Ismail Qemali atdhetari-1912, Edi Rama tradhtari-2021

Opinione

Ismail Qemali atdhetari-1912, Edi Rama tradhtari-2021

Nga: Rexhep Torte Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 17:47
Rexhep Torte

Sa me krenari, respekt dhe dashuri e përkujtojmë Ismail Qemalin për kauzën e tij kombëtare shqiptare, dhe sa me neveri do të përkujtohet Edi Rama tradhtari ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe ndaj mbarë kombit shqiptar.

28 Nëntori - Festa e Flamurit është dita më e ndritur e kombit shqiptar, dita kur më 28 nëntor 1912 pas gjenocideve nga më të përgjakshmet shekullore anti shqiptare dhe okupimeve të trojeve shqiptare, Shqipëria u pagëzua dhe u njoh botërisht shtet i pavarur dhe sovran.

Kombi shqiptar është kombi më fisnik, më bujar dhe më paqedashës në Evropë dhe botë, sepse në historinë e kombit shqiptar nuk mund të gjesh asnjë fakt apo dëshmi që shqiptarët të kenë okupuar qoftë edhe një pëllëmb toke të huaj.

Kjo është ana e ndritur e medaljes, ndërsa ana tjetër e kësaj medaljeje, është ana e kobshme dhe tragjike e kombit shqiptar, sepse në këtë datë historike më shumë se gjysma e trojeve dhe e kombit shqiptar mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë amë.

Kjo si pasojë e tradhtive dhe pazareve hileqare të fuqive të mëdha vendosëse të shprehura në Kongresin e Berlinit 1878, në koferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e paqes në Paris 1920.

Si pasojë e kësaj padrejtësie Shqipëria amë sot e ka pamjen e një molle të kafshuar nga fqinjët nga të gjitha anët, ndërsa fqinjët e Shqipërisë me gllabërimin e trojeve shqiptare kanë marrë pamjen e një ushunjëze të fryrë me gjakun dhe trojet shqiptare.

Dëshiroj që me këtë rast t’i vë në një dioptri dhe peshojë kombëtare shqiptare Ismail Qemalin në vitin 1912, para më shumë se një shekulli, dhe Edi Ramën e vitit 2021, më shumë se një shekull pas.

Rezultati i kësaj diotrie dhe peshoje, e tregon moralin, karakterin, trimërinë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm sakrifikues të Ismail Qemalit në dobi të kombit shqiptar edhe në ato kushte tejet të vështira ekzistuese para më shumë se një shekull, krahasuar me moralin, karakterin dhe qyqarllëkun e dobët prej tradhtari të Edi Ramës, në vitin 2021, kur është duke i tradhtuar maksimalisht Shqipërinë tashmë të pavarur e sovrane, Kosovën e pavarur e sovrane dhe tërë kombin shqiptar.

Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë qëndrimet e tij kundër Shqipërisë i dëshmoi me indiferentizmin e tij lidhur me çështjen e popullatës Çame, të cilën Greqia e dëboi me gjenocidin grek ndaj kësaj popullate shqiptare në Greqi. Kjo popullatë Çame në asnjë mënyrë nuk guxon as t’i vizitojë varrezat e të parëve Çamë, e as t’i kërkojë pronat Çame që kanë mbetur në Greqi.

Edi Rama përkundër kesaj padrejtësie kombëtare e njerëzore, Greqisë ia fali 12 milje të detit shqiptar, sikur këtë det t’ia kishte lënë trashigimi babai i tij.

Edi Rama qëndrimin e tij idiotesk anti Sqhipoëri, anti Kosonë dhe anti mbarë shqiptar, e dëshmoi edhe me idenë e tij për “Ballkanin e Hapur”, qëllimi i të cilit është ta fuqizojë Serbinë kriminale për tu bërë perandori e Ballkanit në dëm të Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve.

Ekspertë të ekonomisë tregojnë se Shqipëria eksporton në Serbi pesë herë më pak mallra se sa që Serbia eksporton në Shqipëri.

Ekspertët e ekonomisë tregojnë se Shqipëria eksporton në Maqedoninë e Veriut tri herë më pak mallra se sa që Maqedonia e Veriut eksporton në Shqipëri.

Ekspertërt e ekonomisë tregojnë se Shqipëria nuk ka aspak nevojë për “Ballkanin e Hapur” sepse bregdeti shqiptar ia ka hapur Shqipërisë dyert në drejtim të tërë botës.

Interes për të dalë në Detin Adriatik kanë vetëm Serbia kriminale, e cila tashmë më shumë se një shekull ka kryer gjenocide shfarrosëse ndaj shqiptarëve autoktonë.

Edi Rama, me qëndrimin e tij pro Serbisë kriminale ia ktheu shpinën edhe Kosovës, duke mos menduar fare që Serbia kriminale në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal në Kosovë, duke vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënë. Dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë motra tona të pafajshme shqiptare. Rrëmbeu në Kosovë 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cileve ende nuk është zbardhur. E beri shkrumb e hi Kosovën dhe dtyroi më shumë se 1 milion shqiptare që të marrin rrugën e eksodit.

Edi Rama tradhtari së bashku Hashim Thaçin, Vlora Çitakun, Aleksandër Vuçiqin dhe Matheë Palmer-in përgatiten planin djallëzor për ndarjen e Kosovës.

Edi Rama, tradhtinë anti shqiptare e dëshmoi edhe gjatë Festivalit të Birrës në Korçë kësaj vere, kur përkundër apeleve dhe kundërshtive të miliona shqiptarëve, ai e çoi në vend tradhtinë tij, duke e lënë mënjëanë këngëtaren shqiptare më famë botërore Rita Ora, e duke e ftuar dhe lejuar që në këtë festival të merr pjesë Goran Bregoviqin, këtë këngëtar nacionalist shovinist anti shqiptar çetnik serb.

Aleksandër Vuçiq krimineli, e demaskoi tërësisht Edi Ramën, me letrën urimi me rastin e inagurimi të Qeverisë “Rama 3”, dërguar më datë 17 shtator 2021, ku shkruan se, “ Ju mua më quani vëllaçko, të njejtën ndjenjë e kam edhe unë për Ju. Miqësia dhe idetë mes popujve tanë kanë lindur qysh në prag të Luftës së Dytë Botërore, kur dy njerëzit tanë të çmuar Milladin Popoviq dhe Dushan Mugosha themeluan PKSH për ta luftuar armikun tonë të përbashkët Gjermaninë. Ne kemi ndihmuar me të gjitha mjetet çlirimin e Shqipërisë. Ne të dy kemi fatin të ndodhemi në pushtet në të njejtën kohë në vendet tona mike. Kemi të njëjtin rol historik për bashkimin, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe prosperitetin tonë përmes “Ballkanit të Hapur”. Ndaj kënaqësinë që ju me të gjitha forcat iu kundërvutë forcave të errëta fashiste shqiptare që përpiqeshin ta pengonin paraqitjen e Goran Bregoviqit në Korçë. Sidomos sot më bëri përshtypje paraqitja e juaj e qartë kundër ideve të provincës sonë Kosovës, të cilët po i kundërvihen me arrogancë projektit tonë “Ballkani i Hapur”. Nëse do ta pengojnë , do ta ngre hekurudhën nëpër Malin e Zi drejt Shqipërisë. Do të bëj gjithçka të që depërtoj drejt Shqipërisë. Miku im i shtrenjtë, askush nuk mund tu kunërvihet planeve tona. Unë e mbajta fjalën që u dhashë në Shkup, dhe drejt Shqipërisë nisa mijëra nga Serbia.

Unë i luta dhe i këshillova që të blejnë banesa në Shqipëri, të themelojnë bashkësi serbe, të themelojnë kishën serbë, të hapin shkolla në gjuhën serbë dhe kështu do t’i vëllazërojmë popujt tanë.

Ashtu siç është e mbushur Serbia me shqiptarë, jam i mendimit se ashtu e dëshironi edhe ju Shqipërinë plot me serbë”, thuhet në fund të kësaj letre.

O Edi Rama tradhtari e tru tharri, ç’farë mashtrimi po të bënë vëllaçka Vuçiq, se Serbia paska ndihmuar për tu çliruar Shqipëria, kur dihet se Serbia e tradhtoi edhe Marrëveshjen e Bujanit, që pas çlirimit Kosova duhej t’i bashkohet Shqipërisë. Çfarë mashtrimi po të bën vëllaçka Vuçiq, kur dihet Serbia e kreu masakrën e Tivarit duke i mashtruar e vrarë mijëra shqiptarë të rinj që i mashtroi, i çarmatosi dhe i vrau mizorisht. Ç’farë mashtrimi po të bënë vëllaçka Vuçiq, kur kërkon që serbët të blejnë në Shqipëri banesa, të themelojnë shoqërinë serbe, të ndërtojnë kisha dhe të hapin shkolla serbe në Shqipëri, që do të thotë mashtrim dhe okupim të Shqipërisë nga serbët. Çfarë mashtrimi të bënë vëllaçka Vuçiq, kur të thotë se ashtu siç është e mbushur Serbia me shqiptarë, se ashtu edhe ju dashkeni që Shqipëria të jetë e mbushur me serbë. Edhe zogjtë e malit e dinë se shqiptarët në Kosovë dhe në Luginën e Preshëvës janë autoktonë dhe në trojet etnike shqiptare, ndërsa serbët në Ballkan janë ardhacakë të shekullit të 6-të nga Karpatet e Rusisë ?!

O Edi Rama tradhtari, mos u mashtro, mos u turpëro dhe mos lejo që Krimineli Aleksandër Vuçiq të lozë me ty, sikur me një budalla.

O Edi Rama tradhtari, tradhtia ndaj qumështit të nënës dhe ndaj bukës së atdheut janë kobi më i madh që njeriu ia bën vetes. Po t’i dërgoj t’i lexosh vetëm këto tri fragmente nga gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj trojeve shqiptare, mbase do ta kuptosh sa thellë je futur në tradhtinë kombëtare që po ua bën shqiptarëve.

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” të viteve 1912/13.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Image
Gjenocidi serb i viteve 1912/13

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Freundlich “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka, me banim në SHBA-të.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Ëien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Image

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8-9).

Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan:

“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

(Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

O Edi Rama tradhtari, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë ndër shekuj e kanë patur egërsinë e njejtë, po t’i prezentoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Sheradin Berisha, në ËEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private, në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryersit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria, as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

O Edi Rama tradhtari, vënia gishtin kokës e kthjellohu, se kur do të vijnë mendtë, dije se të kanë ikur dhentë, dhe se do t’i paguash një për një të gjitha tradhtitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat