Oligarkëve politikë të gjitha ngjyrave

Opinione

Oligarkëve politikë të gjitha ngjyrave

Nga: Adem Bytyqi Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 10:41
Adem Bytyqi

Ata që mendojnë se Kosova është shtet sot për nesër dhe ngasin të përfitojnë sa më shumë padrejtësisht nga ky shtet, e kanë gabim dhe lirisht mund të radhitën në radhën e tradhtarëve të atdheut, sepse Kosova është shtet përgjithmonë dhe i të gjithë qytetarëve pa dallim e jo i vetëm një shtrese oligarkësh dhe profiterëve të luftës.

Të tillët, qytetarët i zhvatin për çdo ditë, në emër të mirëqenies së qytetarëve i trashin pasuritë e tyre të paligjshme, madje nëse i akuzon për zhvatje dhe sjellje tjera deviante , t'i turrin prokuroritë dhe gjykatat për të ndëshkuar për shpifje, ndonëse me të drejtë mund të dyshohet se këto Instrumente të drejtësisë i kanë në duart e tyre për t'i mbrojtur hajnitë dhe pasuritë e vjedhura nga populli.

Madje, madje në qoftë se nuk zbatohet Vettingu në sistemin e drejtësisë, hovi i oligarkëve politik në pasurimin e paligjshëm të tyre nga djersa e qytetarëve nuk do të ndalet dhe shpresa e qytetarëve për një jetë më të mirë do të fundoset edhe më shumë dita ditës...

Keni parasysh oligarkët politikë nga radhët e ca subjekteve politike, për të krijuar mjegull për të mos u hetuar pasuritë e tyre të dyshimta, i akuzojnë kundërshtarët politikë të tyre për terrorizëm padrejtësisht ...pra është e tmerrshme deri ku ka arritur vetëdija anti kombëtare e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ta rrëmbyer pushtetin me çdo kusht edhe atëherë kur nuk e meritojnë absolutisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat