Odisejada në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

Opinione

Odisejada në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

Nga: Ali Kelmendi Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 16:35
Ali Kelmendi

Po e filloj titullin me Odisejada e cila me kujton një tregim të antikuitetit, kur heroi pellazg Odiseu së bashku me Akilin e shokët tjerë ulen të pushojnë pranë një shkëmbi dhe në ndërkohë shofin një shqiponjë duke e ndjekur pëllumbin për ta zënë, por ai me shpejtësi futët në një plasë të shkëmbit ku edhe fshihet. Shqiponja kryeneqe dhe kokëfortë nuk heqë dorë, por e pret deri sa të del pëllumbi andej ku ishte fshehur, por fatkeqësisht me në fund kur del rrëmbet nga shqiponja dhe zhdukët në qiellin e hapur.

Atëherë Odiseu thirri « dëgjoni o miqtë e mi, që tani kam idenë që ne ta ndërtojmë një kalë të madh dhe me dhoma përbrenda, në të cili do të fshihën fisnikët pellazgë dhe të cilin do ta fusim benda kështjellës» Pasi e ndërtojnë e afrojnë pranë dyerëve të kështjellës së mbretit pellazg Priamit, babait të Hektorit, Paridhit dhe Kasandrës, ushtarët e Priamit mahnitën me bukurinë e kalit dhe hapin derën duke e futur kalin brenda kështjelles dhe në ndërkohë mikenasët dalin prej tij duke hapur dyert e kështjellës dhe filluar luftën e organizuar nga Agamemnoni dhe vëllau i tij Melenau, për ta kthyer Helenën e bukur të grabitur nga Paridhi.

Tani po i kthehëm përshkrimit të përjetimit në aeroportin e Prishtinës. Me bashkëshorten mbërrimë aty ndër të parët n`ora shtatë te mëngjesit dhe ishim të parët për ta bërë dorëzimin e valixheve. Pritëm deri në ora tetë kur edhe filloi check-ingu. Por, sa filloi na erdhi një plak duke na shtyer me valixhe dhe me dy shtaga /paterica ne dorë. Përshkak të respektit i dhamë përparësi dhe pasi kreu punë u largua. E pamë së shtagat ia dha gruas së tij pasiqë ajo ishte invalidja dhe shtagat i takonin asaj. Të gjithëve na mashtroi. Nejse...

Kur vajtëm për të kryer kontrollimin e gjësendeve të skaneri, si zakonisht duhej zhveshur palltot, jaknet me të gjitha gjësendet e metalta, me shprazjen e xhepave, parave të metalta, çantat me telefona dhe IPad-a, rrypin, këpucet dhe në rend duke kaluar nëpër kontollin e skaner-it.

Me të hyrë vetë në skaner alarmoi i njejti së kam diç në trup. U thash së kam gjysmë proteza në gjunjë. Atëherë, një zonjë me tha «dathi pra këpucët». «Mirë», i thashë «por protezat nuk i kam në këpucë por në gjunjë!» E thirri kolegun të me kontrollojë trupin me skanër dore. Ai mu drejtua, «futu në kabinë». Pasi hyra me tha «hapi këmbet dhe ngriti duart.» Kur preku gjunjët skaneri alarmoi. Me tha «ktheje shpinën, hapi këmbet dhe ngriti duart» dhe herë me duar, herë me skaner me prekte krejt trupin. Sa qe me shkoi mendja se mos është ky farë soj «dylberi»! Pasi shpëtova dhe dola prej kabine shkova t`i marrë gjësendet e mia nga shiriti pasi që ishte bërë skanimi i tyre. Mora rrypin e i lidha pantallonat, pastaj jaknën, çantën dhe mora telefonin dhe Ipad-in, mirëpo ju drejtova gruas sime se mos e kishte marrur ajo orën time të dorës. Me tha se «jo». Atëherë ftova përsonelin që punonin aty dhe u thashë së me mungon ora e dorës. Më thanë kontrolloi mirë xhepat, çantën dhe rrobat. I kontrollova por s`kishte orë. Me thanë që prap t`i heq rrobat dhe të gjitha t`i fus prap në skaner. Mirëpo, skaneri nuke e gjeti oren time.

I hidhëruar e dëshpëruar me një zë bukur të lartë kryeneqësie si shqiponja u thash ose ma gjeni dhe ktheni orën ose fare nuk do të fluturoj, por do t`i ndjek procedurat ligjore. Rreth meje u grumbulluan shumë njerëz bashkëudhtarë.

Zyrtarët mu drejtuan prapë se kanë kamerat e sigurisë dhe do të kontrollojnë për orën time. Më ftuan të shkoj sëbashku me policë, sigurisht pë t`i parë edhe unë kamerat.

Para se të niseshim të kamerat, në ishim larguar 5-6 metra nga vendi i ngjarjes. Në një moment u ktheva nga vendi i ngjarjes, kur po shof në një kuti plastike në të cilën vendosen sendet për kalim nepër skaner dhe po shof një vezullim të diçkaje dhe eca drejtë saj dhe pashë se aty ishte një orë dore. Ishte një distancë prej rreth katër metrash në të majtë nga skaneri larg vendit të punës.

Uaaa, brohorita, shifeni orën time dhe vrapova dhe e kapa me dorë. E shikova mirë dhe konfirmova se ishte ora ime dhe e vura në dorë. Njëherit mbretëroi njëfarë qetësie dhe habie për të gjithë njërëzit e grumbulluar. Befasia, si për mua dhe të tjerët ishte se si erdhi ora aty; Se kush e la dhe si e la atë largë tavolinave të sendeve të dala nga skaneri?!. Jo qe u gëzova unë por edhe të bashkëudhëtarët u vërejtë njëfarë lehtësimi dhe gëzimi. Për mua përsonalisht nuk qonte peshë vlera e orës, por me e befasishme ishte ngjarja që ndodhi dhe si ndodhi të largohet ora nga kutia ku i kisha vendosur gjërat e mia. Shumë i bindur së nuk kishte ndodhur rastësisht por ishte marrur apo me sigurtë se ishte vjedhur dhe futur në gjep nga ndonjë «hajdutë» nga vetë zyrtarët në prezencën e tyre dhe të udhtarëve. Mua personalisht me dhimsej ora pasi qe e kisha kujtim nga vajzat e mia.

Për ta përfunduar Odisejaden ndoshta bëra edhe gabimin tim pasi që nuk kërkova të bëhen hetime nga policia se si u vodh ora dhe si u kthye ajo. Më siguri u kthye pasi që u alarmua dhe të gjithë morren vesh për hymbjen e orës. Edhe hajni kur degjoj së policia do tì kontrollojë kamerat, me siguri u frikësua së do të zbulohej dhe vetëm ai e di se si fshehtas e ktheu orën në një kuti tjetër largë sendeve të kontrolluara.

Megjithë veprimin tim që mora orën, detyrë e obligueshme e policisë është që t`i rishikojë kamerat dhe të gjejë hajnin, që si duket paska pasur përvojë në vjedhjen e sendeve të pasagjerëve. Para hyrjes në aeroplan na u afrua një çift shqiptarë dhe na pyeti se « a e gjetët orën» Po i thamë. «Me tej po na tregon se si para tri javesh i kishte ndodhur që një nipi të tyre, punëtor në Gjermani, i kishte humbur ora e gjashtë mijë ( 6.000,-) eurove në të njejtin vend.»

Pra nese edhe ajo është e vertetë, ateherë nuk ka koment për atë se çka me ndodhi mua!!!

Pas një analize të mëvonshme të shkrimeve të mia nëpër portale të ndryshme dhe të njejtat shkrime të përmbledhura në librat e mi të botuar me titull: «E vërteta për Kufirin e Vjetër Ҫakorr-Hajlë-Zhleb» të botuar në muajin Mars 2018, 600 kopje dhe në librin tjetër të sivjemë « Vështrime Opinione» 2018 – 2020 « haptas e kam luftuar krimin e organizuar të elitave qeveritare dhe të përkrahëseve të tyre të periudhes së qeverisjes 20 vjeqare dhe të këtyre të sodit që vështirë zhdukën nga skena politike.

Sot Qeveria Kurti po i lufton me gjithë forcën qeveritare të të njejtit, por kanë mbetur shumë nga mbëturinat e tyrë në administratë dhe në instanca të ulëta të saj.

Në një emision televiziv të këtyre ditëve, Milaim Zeka deklaroj se «Kazanin e fëlliqur» 20 vjeqar vështirë e ka të pastrojë Kryeministri Albin Kurti, por nese e arrin ta bejë atëherë, do të shkoj dhe do t`i përulem para tij»

Tani po vazhdoj me Odisejaden tjetër time në Zvicër të njëjten ditë, kur pas fluturimit të qetë dhe aterimit të shkelqyer të aeroplanit të SWISS-it, nxorrëm biletat për tu kthyer me tren për Bern.

U ulëm në peron, në sektorin B për të hypur në tren dhe kur arriti treni në nguti mora dy valigjet timën dhe të gruas për të hyrë brenda ne tren. Pasi hymë më ra ndërmend së harrova në banken e pritjes së trenit çantën e dorës plot me gjëra të ndryshme. Biseduam me gruan së çka të bejmë. Treni udhëtonte drejpërdrejtë për Bern pa u ndalur. Pas një gjysme ore na erdhi kontrolluesja e biletave dhe gruaja ju drejtua asaj për ndihmë. Ajo thirri në telefon në SBB-Hekurudhat zviceriane dhe u tregon për vendndodhjen e çantës. Kur arritëm në Bern u lajmëruam prap të Zyra e SBB-së-. Zyrtari prap thirri në telefon, u tregoj emërin dhe mbiemrin tim dhe për fat të mirë mu gjet në çanta ime. Me thanë së duhet të shkojë ta marr përsonalisht. E thirra vajzën time dhe asaj i dërgova per Email kopjen e letërnjoftimit dhe nje autorizim. Pas orarit të punës ai shkoi në aeroport te SBB dhe e morri çantën pa farë problemi.

Shkurtimisht po e bej një krahasim në mes të dy administratave të asaj të aeroportit të Prishtinës dhe atij të Hekurudhave- SBB dhe qytetarëve zviceriane.

Në aeroport të Prishtinës mu vodh ora aty për aty, pothuaj në katër sy, ndërsa në Aeroportin e Zvicrës gjegjesisht tek peroni i hekurudhes, me qëndroj çanta më shumë së gjysmë ore vetëm në bankën me tri ulëse ku çdo minut leviznin udhëtarët aty pranë dhe ndoshta ndonjëri dhe është ulur, dhe askush së mori deri sa shkuanë zyrtarët e SBB-së-Hekurudhave dhe e moren çantën dhe e ruajten deri sa të lajmërohet pronari i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat