 13 shtetëve te para amerikane" nga "metropola ose "kurora mbretërore" e Anglisë, si dhe duke shënuar kështu edhe fillimin e luftës dhe revolucionit të njohur të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të plotë shtetërore, nacionale dhe politike nga "kurora angleze". 

Në Protestën ose Peticionin e njohur të "Kongresit të New Yorkut" në vitin 1765, thuhet se (nuk) ishte bërë fjalë  mbi "pavarësinë e plotë" të 9, respektivisht 13 kolonive të para amerikane" nga "metropola" ose "kurora angleze", por... 

Lufta ose revolucioni i lartëpërmendur amerikan-kundër "metropolës" ose "kurorës mbretërore"angleze, në radhë të parë ishte luftë ose konflikt i hapur në mes lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit legjetim të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan dhe "sovranitetit mbretëror" ose "parlamentar" anglez. 

Duke shënuar në këtë kontekst të përgjithshëm epokal dhe historik edhe fitorën e parë të ushtisë amerikane-nën komandan supreme të Gjorgj Uashingtonit (George Washington) -kunder ushtise angleze në vitin 1777. Respektivisht, përmysjen ose debimin e guvernerëve ose administratorëve të huaj nga administrata dhe pushteti legjitim amerikan në shumicën e shtetëve amerikane.

 "Liria dhe pavarësia e gjithëmbarëshme shtetërore dhe nacionale, lindin ose fillojnë me bindjen ose besimin e thellë individual dhe kolektivë në fitore." ( Epistemologjia e përgjithshme revolucionare dhe politike e shtetit dhe kombit të madh amerikan.) 

Lufta dhe revolucioni i madh amerikan, asokohe i kishin edukuar, moralizuar, eksploruar dhe emancipuar edhe shumicën e shtetëve dhe popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit dhe kontinentit të vjetër evropian. Sidomos levizjet e njohura liridashëse dhe patriotike në Holandë (kundër mbretit Vilimit V-të të Oranjes), në Toskanë të Italisë, të mbretit Leopoldit ose vëllait të tij-Josipit II-të Austro-Hungarisë, në Poloni (të mbretit Stanisllav Poniatovski), në Francën e Lujëve ose Bonapartëve, Irlandë, Angli, Gjermani, Spanjë, Portugali dhe gjetkë. ( Lëxo: " Virginia Bill of Rights", " Checks and Ballances" etj.)

 Ndonëse, spanjollët, francezët, holandezët dhe të tjerët, shumë kohë i kishin shtypur, shfrytëzuar ose eksplatuar ekonomikisht dhe në të gjitha format tjera kolonitë e ndryshme në Amerikën Latine si dhe në Amerikën Qëndrore. Duke i përfshirë këtu edhe kolonitë e tyre në SHBA-së dhe Kanada si Louisiana, Florida, New Mexico, Texasi, Quebecu etj....Kur Franca, pas disafatave të njohura ushtarake (luftarake)-kundër Anglisë gjatë vitëve 1759 etj, pos Krahinës ose Provincës së njohur të Kuebekut (Quebec) në Kanada, asokohe ishte detyruar të tërhiqej tërësisht edhe nga kolonitë e dikurshme amerikane duke filluar që nga Liqejtë ose Lumenjtë e njohur në Missuri ose Mississipi dhe deri në Gjirin e njohur të Meksikës. 

Se këndejmi, për dallim të Anglisë, Franca e asokohëshme imperiale dhe kolonialiste, duke filluar nga Lumi ose Liqeni i njohur i Shën Lorencit dhe deri në Misissippi të SHBA-s, kishte vendosur një sistem ose regjim të hekurt ushtarako-policor me punkte ose zona të rrepta ushtarake dhe policore në kufirin e njohur në mes "kolonive franceze" dhe "kolonive angleze" në Ohio, Alleghenm dhe regjione të tjera të SHBA-s, të ndodhura asokohe nën sundimin ose administrimin imperial ose kolonialist të Francës, Britanisë së Madhe etj. 

Gjatë asaj kohe do zhvillohej edhe e ashtuquajtura "lufta e vogël" imperiale ose kolonialiste në mes Britanisë së Madhe dhe Francës në truallin ose teritorin e sotëm të SHBA-s, e cila do mbyllëj me fitorën e anglezëve, gjegjësisht me "Paqën e Parisit" me 1763, sipas të së cilës, Franca me në fund do të eliminohej (përjashtohej) nga i ashtuquajturi "klubi i fuqive kolonialiste" në Amerikën Veriore (SHBA-s dhe Kanada) dhe më gjërë.

Në këtë prizëm, Anglia me përjashtim të provincës frankofone të Quebecut dhe Montrealit (Kanadaja e sotme)- asokohe i kishte aneksuar të gjitha kolonitë e atëhershme franceze dhe holandeze në SHBA-s dhe Kanada si New Harlem, New Amsterdam, Ohio, Lousiana, Missippi, Misouri etj.

Pa i harruar këtu edhe historitë e njohura të shtetëve amerikane si Georgia, Virginia, Maryland, Carolina, Califorina, Pensnsylvania, New York, New Yersy, Masaqussets, Louisiana, Florida, Maine, New Hamshire, Vermont, Rhode Island, Delaware, Connecticut etj., të ciat ishin kurorëzuar dhe sublimuar me Deklaratën e lartëpërmendur të Pavarësisë Amerikane me 1776, respektivisht në Kongreset dhe Konventat e njohura Konstitucionale dhe Historike të Philadelphias (Filadelfisë) me 1774 dhe 1787.

Ndërkohë që duke filluar nga viti 1812 dhe deri në vitin 1814, ishte zhvilluar edhe lufta e njohur e Shtetëve tè Bashkuara (SHBA-s) dhe Mbretërisë së Bashkuar (B. Madhe) për Kanadanë, e cila do mbyllej me "marrëveshjen paqësore" ("status quonë") e Gjenevës me 1814.

P.S. 

Gjeneral-Marëshali dhe Presidenti i njohur i Gjermanisë, Von Hiendenburg, duke i komentuar rrjedhat dhe zhvillimët e përgjithshme politike dhe ushtarake gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, do shprehej në menyrë ekskluzive dhe eksplicite: Në krahasim me frontët ushtarake ose luftarake, frontët e luftërave të ndryshme politike ose diplomatike, nganjëjerë janë shumë me të rrezikshme dhe sfifuese."
Gjermanët ushtarakisht e fituan Luftën e Parë Botërore, por e humbën në prapavijat ose frontët e ndryshme intelegjente (spiunuese), politike ose diplomatike.
Të duket e tmershme, e papranushme, reaksionare dhe anakronike, kur pjesë ose prona shoqërore ose publike të tokës së shënjtë atdhetare ose vendlindore të Kosovës, të larë ose skurruar me gjakun e djemve dhe bijave më të mira të kombit dhe atdheut,  në bazë të "xhunglës së madhe" të dofarë ligjësh të pashkruara dhe të pashkelura në Kosovë, duhet t'u ipen ose falen blanco serbëve në formë "dodik republik"ose asociacioni parashtetror" të serbëve në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës! 

Aty pra ku çetnikët ose paramilitarët serb, tani e më shumë se 2O vjet, e bëjnë ligjin 

Sebepi "liberalizimi i vizave" ose ikja (dyndja) masive e shqiptarëve në Perëndim!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat