Rritja e lartë dhe e pakontrulluar e artikujve të konsumit

Opinione

Rritja e lartë dhe e pakontrulluar e artikujve të konsumit

Nga: Adem Bytyçi Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:56
Adem Bytyçi

Rritja e lartë dhe e pakontrolluar e artikujve esenciale të konsumit ka shkaktuar reagimin e arsyeshëm të qytetarëve.

Qeveria Kurti, posa erdhi në krye të vendit përveç tjerash premtoi uljen e çmimit të artikujve esencial të konsumit si vajit, sheqerit, miellit dhe artikujve tjerë të domosdoshëm, por kjo nuk ndodhi ashtu siç kishte premtuar z. Kryeministër Albin Kurti.

Këto ditë rritja e çmimeve të artikujve kryesore të konsumit ishte aq e lartë sa që pjesa  dërrmuese e qytetarëve të Kosovës e kanë të pamundur për t´i përballuar për shkak të nivelit të ultë  të gjendjes materiale të tyre.

Reagimi o Qeverisë Kurti, se këtë fat e kanë edhe popujt e shteteve tjera për shkak të pasojave të pandemisë, krizës energjetike dhe rrethanave tjera të pafavorshme ekonomike, nuk duket të jetë një arsyetim relevant, sepse niveli i standardit të qytetarëve të Kosovës është shumë i ulët në komperacion me standardin e qytetarëve të shteteve tjera të zhvilluara.

Qeveria Kurti, duhet të ndërmarr masa adekuate për të influencuar në krijimin e kushteve, që qytetarët të përballojnë këtë trend të rritjes astronomike të çmimeve, të rris pagat, veçanërisht pagën minimale, pensionet dhe ndihmat sociale.

Në të kundërtën, pakënaqësitë e qytetarëve do të rriten në shkallë protestash dhe demonstratash, madje veprimet sindikale mund të jenë radikale, përballimin e të cilave nuk do ta ketë edhe aq lehtë qeveria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat