Deklaratë lidhur me zhvillimet në Forcë

Opinione

Deklaratë lidhur me zhvillimet në Forcë

Nga: Hisen Berisha Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:44
Hisen Berisha

Deri sot jo stabiliteti i qeverive të Republikës së Kosovës nuk është reflektuar në ndryshimin e kreut ushtarak, sot u njoftuam se komandanti i FSK ka dhënë dorëheqje dhe është emëruar Bashkim Jashari. 

Në gjykimin tim dhe nga ajo se si nisi ndërrimi i komandantit shpresoj që kjo ta qojë përpara zhvillimin dhe përparimin e FSK! 

Në rast se këto ndryshime ndalin ose ndryshojnë karakterin e FSK-së, kam frikë se situatë e krizës së thellë e pret Republikën e Kosovës! 

Me gjithë respektin për personalitetin e Bashkim Jasharit  duke e njohur punën e tij si Inspektor i përgjithshëm i forcës, unë kisha me i thënë presidentes së Kosovës, si komandante supreme se kalimi i FSK nga ushtri profesionale në ushtri popullore është përgjegjësi, që mund ta rrënoj personalitetin politik të Vjosa Osmanit dhe minoj projektin për FAK! 

Le t'i urojmë mirëseardhje komandant Bashkimit e qoftë ora e mbarë për Republikën e Kosovës emërimi i sotëm!

Faleminderit Gjeneral Rrahman Rama për shërbimin ndaj atdheut dhe punën me përkushtim në krye të armës së ushtrisë së Kosovës.

Është koha e fundit të shpëtohet Forca nga pengesat për ngritje në nivelin e standardeve të shërbimit, të cilat nuk mund të ulen në nivelin tonë, por duhet Ne të ngritemi në nivelin e kërkuar, si dhe sfidimi nga avancimi teknologjik si në ushtritë moderne dhe NATO, çfarë synojmë të jemi dhe Ne. 

Kujdesi më senistitiv duhet të tregohet  me gradat e oficerëve të lartë dhe madhor.

Ushtarakët që ruajtën për kaq vite bërthamën e ushtrisë, duhen trajtuar me dinjitet.

Arritjet në Forcë janë meritë e ushtarakëve që punojnë për Forcën!  Krenarë duhet të ndjehemi të gjithë pa dallim. 

Prandaj pres që nga niveli i ministrit dhe i ish komandantit të sqarohet si proces normal puna me rrotacion që ndodhë në Forca, që kjo të mos vëj dritëhije hamendjesh mbi imazhin e forcës si komponentë kyçe e zbatimit të Strategjisë së Mbrojtjes dhe ndërtimit të sistemit të mbrojtjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat