Drejtësia në duart e familjes Thaçi

Opinione

Drejtësia në duart e familjes Thaçi

Nga: Faton Mehmeti Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 21:23
Autori

Gani Thaçi, vetëm pse është vëllai i Hashimit, ka arritur të ketë ndikim të madh. Po ashtu, Ganiu ka zhavtur shtetin e Kosovës sa ishte pjesë e Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Më 20 qershor të vitit 2019, në një ditë të bukur vere, Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, me anë të një vendimi miraton kërkesën e Koordinatorit të Përgjithshëm për Planifikime Strategjike të asaj kohe, Gani Thaçi për pensionim të parakohshëm brenda 6 muajve, pas pensionimit, mori mbi 176 mijë euro nga BKS.

Ganiu, edhe pas largimit nga Byroja nuk la pa avancuar njerëzit e tij, farefisin që kishte. Ish këshilltarja e tij, Laura Hoti, e cila fillimisht ishte këshilltare e Ganiut, pastaj u avansua drejtoreshë e departamentit juridik nga viti 2016 deri në vitin 2020. Në vitin 2017, ajo iu bashkua PDK-së, ku nga ata u cilësua si nder: “Isha i nderuar që prita sot në radhët tona, Laura Hotin, një profesioniste e vërtetë e fushës juridike.

E arsimuar dhe me studime postdiplomike në shkencat e së drejtës, ligjëruese, hulumtuese dhe menaxhere e suksesshme, Laura i jep fuqi edhe më të madhe kauzës tonë legjitime për një shtet të drejtë dhe për institucione që diktohen nga profesionalizmi. Bashkë me Laurën dhe me profesionistë të tjerë që për çdo ditë po i bashkëngjiten vizionit të PDK-së, do ta zhvillojmë e zbatojmë deri në fund platformën tonë politike për Kosovën që duam. Ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”, ka shkruar ndër të tjera Abelard Tahiri, që e priti Laurën. Kjo e fundit ia ka mësyer që të bëhet prokurore. Shtrohet pyetja, cila është fuqia e Gani Thacit edhe në drejtësi.

S`do shumë mend, Ganiu është vëllai i Hashimit, që e kanë në dorë drejtësinë. Një përson tjetër që është avansuar në sistemin e drejtëisisë është edhe D.P, i avancuar në prokuror special, shok i ngushtë i djalit të Gani Thaçit.Fuqia e familjës Thaçi është shumë e madhe, ajo vazhdon të mbajë të mbërthyer sistemin e drejtësisë, një system i kalbur nga koka deri tek këmbët. Parashtrohet pyetja : Si është e mendur që njerëz krejt të lidhur me Ganiun, respektivisht me fmailjen Thaçi bëhën pjesë e drejtësisë ?!.

Familja Thaçi, repsektivisht njerëzit lidhur me këtë fmailje, qoftë shokët e djemve të tyre, janë ngritur në pozita. Fatkeqësisa më e madhe ka të bëjë më drejtësinë, aty ku mund të futen dhe janë futur nejrëz krejtësisht nga ndikimi politik e fmailjar të familjës Thaçi. Ganiu, s`do të kishte kurrë këtë fuqi nëse s`do ishte vëllai i Hashimit, njeriut përgjegjës për degradimin e vendit në të gjitha fushat e saja. Familja Thaçi, konkretisht Ganiu, është njeriu që përflitet për shumë veprime tjera skandaloze, si rrahja brenda zyrave të byrosë.

Është pikërisht Gani Thaçi, njeriu me shumë pushtet ndër vite në BKS, i cili ka udhëhequr politikat e kësaj byroje, e të cilat kanë dëmtuar financiarisht diasporën e Kosovës përmes polisës ndërkombëtare të sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës, që njihet si Kartoni i Gjelbër. Të gjitha veprimet e Ganiut ishin në dëm të qytetarëvë si brenda ashtu edhe jashtë, qëllimi i vetëm i tij ishte përfitimi. Tani, Ganiu ndikimin e tij po e shtrin dhe tek drejtësia, aty ku po rekrutohen njerëzit e tij të besuar, të tij dhe të PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat