Mos e akuzoni Ahtisarin për Asociacionin!

Opinione

Mos e akuzoni Ahtisarin për Asociacionin!

Nga: Adem Bytyqi Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:48
Adem Bytyqi

Asociacionin nuk e solli Ahtisari, atë e gjeti në mesin tuaj.

Ata që e kanë lexuar Planin e Ahtisarit, të dërguarit special të KS, të OKB–së, për statusin e Kosovës dhe mbi të cilin plan është shpallur pavarësia e Kosovës, nuk mund të gjejnë askund në këtë plan Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, të cilin e kërkon Serbia, për ta sakatosur përfundimisht funksionimin normal të pavarësisë së Kosovës, brenda territorit të saj.

Asociacioni që pjellë e mendjes defekt dhe të sëmurë të përfaqësuesve analfabetë politikë të Kosovës në negociatat e Brukselit, me palën serbe…

Cilët ishin ata politikanë  të verbuar nga etja për pushtet, të cilët Kosovës ia sollën një „dhuratë„ serbe kaq shtet rrënuese, i dinë dhe i njohin edhe fëmijët në djep, prandaj nuk ka nevojë të përmenden me emër dhe mbiemër.

Emrat e tyre do t’i kujtojë gjatë për të keq historia e Kosovës, tek tani kanë filluar t’i vuajnë pasojat e mëkateve të cilat ia kanë shkaktuar shtetit të Kosovës, por ky është vetëm fillimi…

Ky grup politikanësh Kosovar kurë e kanë kuptuar se sa keq i kanë bërë shtetit të Kosovës, kanë filluar ta akuzojnë njëri tjetrin se unë nuk isha ai që e pranova asociacionin , por ishte ky tjetri, duke mos dashur të shkojnë bashkë në ferrin e historisë për një të keqe vërtetë tragjike të cilën ia sollën në derë shtetit të Kosovës, nga e cila edhe nuk e ka lehtë të shpëtojë Kosova për shkak të presionit ndërkombëtar…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat