Shpërfaqet publikisht monstruoziteti i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Opinione

Shpërfaqet publikisht monstruoziteti i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Lirim Gashi Nga Lirim Gashi Më 23 tetor 2021 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Shpifjet dhe intrigat më monstruoze, të cilat janë shndërruar në themel dhe shtylla të procesit të montuar kundër Z. Sadri Ramabaja dëshmojnë qartë se çfarë bishash monstruoze ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë.

Këta (pa) njerëz kanë aq shumë mëkate në biografitë e tyre saqë do të isha shumë i lumtur sikur të liroheshin sa më shpejtë nga burgu luksoz i Hagës dhe të përballeshin me drejtësinë vendore.

Fakti që një kreativitet i tillë për mbrapsht e mbanë ashiqare mbishkrimin e ish UDB-së, respektivisht BIA-s së sotme serbe, është dëshmi që këta dy monstera janë më origjinal se sa origjinali.

Unë nuk e di se si mund të ketë shqipfolës brenda këtij populli, që ende derdhin lot për këta dy Monstera.

Këta kriminelë kleptokratë, gjysmë analfabetë dhe kuisling jo vetëm që nuk e meritojnë asnjë lot të askujt, por një përballje shumë më të ashpër me drejtësinë vendore sesa me atë të konstruktit të themeluar prej mentorëve të tyre serbë dhe zagarëve të tyre ndërkombëtarë, që duan t'i rehabilitojnë.

Sepse këta dy qyqarë asnjë serbë të vetëm nuk e kanë vrarë, prandaj lirimin e kanë të sigurt.

Mirëpo se a do të vërtetohen akuzat kundër tyre për persekutime dhe vrasje të panumërta të shqiptarëve të pafajshëm në luftë dhe pas saj dhe se a do të dënohen për këto krime monstruoze për të cilat dyshohet se i kanë kryer, varet prej interesit të serbëve dhe ndërkombëtarëve pro serbë, që e kanë themeluar Gjykatën Speciale për t'i rehabilituar bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë shqipfolës.

Sadri Ramabaja thjesht ishte viktimë e tentimit zuzarë të zuzarit, intrigantit, kriminelit dhe tinëzarit të poshtër me emrin Hashim Thaçi dhe zagarit të tij Kadri Veselit për ta krijuar një lidhje të shpifur ndërmjet "Syrit të popullit" dhe krerëve të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.

Për ta realizuar qëllimin e tyre të poshtër ata e shndërruan Sadri Ramabajën në një hallkë të zinxhirit fantastiko-shkencor dhe me këtë dëshmuan se zemrat e tyre janë të ndërtuara prej qymyrit të Majdanpekut, ndërsa gjenet, kromozomet dhe indet e tyre prej spermatozoideve të Luciferit.

Synimi i tyre përfundimtar ishte natyrisht shpallja e Vetëvendosjes organizatë terroriste dhe dëbimi i saj nga skena politike.

Sylë Hoxha dhe Driton Gashi janë ekzemplarë tipik të shëmtisë maksimale njerëzore dhe profesionale të cilët në drejtësinë si "konopi në thes", i instaloi Prontomafia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Prandaj vafshin në ferr.

Për mua nuk është aspak befasi që Partia e tyre mafioze nuk është distancuar prej tyre.

Kjo është dëshmi që reformat e saj janë të tipit ''iku Hasani erdhi djali i tij Hyseni".

Në fakt Hasanat në këtë parti i dirigjojnë Hysenat tërë kohën nga prapaskena me telekomandë.

Mirëpo fatmirësisht mashtrimi optik "made in Prontomafia" ma nuk pinë ujë të njerëzit që i kanë dy gram tru.

Prandaj për mua nuk është aspak befasi që PDK-ja mafioze nuk e kurseu as Bekim Jasharin nga poshtërsia, sabotazha dhe tradhtia e saj, në zgjedhjet e fundit lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat