Rajoni i Ballkanit Perëndimor, në ditët e sotme, po përjeton krizën më të thellë që pas përfundimit të luftërave të viteve të nëntdhjeta. Ballkani Perëndimor,sërish është kthyer në vitet e´90, vetëm se nuk ka luftë, por e cila po i troket në derë.Në fillim të ´90 lufës në këtë rajon i parapriu “ndodhia e popullit” e kujtojmë mire këtë frazë të Milosheviq “dogodio se narod”.
Kjo frazë dhe tani përdoret nga ish ministri i tij i propagandës Aleksandar Vuçiq, i cili qëndron pas “ndodhi populli” në Mal të Zi, pikërisht në Cetinë. Protesta e besimtarëve ishte rrëzimi i Mile Djukanoviq,ashtu që në pushtet të vinin partitë proserbe, të cilat parti do ta kthenin Malin e Zi brenda Serbisë. Regjimi i Beogradit po bënë fushatë të egër përmes medieve kundër Malit të Zi dhe Kosovës.
Përse Beogradi sërish ka lansuar parollën se “serbët në shtetet fqinje janë të rrezikuar”, po i njëjti skenar i fillimit të nëntdhjetave,me thirrjet “Svi srbi u jednoj državi” (gjithë serbët në një shtet)dhe Serbia duhet t´i mbroj. Kështu Vuçiq po ripërtrinë idenë e bashkimit gjithëserb.
A po fryen erë lufte në Ballkan?
“Të gjithë serbët në një shtet” është projekt i Serbisë së madhe, i cili projekt para 30 vitesh i kishte dhënë krahët presidentit të atëhershëm Slobodan u Milosheviq, projekt i cili do bashkonte të gjitha trevat ku jetonin serbët nëish Jugosllavi. Kyprojekt kishte rënë, por kurrë nga ky nuk është hequr dorë. Ky projekt tani i bekuar me kryqin me emërtimin – “bota serbe”. Dhe këtë “botë serbe” e proklamoi presidenti i Serbisë, dhe sipas tij duhet të përfshinte Republikën Srpska në B&H, Malin e Zi dhe Kosovën.
Përse Vuçiq, asnjëherë nuk u distancua për paralajmërimet e Dodikut se Republika Srpska doi bashkohet Serbisë,tani më e njohur se cili është roli i Kishës Ortodokse Serbepër bashkim. Për gjithë këtë sa është i vetëdijshëm faktori ndërkombëtar se kjo krizë është shumë e rrezikshme, se kjo do të shkaktonte luftë. A do të lejoj Evropa dhe SHBA të ndodhë edhe një luftë në Ballkanin Perëndimor.
Kriza filloi në Mal të Zi. Era e luftës sërish po fryen në këtë rajon. Për momentin kjo po ndodhë në Mal të Zi dhe Bosnjë, por kjo shpejtë do përhapej edhe gjetkë.
Të nëntëdhjetat po shpërndajnë hijen në të sotmen.Po kjo është një paralele me atë që ka ndodhur në të ´90. Kjo që pondodhë në Mal të Zi, Bosnjë dhe Kosovëështë për tu brengosur. Pas ndodhjes së popullit qëndron rreziku permanent i ngjarjeve dhe veprimeve të liderëve autoritar dhe të korruptuar, si në të ´90 dhe kjo vlen për Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.
Megjithatë i jemi larguar paksa të ´90, kemi shembuj, se Kosova në zgjedhjet nacionale të shkurtit tregoj dozë të lartë të pjekurisëme ndërrimin e pushtetit, e që kjo nuk mund të ndodhte po dhe tani në Serbi, Bosnjë Hercegovinë dhe Mal të Zi. Kështu një foto të zymtë kemi në pjesën qendrore të Ballkanit,s i mjaftë komplekse dhe brengosëse.
Daullet e vitit 1990 me “ndodhjen e popullit”…
Pa asnjë dyshim se Serbia është në këmbë mu si në vitet 1991 dhe 1992. Këndohen këngë nacionaliste –shoveniste, me vizatime tregishtash, flitet dhe propagandohet se janë të rrezikuar tempujt dhe ikonat kishtare, pra me një ikonaografi kishtare, thirrjet në Mal të Zi “Milo Šiptare” (Milo shqiptar)ashtu që mediet e regjimit në Beograd më shumë merren me Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën se sa Serbinë.
Sot në Serbi, në pushtet qëndrojnë ata që në të ´90 ishin aktiv. Qëndrojnë si qytetarë të merituar të këtij vendi. Aleksandar Vuçiq, I cili në kohën e luftës ishte ndihmës i kriminelit Sheshel, dhe në një kohë edhe ministër i informacionit dhe propagandës, i njohur për ligjin anticivilizues për mediat, dhe sot udhëton në Berlin dhe Bruksel dhe me plotë gojë, pandërprerë flet për integrimet evropiane, dhe për këtë nuk ka shpjegim tjetër, pos se në Evropë mbretëron dyfytyrësia e paskrupullt–ngase shtiren se kjo që u thotë Vuçiq është tablloja reale e gjendjes.
Serbia po bënë luftë të tmerrshme mediatike kundër udhëheqjes së Malit të Zi. E gjitha gënjeshtër patologjike lufte, që veç kjo di të sajojë dhe përdorë – propagandë e qartë lufte. Për ngjarjen e Cetinës bënë dezinformim se Gjukanoviq kërkonte ushtrinë të intervenonte, pastaj tregimi famoz “se po vinin ushtarët dhe oficerët shqiptarë të shtypnin protestën serbe”. Mali i Zi dhe tani i është ekspozuar një presioni apsolut nga Serbia. Pra e njejta matricë mu si e viteve të ´90-ta.
Në këso situate që po mbretëron, brengos fakti, mu si në rastet e fundit në Kosovë, Bashkimi Evropian sillet në mënyrë oportune ndaj Vuçiq, ngase së pari do zgjidhi çështjen e Kosovës. Këto ditë,Vuçiq kishte kishte publikuar një shkrim në Euronews, u ku thotë se demokracia në Serbi është e rrezikuar nga opozita. Dhe ky është cinizmi i skajshëm i cili ka zënë vend në një medie evropiane. Po si i lejohet Vuçiq t´i jepet hapësirë në Euronews me këso gënjeshtra. Mendohet se për derisa do ketë këso politike evropiane oportune– Serbia do vazhdoi me avazin e vete.
Përse presidentit të Serbisë Vuçiq i duhet kjo krizë?
Nga shumë analistë politike jepet përshtypja se Vuçiqit i duhet kompenzim për Kosovën, ngase po ofrohet koha kur ky duhet ta njoh Kosovën si shtet. Dhe që ta gëlltiste populli serb këtë, kërkohet bashkimi me Malin e Zi dhe Republika Srpska, pra të ndodhi “Bota serbe”. Megjithatë, kjo mund të trajtohet edhe paksa ndryshe, nuk mund të trajtohet si kompenzim. Ky është program nga ideja se Serbia nuk guxon të dal e mundur nga zhbërja e ish Jugosllavisë, dhe se ka të drejtë të luftoj për bashkëkombasit e saj, po edhe duke zgjeruar territorin e saj.
Qëndron, se kjo është kriza më e thellë në Ballkanin Perëndimor – por luftë nuk do ketë?
Megjithatë mund të nxirret premisa se luftë nuk do ketë, shkaku i mungesës së kapaciteteve dhe për atë se Evropa, për momentin ballafaqohet me shumë probleme të brendshme dhe nuk do i lejonte vetes që në kufitë e saj të ndodhi një luftë e re e cila do i kushtonte shumë. Kështu do të veproj që një luftë të mos shpërthente. Por kriza po qëndron permanente. Në pjesën qendrore të Ballkanit Perëndimor po mbretëron agonia e cila po përsëritet nga viti në vit, e që po lë pasoja negative po dhe të rrezikshme në tërë rajonin.
Dhe unë dua të besoj, se një konflikt lufte nuk do ndodhë. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Serbia më nuk mund të duronte, që të humbi edhe një luftë. Serbia e di mirë se është e rrethuar me shtetet anëtare të NATO-s, që janë Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi po dhe Maqedonia e Veriut. Ky është element qenësor që suspendon luftën. Po Serbia kërkon luftë me kërkesë të mentorit të saj Rusisë–patjetër se do llogaris paraprakisht se do ndeshej me makinerinë e fuqishme Veriatlantike NATO, po edhe të lëvizi edhe gishtin e vogël.
Tre skenare të BE për B&H deri në 2025. Luftë e re, ngecje ose hyrje në BE
Analistë të Institututit për siguri në Paris, shohin si më të vështirën marrëveshjen për Kosovën dhe B&H, ashtu që të arrihej një zgjidhje e qëndrueshme dhe të përhershme për gjithë akterët.
Po si do dukej Ballkani Perëndimor në 2025? Do të shohim shpalljen e pavarsisë së Republikës Srpska, marrëdhëniet edhe më të përkeqësuar mes Kosovës dhe Serbisë si dhe rritje të nacionalizmit në gjithë rajonin – futjen e Malit të Zi brenda Serbisë apo futjen e Malit të Zi dhe Serbisë në BE, me shpresën se këtë do e ndjekin edhe shtetet tjera të rajonit?
Në këtë mori pyetjesh, se në çfarë rrugësh do zhvillohen marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, përgjigjet ishin dhënë nga Instituti për studime të çështjes së sigurisë(ISS) EU, i cili edhe nuk apstrahon edhe mundësinë edhe të shpërthimit të luftës deri në 2025, që njëherë përnjëherë tregohet e kryqzuar.
Perëndimi do veproj –apo qëndroj indolent?
“Gjithçka mund t´i mëveshet lidershipit dhe nacionalistëve serb”, kishte shkruar e përditshmja e Berlinit TAZ, “por një gjë qëndron e pamohuar – nuk mund të thuhet se nuk janë dinak”: “Kur era u fryen në fytyrë atëher tërhiqen, por sërish nuk largojnë nga shikimi caqet afatgjate. Kur BE është në krizë, e Perëndimi në rrafshin politik të jashtëm indolent dhe të pafuqishëm të veproj, ata bëjnë ekspertizën se sa larg mund të shkojnë”.
TAZ për vizitën e para pak kohësh, të Angela Merkel dhe Ursula von der Leyen rajonit të Ballkanit, kanë theksuar deklaratat për atë se “Serbia ështëfaktor stabiliteti – si njëra nga vlerësimet më të gabuara të dhëna nga ana e BE”.
“Dobësia e Perëndimit ka krijuar vakum politik në të cilin tani po depërtojnë strategët serb. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, tani këta do provojnë se çka mund të shkoj, e çka jo. Vuçiq dhe Dodik me këtë rast do mbështeten në mbështetjen e Rusisë”.