Çlirimtari nuk e vjedh atdheun e vet!!!

Opinione

Çlirimtari nuk e vjedh atdheun e vet!!!

Nga: Faton Mehmeti Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 18:05
Faton Mehmeti

Sa herë që është përmendur ndonjë nga ish komandatët e luftës për ndonjë skandal, me kritikat që e kanë përcjell këtë nga njerëz të pavarur dhe me guxim, janë sulmuar nga ata disa të tjerë se gjoja po sulmon çlirimtarët. Askush, pavarësisht meritave që ka, s'ka të drejtë të vjedh vendin e tij, ai që vjedh është hajn. Do të ishte paradoks të mendohet se një njeri mund të jetë edhe çlirimtar edhe hajn, kur ndodh kjo, gjë që nuk përjashtohet, atëherë epiteti i çlirimtarit venitet. Po ashtu venditet dhe vihet në dyshim edhe kontributi i tij, qëllimi i vërtetë i luftës së tij, mes dyshimve: a ka luftuar vërtet për atdhe apo për ta vjedhur atdheun. Është vështirë të besohet se një njeri që ka luftuar “me hallall”, që ka paramenduar edhe vdekjen të mund të jetë hajn. Fatkeqësisht kjo gjë ka ndodhur, nga ata që ditë e natë janë thirru për luftë, për çlirim.

Edhe kur janë zbuluar haptazi për punë të posta janë mundur të fshihen pas luftës, me tone patetike kanë tentuar t’ua shpërlajnë njerëzve trurin, se ne jemi më të mirë ose në rastin tjetër “ne, jemi e keqja më e vogël”, këto stigmatizime nuk pijnë më ujë. Edhe sloganet “Liria ka emër” duke dedikuar atyre që janë në Hagë, për më tepër të atyre që akuzohen për vrasje të shqiptarevë, shto këtu edhe aferat e dalura hapur në Kosovë të tipit “ Pronto”. Këta njerëz që thanë se i kanë dhënë vendit  çdo gjë, si është e mundur që u bën milionerë pas luftës,kur skanë të deklauar asnjë biznes, përveç pagës që marrin nga shteti.

Këto tallje nuk i beson asnjë fëmijë, e lerë më një popull që e ka në gjene të kuptojë kur një politikan gënjen. Populli është shumë i zgjuar, është po ky popull që i ka besuar dr.Rugovës kur të gjithë hudhnin vrerë dhe helm kundër tij, disa nga të cilët e shpallën edhe tradhëtar. Populli asnjëherë nuk gabon, as kur u ka besuar atyre që nën kamuflazhin e lutëtarevë kanë gënjyer, duke u premtuar jetë më të mirë, dinjitet, dhe liri të plotë. Asnjëra nga këto nuk u arrit, vendi pësojë rënie në të gjitha fushat, qytetarët u dëshpëruan dhe mësyen dyert e botës. Janë po këta qytetarët që ndëshkuan klasën e kalbur 21 vjeçare të luftës duke detyruar partitë politike që të bëjnë reforma me figura të reja, të cilat premtojnë.

Nëse gabojnë dhe gënjejnë, do e kenë fatin e paraardhësve të tyre. Qytetarët më nuk mashtrohen, ata janë mashtruar duke besuar se njerëzit që kanë luftuar nuk vjedhin, e kuptuan se nuk qenka kështu, paska edhe të atillë që janë fshehur tërë kohën nga e vërteta. Disa nga ata që e quajnë vetën luftetarë, janë po ata që janë shmangur në të gjitha betejat. Njëri nga ata në çdo ofensivë ankohej se i dhimbste barku, duke ndejtru në banjo sa kryhej ofensiva, kështu bënte çdo herë, është po i njëjti që paslufte u bë ministër.

Po ashtu i njëjti që u ka dhënë dajallarëve tenderët. Ky nuk ka qenë kurrë çlirimtar, qytetarët e kanë kuptuar, andaj edhe e kanë ndëshkuar si mos më keq në zgjedhjet e 14 shkurtit. Fatkeqësisht, ka akoma njerëz që u besojnë këtyre mashtruesve, fatmirësisht janë të paktë, pasi shumica më e madhe e kanë kuptuar kush janë, koha e tyre ka praruar në mënyrën më të keqe të mundshme, me ndëshkim qytetar në mënyrë plebishitare. Ai që lufton për vendin e tij, ai që është vërtetë çlirimtar kurrë nuk  e vjedh vendin, ai që vjedh nuk është kurrë çlirimtar, është hajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat