Me forcë nuk do të thotë se ka drejtësi

Opinione

Me forcë nuk do të thotë se ka drejtësi

Nga: Mr. Ali Hertica Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 09:52
Mr. Ali Hertica

Banketi shtetëror me qirinj vezulluese, zhurma e zërave të rëndësishëm që forcojnë ngadalë lidhjet diplomatike: duket si një skenë nga një epokë e kaluar. Ka kaluar koha kur ju, si politikan ose kryetar shteti, mund t'i shpëtonit dimrit kosovar pa shqetësuar duke shkuar në një udhëtim pune në vende më ekzotike. Më i forti nuk është asnjëherë mjaftë i fortë për të qenë gjithmonë sundues nëse ai e shndërron forcën në ligj kinse të drejtë dhe bindjen në detyrim.

Që këtij e drejta i takon më të fortit e drejta merr mënyrën ironike në dukje të realitetit të vendosur në parime shoqërore. Por a s’do të na e shpjegojnë vallë kurrë qeveritarët tanë këtë fjalë të forcës së sundimit të ligjit të forcës që kanë, ku forca është një fuqi fizike, ku unë e shoh se më këtë ligj të forcës së shtetit dhe liderëve kosovarë ku do të rezultojë me shumë pasoja për vet shtetin dhe shoqërinë tonë.

Të dorëzohesh ndaj forcës është një veprim domosdoshmërie, por jo vullnetshëm apo më dëshirë ku vullneti është aq më shumë një akt kujdesi. Supozojmë një çast këtë të drejtë që pretendohet si i tillë, unë them se s’rezulton veçse një rrëmujë e pashpjegueshme sepse forca është ajo që e bënë të drejtën, pasoja ndryshon së bashku me shkakun ku çdo forcë që ia kalon të parës zëvendësojnë të drejtën e saj. Për sa të mos bindemi pa u dënuar, mund të bëjmë këtë në mënyrë legjitime dhe meqenëse më i forti ka gjithmonë të drejt, puna s’mbetet të jetë veçse që të jesh më i fortë.

Por cila është ajo e drejtë që pushon së qeni e tillë kur mbaron forca. Nëse duhet të bindemi nga forca, atëherë nuk kemi nevojë të bindemi në formën e detyrës dhe meqë nuk jemi më të detyruar të bindemi nuk më detyrim. Këtu shohim që kjo fjalë e së drejtës nuk i shton asgjë forcës, ku ajo këtu asnjë kuptim. Binduni pushtetit, nëse kjo do të thotë dorëzohuni para forcës, urdhri është i mirë por i kotë unë përgjigjëm se ai s’do të shkelet kurrë. Pranojmë pra se forca nuk bën të drejtën dhe që s’jemi të detyruar të bindemi veç fuqive legjitime e jo të banditëve shtetërore e klaneve mafioze siç ka Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat