Letër publike për Audrey Azrey, drejtore e përgjithshme e UNESCO-s

Opinione

Letër publike për Audrey Azrey, drejtore e përgjithshme e UNESCO-s

Nga: Rexhep Torte Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 17:29
Rexhep Torte

E nderuara Zonja Audrey Azrey, UNESCO duhet ta dijë se Serbia kriminale në Kosovë ishte okupuese. Se Serbia kriminale në Kosovë çdo gjë e kishte të okupuar dhe të vjedhur.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Ana Bërbnabiq, kryeministre e Serbisë kriminale, gjatë vizitës së saj në Paris, ku po mbahet Forumi i Paqes, para mediave deklaroi se, “Serbia do të kundërshtojë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte katastrofë, një precedent i madh dhe do të sillte me vete çështje të përmasave globale, të cilat nuk i nevojitën UNESC-os”, deklaroi Bërnabiq.

Ana Bërnabiq këtë e deklaroi në prag të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe të shënimit të 75 vjetorit të kësaj organizate, ku do tu drejtohet pjesëmarrësve, ajo tha se do të merret me çështjen e Kosovës dhe manastiret në Kosovës”.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovës janë të Koosvës dhe të shqiptarëve dhe Kosova dhe shqiptarët ato i kanë ruajtur dhe do t’i ruajnë më mirë ser Serbia kriminale.

Serbia kriminale nëpërmjet kishave, manastireve dhe patriarkanave që pretendon se janë serbë, dëshirojë të ketë influenca në Kosovë, për ta penguar Kosovën shtet të pavarur e sovran.

E nderuara Zonja Audrey Azulay, mos lejoni T’ju mashtrojë Serbia agresore gjenocidale dhe kriminale. Mos lejoni T’ju mashtrojë Aleksandër Vuçiqi, krimineli, demagogu dhe rrenacaku i shekullit.

Më datë 8 dhjetor 2019 mediat botërore informuan për deklaratën skandaloze të Aleksandër Vuçiqit se gjoja masakra ndaj qytetarëve të pafajshëm që kreu Serbia në Reçak të Kosovës na qenka trillim.

Tërë bota e din se masakra në Reçak qe shkaku i fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Serbi dhe në Kosovë.

Mediat e Serbisë më datë 13 shtator 2019, njoftuan se Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë pas takimit në Beograd me z. Audrey Azoulay, drejtore e përgjithshme e UNESCO-s, ka deklaruar se, "Serbia i vlerëson aktivitetet e kësaj organizate në mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar serbe në Kosovë. Kjo trashigimi historike dhe fetare është e gjithë botës”.

Ndërkaq në komunikatën e Presidencës së Serbisë, thuhej se. “Vuçiq shprehu mbështetje për përpjekjet e z. Azoulay për të ruajtur vlerat thelbësore, mbi të cilat bazohet puna e UNESCO-s, si edhe për të parandaluar politizimin e saj”.

E nderuara Zonja Audrey Azeulay, në respektim të personalitetit Tuaj dhe të detyrës së rëndësishme që po kryeni, unë në cilësinë e gazetarit me përvojë më shumë se gjysëm shekulli në gazetari, përvojë e fituar me përkushtim maksimal në sinqeritet dhe mbështetje në argumente bindëse, sërish po Ju informoj sa vijon:

Serbia dhe serbët Janë falsifikatorë të mëdhenj të historisë, dhe historinë e tyre e mbështesin në mite, gënjeshtra dhe në hegjemonizmin serb.

Trashigimia kulturore dhe fetare në Kosovë është vetëm e Kosovës dhe shqiptare.

Serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Karpatet te Rusia, dhe në Ballkan sollën vetëm egërsinë njerëzore të cilën e demonstruan 14 shekuj radhazi, vetëm duke vrarë e dëbuar popujt vendas.

Serbia në historikun e saj nuk ka asnjë periudhë kohore që të ketë jetuar në paqe me popujt e tjerë.

Serbia edhe në fundshekullin e 2o-të nxiti dhe kreu agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Serbia edhe pse i kreu këto tre agresione gjenocidale në fundshekullin e 20-të, ku vrau, masakroi e dhunoi mijëra e mijëra njërëz të pafajshëm, nuk shprehu asnjë fjalë keqardhje, pendimi, apo falje publike për të gjitha këto krime të kryera, duke vrarë, dëbuar për të okupuar territore të huaja.

Ekzistojnë dokumente historike se shqiptarët si pasardhës të vetëm të Ilirëve kanë jetuar gjer përtej Nishi. Dokumente të këtilla ekzistojnë në arkivat e Stambollit.

Zonja Audrey Azoulay, Serbia dhe serbët janë falsifikatorë të paturpshëm të historisë. Këtë më së miri e dëshmon edhe përvetësimi që i bëjnë serbët Luftës së Kosovës në Gazimestan të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Image
Këtë e dëshmon edhe kjo hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në vitet e shënuara në brendësi të kësaj harte.

Kjo tregon qartazi se një Serbi aqë e vocër në vitin 1817, asesi nuk ka patur mundsi të merr pjesë në Luftën e Kosovës në vitin 1389, për të cilën Serbia mburret e krekoset se e ka mundur ushtarakisht Perandorinë Osmane aqë të fuqishme.

Serbia me luftëra të përgjakshme e ka okupuar edhe Kosovën, duke ua ndryshuar pamjen dhe duke përvetësuar edhe kishat, manastiret dhe patriarkanat orthodokse që kanë ekzistuar në Kosovë para se të vijnë serbët, e që sot i konsiderojnë si vende kulturore e kulti të Serbisë.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare dhe të ruajtura e mbrojtura nga vetë shqiptarët.

Nuk ka mbështetje historike e logjike që pakica serbe që sot jeton në Kosovë t’i ketë ndërtuar të gjitha ato kisha, mnastire dhe patriarkana, që sot Serbia i quan si të saj.

Ekzistojnë shumë fotografi më pamjen fillestare të kishave, manastireve dhe patriarkanave në Kosovë, që dëshmojnë se Serbia ua ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvetësuar.

Kralët e Serbisë për qëllimet e tyre okupuese në vazhdimësi i kanë sulmuar trojet shqiptare për ta okupuar edhe bregdetin shqiptar për të dalë në Detin Adriatik.

Serbia kriminale me shekuj ka kryer vrasje, masakra, dhunime dhe dëbime masive ndaj shqiptarëve autoktonë dhe paqedashës për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare”.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb.

Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Image
Gjenocidi serb i viteve 1912/13

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Freundlich “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka, me banim në SHBA-të.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

Image
Leo Freundlich

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijërëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8-9).

Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan:

“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

(Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

Në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919, për t’ia plotësuar Serbisë dëshirat hegjemoniste, u copëtuan trojet dhe populli shqiptar.

Si rezultat i kësaj më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar mbetën jashta kufijve të shtetit amë Shqipërisë, dhe sot Shqipëria me pesë shtetet fqinje kufizohet me trojet e veta dhe me popullin e vet shqiptar.

E nderuara Zonja Audrey Azoulay, agresioni gjenocidal i Serbisë ndaj Kosovës në vitet 1998/1999 është edhe një e keqe plotësuese që e pësuan shqiptarët.

Në agresionin gjënocidal të fundshekullit të 20-të në Kosovë, ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare, rrëmbyen 1643 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Dogjën qindra mijëra shtëpi të shqiptarëve dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve për në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

E nderuara Zonja Audrey Azoulay, po Jua pezentoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale….

Serbia kriminale pas të gjitha këtyre të zezave e mizorive që i kreu në Kosovë, në vend që të civilizohet e demokratizohet, ajo me një agresivitet të paparë tashmë 20 vite me gënjeshtra dhe korrupsion diplomatik, po e mashtron botën se gjoja në Kosovë nuk ka kryer asgjë të keqe, dhe se gjoja po mundohet që të sigurojë mirëqnie për pakicën serbe prej 5 përqid që jeton në Kosovë, edhe pse kjo pakicë serbë në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Sertbia me shantazhet e vazhdueshme që po ia bën Kosovës, qoftë me pengimin për tu anëtarësuar në UNESKO, në INTERPOL, apo në organizmat tjera ndërkombtare, dëshmon se po përpiqet që me gënjeshtër t’i mbulojë krimet monstruoze të kryera ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

Serbia kriminale dhe serbët kriminelë, trashigiminë e tyre kulturore e fetare duhet ta kërkojnë në Karpatet te Rusia e largët, nga ku edhe erdhën ne Ballkan, e jo në Kosovë ku gjithnjë kanë jetuar shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat