Shkollohuni pastaj merruni me politikë!

Opinione

Shkollohuni pastaj merruni me politikë!

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 21:56
Autori

Politika është shndërruar në biznes të shpejtë nga ku njerëz krejtësisht anonim, brenda natës bëhën të famshëm, të pasur, shëndrrohën në VIP. Politika ka prodhuar këtë mendësi të mbrapshtë, nga ku të rinjtë nuk kanë synim të emancipohen, shkollohen, të ngritën në karrierë. Faktikisht ngritjen në karrierë e bëjnë përmes politikës, totalisht e mbrapshtë nga vendet perëndimore.

Zakonisht në perëndim merren me politikë njerëz që kanë një karierë politike. Për të ardhrur direkt në një pozitë në politikë duhet të lexosh dy apo tri faqe me punët që ka kryer me herët, shkollimin, ngritjen në karrierë, teksa në punën e parë që e bën është deputet. Kemi pasur kryeministër, zv.kryeministër, deputetë e ministra, të cilët kanë kryer fakultetin pasi kanë marrë pozita shtetërore.

Paramendo, një kryministër diplomon tek profesori që është pjesë e partisë së tij, shefi merr diplomën nga vartësi i tij. Krejt mbrapshtë shkon tek ne, kjo politikë e mbrapshtë ka prodhuar situatë krejt anormale, fatkeqësisht të shëndrruar në normale dhe të pranuar edhe nga shoqëria. Është trishtuese të shohësh të rinjtë, 19-20 vjeç, në moshën më të mirë të tyre të mos merren me shkollim, ngritje në karrierë, politikën e shohin si mundësi të vetme përmes të cilës i arrijnë të gjitha më lehtë, më shpejt.

Dëmi është i madh për qytetarët, të cilët gjoja se i përfaqësojnë, janë po ata që pësojnë nga kjo “ ushtri’ e tërë e përgatiur për tu bërë të pasur, të famshëm e për ironi, të konsideruar nga shoqëria edhe “akademikë”. Njerëz të tillë kanë degraduar këtë shoqëri aq sa s`ka ku vete më keq, ata janë pasuruar, qytetarët janë ata që janë dëmtuar më së shumti.

Një politikë që prodhon analfabetë, fati i nj populli bie në duart e tyre, janë dëshmi më e qartë e dështimit dhe degradimit të shtetit për këto 21 vjet pas lufte. Fatkeqësisht, kjo dukuri vazhdon të përhapet me të madhe. Në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti, kanë konkurruar vajza dhe djemë të rinj, akoma në shkollë të mesme, pjesa më e madhe e tyre akoma pa ide për të ardhën e tyre. Disa nga ata janë bërë deputet me ndihëm e babait, të farefisit, të mundësisë së tyre ekonomike për dreka e darka. Ata do të jenë njerëz që gjoja do përfaqësojnë interesat e qytetarëve, të atyre që presin akoma ujë dhe kanalizime të rregullohen.

A ka më turp për një shtet dhe shoqëri që akoma 21 vjet pas lufte ka prioritet ujin e pijshëm, vetëm një shoqëri si kjo e jona pranon një gjendje të tillë, akoma duartroket dikë që premton ujë dhe kanalizime, mjerim për një shoqëri me nivel të tillë të dijes. Që nga paslufta politika është nisur mbrapshtë, ka prodhuar vetbesim tek analfabetët, ata për një jetë më të mirë, ata treguan veten e tyre, ata bënë ata që iu interesonte atyre për interesat e tyre përsonale. Edhe sot, fatkeqësisht po vazhdon e njejta gjë.

Shqetësuese është orientimi i shoqërisë, i të rinjve, të cilët nuk e shohin politikën si një mundësi për t’i shërbyer popullit, këtë mundësi e shohin vetëm për veten e tyre, interes puro personal. Të shohësh vajza të reja 19 vjeçare duke u marr me politikë, duke qenë deputetë në një kuvend komunal, kur ajo s`ka orientim as për jetën e saj, është tmerruese dhe treguese se kjo shoqëri spo shkon drejt hapave të duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat