Vrasja e Xhemës, atentat ndaj lirisë së Kosovës!

Opinione

Vrasja e Xhemës, atentat ndaj lirisë së Kosovës!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 23 nëntor 2021 Në ora: 21:17
Xhemail Mustafa

21 vite nga vrasja mizore e Xhemail Mustafës, nga vrasja e intelektualit të shquar, politikanit të guximshëm, atdhetarit të spikatur dhe luftëtarit të paepur të kauzës së lirisë, e cila u goditë rënd me atentatin ndaj Tij dhe kryeveprës së Tij sublime :  Lirisë së Dardanisë Antike-Kosovës !

- U vra nga dora gjakatare, lajmëtari i lirisë, bilbili i Kosovës së lirë, zëdhënësi dhe këshilltari politik i presidentit historik Rugova, u vra gazetari sypatrembur, penda e mprehtë e liberatorit unik e fisnik, e cila fliste gjuhën e kombit, gjuhën e atdheut, gjuhën e lirisë të cilën mëtonte, tok me popullin martir të Dardanisë  së vjetër n'Gadishullin Ilirik.

- Xhemail Mustafa, ndër prijetarët dhe themeluesit e LDK-së, përkatësisht, Lëvizjes  Nacionale të Kosovës së fundviteve të 80-ta, dhe ndër t'parat e Europes Lindore, e cila e flaki komunizmin, kundërshtoj dhe e luftoj robërinë shekullore me pendë e pushkë, deri n'çlirimin definitiv të atdheut me 12 qershor 1999 !

Xhemail Mustafa, ky burrë i fjalës së urtë dhe i mendimit të mprehtë & e të thellë, bashkë me presidentin Rugova, akademik Aganin dhe shumë burra e gra të spikatura të Dardanisë së vjetër, i dolën zot kauzës kombëtare për liri dhe gjakuan e mishëruan idealet e brezave me  projektin nacional për Liri e Pavarësi, frytet e së parës, Xhema i preku, por u ndalua t'i shijoj nga falangat shqipfolëse të krimit makabër, fatkeqësisht !

Por, kush e vrau Xhemën, rrezen e lirisë?

Dorëvrasit katil e qyqarë, mund t'mos kishin mend as tru, por kishin forcën e mallkuar duke ngre gishtin e krimit, kundër Xhemws dhe lirisë së Kosovës !

Vrasësit e Xhemës, tani pas 21 viteve nga dita e krimit, mund të mos jenë as n'jetë, mund të jenë të zhdukur pa gjurmë, sikurse, mund të jenë edhe "heronjtë" dhe t'kenë përmendore diku në Kosovë, ngase ata kanë krye punën e tyre "atdhetare", kanë marrë kompenzimin e premtuar, por nuk kanë qenë të vetëdijshëm se edhe ata duhet të ikin nga kjo botë për faktin se urdhërdhënësit e tyre duhet t'i gëzojnë favoret e lirisë e cila ka emrin e Xhemail Mustafës, dëshmoreve të lirisë dhe sakrificës së brezave !

Pse u vra Xhema, ku janë urdhërdhënësit qyqarë?

Xhema u vra, ngase ishte krah i djathtë i presidentit Rugova, u vra për t'a dobësuar Rugovën duke i'a vra krahët e Lëvizjes për Pavarësi !

Pas atentatit ndaj Kolonel Ahmet Krasniqi gjatë luftës, tanimë në liri, falangat e krimit dhe recidiv të armikut shekullor, kishin hapur

 kurbën dhe pistën e krimit në njerëz të dijes, intelektit dhe guximit veprues politik, ku ndër t'paret ishin ma të afërmit e presidentit sikurse ishte Xhemail Mustafa.

Rrëmbimi i pushtetit me çdo çmim, kauzë kapitale dhe kruciale kupolës së krimit!

Vrasjet, rrëmbimet, keqtrajtimet, frikësimet dhe shantazhet e organizatës kriminale dhe anti-shqiptare, ishin metoda dhe logjikë veprimi deri sa morën pushtetin, uzurpuan pasurinë nacionale dhe vuan në zap, pushtet e ndara me Kushtetutë në shtetin e kapur të Kosovës !

Kupola e krimit antikombëtar dhe urdhërdhënësit e vrasjes së Xhemës, dhe e mbi 100 burrave  dhe një gruaje heroinë (Sabahate Tolaj), janë në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Kosovës me seli në Hagë, e njohur si Gjykata Speciale.

Ata të cilët urdhëruan vrasjet e bashkëpunëtorëve të presidentit Rugova, dhe të Xhemail Mustafes, dhe të cilët kanë zhduk provat edhe dëshmitarët, me gjasë edhe autorët e krimeve, tani kanë mundësinë faktike që të dëshmojnë para Drejtësisë dhe qytetarëve të Kosovës, arsyeshmërinë dhe nevojën e kryerjes së krimeve mbi atdheun dhe veprimtarët e tij.

Zbardhja e vrasjes së Xhemës, dhe jo vetëm, si dhe dënimi i merituar nga Gjykata Speciale, do të jetë një nga ngjarjet më me peshë në historinë  e re të Kosovës, me ç'rast, përfundimisht do të ndahet shapi prej sheqerit, pra do dihet kush janë ata të cilët i'a vranë bijtë ma t'mirë të Dardanisë Antike-Kosovës !

Dimensioni i lirisë së Kosovës dhe i shqiptarëve, do të ishte i zymtë dhe gati i pamundur pa kontributin e Xhemail Mustafes dhe bashkëveprimtarëve të Tij, zaten, zbardhja dhe dënimi i autorëve të krimit, do të jetë satisfaksion për familjet e tyre dhe gjithë Kosovës, dhe mbi të gjitha, trupi i Xhemës dhe tjerëve, tek atëherë do prehën të qetë në Atdheun e larë në gjak nga armiku shekullor dhe shërbëtorët e tyre-shqipfolës.

Lavdi veprës jetësore të Xhemail Mustafës, n ‘shërbim dhe n'dobi të kauzës nacionale ; për liri dhe pavarësi të Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu i ëmbël i Dardanisë Antike-Kosovës, për të cilën, Xhema, punoj, veproj dhe u përjetësua!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat