Qeveria e Albin Kurtit e furishme në premtime, por e ngathët dhe e butë në veprime

Opinione

Qeveria e Albin Kurtit e furishme në premtime, por e ngathët dhe e butë në veprime

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 15 nëntor 2021 Në ora: 14:02
Qeveria Kurti

Vetëvendosja dhe Albin Kurti do t’i fitonin këto zgjedhje lokale po t’i zbatonin premtimet dhe ligjet qeveritare.

Qevria e Albin Kurtit duhet sa më parë t’i nxjerr para ligjit dhe drejtësisë si edhe po t’i vendosën prapa grilave “peshqit e mëdhenj” , përkatësisht mafinë politike e korruptive në Kosovë.

Votuesit ne Kosovë në këto zgjedhje lokale nuk duhej t’i lejonin vetes të mashtrohen kaq lehtë dhe kaq shpejt nga opozita kosovare.

Këto zgjedhje lokale e kthyen Kosovën 21 vite prapa,  kur Kosovën e keqqeveriste mu opozitë e sotme.

Zgjedhjet lokale  në Kosovë që filluan më 17 tetor dhe përfunduan  me balotazh më 14 nëntor 2021, e zbehën shumë Qeverinë e Albin Kurtit dhe partinë  e tij Vetëvendosjen.

Unë nuk jam aspak dakord me arsyetimin se humbja e Vetëvendosjes në këto zgjedhje lokale është rezultat i kandidatëve të dobët që i kandidoi Vetëvendosja.

Dihet apriori se çdo kryetar komune edhe pas fitores vepron sipas direktivave dhe udhëzimeve të partisë që i takon, për këtë nuk ka asfarë mëdyshje apo dyshim.

Sipas mendimit tim humbja e Vetëvendosjes në këto zgjedhje lokale, përkatësisht fitorja vetëm në katër  komuna, është pasojë direkte e qeverisjes së ngathtë dhe të butë  të Qeverisë së Albin Kurtit.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij ishin të furishëm në premtime, ndersa shumë të  ngathët dhe të butë në veprime.

Fitorja e opozitës në këto zgjedhje lokale në Kosovë, përkatësisht fitorja e PDK-së në 9 komuna,  e LDK-së në 7 komuna dhe e AAK-së në   5  komuna,  është dëm i madh për Kosovën dhe popullin e saj, sepse Kosovën e kthen 21 vite pprapa  kur Kosovën e kequdhëhoqi  kjo opozitë e sotme.

Për fitoren e opozitës në Kosovë,  fajtorë janë edhe votuesit e Kosoëvs, të cilët u mashtruan shpejt nga opozita kosovare  për t’ia dhënë votën në këto zgjedhje klokale

Votuesit në Kosovë   duke ia dhënë votën opozitës, e godatën mbi demokracinë, e  godatën  të  ardhmen e lumtur  në Kosovë dhe e godatën veten e tyre me tehun e thikës.

Votuesit në Kosovë që ia dhanë votën opozitës,  u mashtruan   nga ujqërit e  vjetër,  të urritur për pushtet dhe për zhvatje në Kosovë, u vunë në mbrojtje të mafisë  vllavrasjëse  për pushtet, për pasurim të jashtëligjshëm dhe për korrupsion.

Votuesit në Kosovë duhet të ishin më të vëmendshëm, më vigjilentë dhe më të kujdesshëm, për të  mos i dhënë mundësi opozitës të rikthehet, opozitës hileqare, e cila e keqqeverisi Kosovën në 21 vitet e kaluara, duke i shkaktuar dëme të pariparueshme, brenda në Kosovë dhe  në arenën ndërkombëtare

Opozita në Kosovë e solli Kosovën pra copëtimit në favor të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, e cila Kosovës  ia shkaktoi tërë ato krime makabëre.

Opozita në Kosovë gjatë keqqeverisjes së saj, u tregua indiferente dhe neglizhente ndaj vrasjeve, masakrave, dhunimeve dhe dëbimeve të shqiptarëve autoktonë në Kosovë.

Qeveria e Albin Kurtit është dashur të veprojë dhe ta  zbatojë  në mënyrë rigoroze atë që e premtoi.

Qeveria e Albin Kurtit premtonte se  askush nuk do të jetë mbi ligjin, se do ta luftojë me ashpërsinë më të madhe pasurimin e jashtëligjshëm dhe korrupsionin, dhe se paratë e grabitura do t’ia kthejë popullit, por  u tregua e ngathët dhe e butë  në realizimin e këtyre premtimve.

Qeveria e Albin Kurtit duhej pa hezitim të vihet në aksion dhe në veprime konkrete, e të   merr vendim dhe të mos lejojë që Kosova nga taksapaguesit e Kosovës t’i paguajë avokatët e shumtë e të shtrenjtë  që kanë angazhuar Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët  në Gjykatën Speciale në Hagë akuzohen për vepra penale të tyre personale, dhe jo për vepra penale të shtetit të Kosovës.

Kur dihet se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë milionerë të pasluftës në Kosovë, dhe për mbrojtjen e tyre në Gjykatën Speciale në Hagë, i hapën e Fondet e tyre në Kosovë për ta zhvatur sërish popullin e Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit, duhej të reagonte menjëherë nëpërmjet prokurorisë dhe hetuesisë së Kosovës  ndaj Vlora Çitakut,  ish ambasadores së Kosovës në SHBA, aktualisht nënkryetare e PDK-së, pas dyshimeve  ndaj saj që ngriti analisti dhe studjuesi Enver Bytyqi, për bashkëpunimin  e Vlora Çitakut me  Matheë Palmerin, Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin për  ndarjen e Kosovës.

E tërë kjo bazuar në deklaratën e boshnjakes Sabina Çudiq., për të cilën edhe sot e kësaj dite Vlora Çitaku nuk është prononcur, por po sjellet me heshtje sikur nuk ka bërë asgjë.

Qeveria e Albin Kurtit duhej të reagonte menjëherë nëpërmjet prokurorisë dhe hetuesisë së Kosovës, ndaj veprimeve korruptive dhe keqqeverisjes së Isa Mustafës, ish kryetarit të LDK-së dhe ish kryeministrit të Kosovës,  i cili në cilësinë e ish kryeministrit të Kosovës, e nënshkruajti në Bruksel edhe  Marrrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, marrëveshje tejet e dëmshme për shtetësinë e Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit duhej të reagonte menjëherë nëpërmjet prokurorisë dhe hetuesisë së Kosovës, ndaj veprimeve korruptive të Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së,  si edhe ndaj keqqeverisjes së tij si ish kryeministër i Kosovës, ndaj të cilit   ka shumë afera korruptive lidhur  me shitblerjen dhe shpronësimin e  tokave, i cili bleu për vete 200 hektarë me vishnje e lajthi për vetëm 70 mijë euro, dhe i cili  kur ishte kryeministër i Kosovës ia fali Malit të Zi 8000 e 200 hektarë bjeshtë të Kosovës .

Ramush Haradinaj,  e ktitikonte dhe e sulmonte Albin Kurtin në vazhdimësi kuturu dhe pa asnjë dëshmi, ndërsa Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk e nxorrën  asnjëherë Ramush Haradinajn para përgjegjësisë ligjore për aferat korruptive ekzistuese.

Personat e lartëpërmendur janë vetëm disa ngapeshqit e mëdhenj të mafisë politike dhe korruptive  në Kosovë, ndaj të cilëve Kanë reaguar edhe SHBA-të  edhe BE-ja, por që  Qeveria e Albin Kurtit  premtonte   se do t’i nxjerrën  para ligjit, por  derisot nuk veproi.

Qeveria e Albin Kurtit, këtyre “peshqve të mëdhenj” të mafisë politike dhe të korrupsion,  ua dha  mundësinë që këta “peshqi të mëdhenj” mafiozë të veprojnë kundër Albin Kurtit, kundër Vetëvendosjes  dhe kundër Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij,  duhet pa vonesë ta reformojnë prokurorinë, hetuesinë dhe gjyqësinë në Kosovë, për t’i vënë para ligjit dhe prapa grilave të gjithë  udhëheqësit  mafiozë për të cilët ekzistojnë fakte dhe dëshmi të shumta.

Populli e ka thënien e vet  filozofike  dhe  domethënëse të nxjerrë nga jeta, e cila  thotë se , “Gjarpëri duhet të shtypet mirë në kokë për të mos u ngritur  më”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat