Kush po helmon popullin e vet?

Opinione

Kush po helmon popullin e vet?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Ky degradim, kjo përçarje ka zënë rrënjë në këtë truall dhe nuk është kah ndalet. Flasin për shtet, flasin për të ardhmen, por me një urrejtje të tmerrshme ndaj njerëz të këtij trualli! Hendek në vazhdimësi, ndasi e pranishme që buron nga “kuzhina e politikës naive e primitive”! Këta të “politikës partiake”i kanw nda edhe të vdekurit, përderisa kjo damkë e tyre nuk gjykohet një ditë! Po si ka mundësi të vazhdoj ky infektim e pastaj të kapërdihet kjo e pështirë edhe te rinia?

Ky helm, kjo ndasi kjo sëmundje e trishtë po vazhdon. Të ndalemi te figurat e madhërishme të kohës, te njerëzit më të devotshëm, ata që u flijuan, vepruan e punuan për këtë vend. Sakrifica e tyre kombëtare përherë po matet me peshojën e vitit që jemi. Veprimet e tyre në kohë dhe hapësirë nuk po gjejnë vend! Gjykim se jo mahi!!

Urrejtja për ish presidentin Ibrahim Rugova, urrejtja për ikonën e ndërgjegjes kombëtare Adem Demaçi është çelësi më i fëlliqtë i të keqes në këtë mes! Ky kryqëzim i djallit po dëmton të ardhmen e ndritshme për vendin! Kjo ndasi po kundërmon helm mbi fitoren e çlirimin e vendit! Kjo është çmenduria matrapazë e politikës për pushtet.

Lufta po vazhdon edhe për të madhërishmin e shqipes, Adem Jasharin dhe për të gjithë të tjerët që luftuan për këtë vend! Dëshmorë, patriot e veprimtar, po përdoren për tregti personale, nga kjo është kastë turpshme! Pronësia e tyre diskutohet sikur për ato arat babait! Të mbrohen figurat kombëtare shqiptare nga keqpërdorimet e sojit miopë e përçarës!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat